Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



 Të rejat e këtij viti në programet ushqimore të Edit janë:

1. Nëse nuk ka probleme alergjie, apo nuk tolerojnë ushqime të ndryshme...

2. Gjithmonë me lejen e pediatrit, pas vitit të parë të jetës është e mundur të nderhyjnë këtë muaj në programet ushqimore B&V të gjithë përbërësit ushqimore kryesore.

3. Fëmijët më në fund ulen në tavolinën familjare. Gatimi jo tashmë në miniracione të vogla, por racione familjare.


Fëmija sigurisht kur e ka pranuar ushqimin dhe kur është e mundur, pa e sforcuar ulet më në fund në tavolinën e ngrënies bashkë me të rriturit e tjerë të familjes, edhe sepse kjo risi na kursen goxha kohë të çmuar.

Një muaj ky shumë çlirues edhe për mamat B&V qe nuk bëjnë pis 3 deri 4 tenxhere, por vënë në zjarr vetëm një.

4. Dhëmbët këto muaj dalin njëri pas tjetrit, ndaj me mbushjen e gojës me dhëmbë, mami përshtat ushqimin, duke i propozuar vogëlushit të saj ushqime të grira hollë në fillim, me thikë dhe me kalimin e kohës sa vjen edhe të grira pak më të trasha, që të mësojë procesin e kafshimit te ushqimeve të cilat femija zbavitet ti terheqë me dorë vetë (qoftet) pa e kuar ne prindërit, madje për fëmijët qe nuk kanë oreks, pa u interesuar nëse hanë apo jo, të bëjmë sikur nuk e kemi mendjen se cfarë po bëjnë.

Pjatat e ketij viti preferohen shume nga femijet, sepse kane dendesi kremoze dhe ndihmojne shume ne kalimin mese te veshtire nga supërat tek makaronacinet e ngurtesuar.

Po radhisim me poshte listen e shpenzimeve per ushqimet qe lejohen per grupin e femijeve, qe kane mbushur tashme vitin e pare te jetes:

- BRUMERAT
• Buke
• Biskota edhe per te rritur
• Harapash (polente) me miell gruri
• Harapash (polente) me miell misri
• Oriz
• Spageti
• Makarona orizi
• Couscous (kus kus)
• Makarona format i shkurter
• Pastine makaroncin format i madh.

- PERIMET DHE ZARZAVATET
• Patate
• Kungulleshka
• Karrota
• Kungulli portokalli
• Sallate jeshile
• Selino
• Finok
• Spinaq
• Jeshilleqe fushe (lakra, llapsana, rrenje lulekuqe, etj) te blera ne treg dhe te kontrolluara, te mbledhura nga nena ne rast se i njeh mire barishtet e ngrenshme.
• Domate

- BISHTAJAT
• Thjerza te kuqe, kafe jeshile, te verdha...
• Fasule
• Pllaqi
• Bizele
• Qiqra
• Azuki etj.



- FRUTAT
• Dardha
• Molla
• Banania
• Kumbull
• Agrume (portokall, mandarina)
• Kiwi
• Kajsi
• Kumbull e fresket
• Rrush
• Fik
• Frutat e kuqe (luleshtrydhe, manaferra, mirtila, lampone)
• Ananas i fresket

- QUMESHTI DHE NENPRODUKTET
• Qumesht i gjirit
• Qumesht i vazhdimit
• Qumesht centrali lope ne kuti
• Grana
• Parmigian
• Djathe i grire kackavall pa kripe
• Gjize e fresket
• Krem djathi tip crescenza
• Djathe dhie krem
• Djathe bebe
• Djathra te fresket
• Kos shtepie
• Kos me fruta
• kos me biskota etj
- Djathe (lope, fontine, kreshence, etj)

- MISHRAT DHE VEZET
• mish Pule
• Leng mishi (pule)
• mish Vici
• Leng mishi (vici)
• mish Gjeldeti i fresket
• leng mishi (Gjeldeti i fresket)
• mish Lepuri i fresket
• leng mishi (lepuri)
• mish Derri
• leng mishi (derri)
• mish Kali
• leng mishi (kali)
• mish qengji
• leng mishi (qingji)
• Proshute koto
• Proshute krudo
- Vezë e plotë

- PESHK PA YNDYRE
• Trofte deti
• Gjuheze
• Levrek etj pervec frutave te detit, peshkut shpate dhe sardeleve.

- PESHK ME YNDYRE
• Merluc
• Krap deti etj.

VAJRAT DHE YNDYRNAT
• Vaj ulliri ekstravirgjer
• Vaj soje

- UJI DHE CAJRAT
• uji natyral oligomineral
• ose uje cezme i zjere,
• ose cajrat e posacem:
• kamomili
• finoku,
• melisa etj.


0 comments: