Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Ka dy dite goca nuk del jashte te lutem me thuaj si te veproj?
E shoh qe shtrengohet dhe ka gazra.
Te lutem me kthe nje pergjigje tani.
Eshte 1 muajshe.
E ushqej me qumesht gjiri.
Ndonjehere i jap dhe shtese Aptamil.
Faleminderit!


1 comments:

Bebevogelushe said...

Cilat jane metodat natyrale per te lehtesuar zenien kaps?


Nena qe ushqen me gji, per te ndihmuar te voglin e saj duhet te integroje dieten e saj me sa me shume fruta, perime, fibra dhe te pije sa me shume lengje, ndersa per te porsalindurin qe ushqehet artificialisht pediatri keshillon te konsiderojme te nevojshme te nderrojme tipin e qumeshtit formule, ose tipin e ujit me te cilin pergatisim biberonin.

Mund ti japim bebes latuloz, ne shurup o bustine;

kjo ndihmon ne jashteqitjen e feceve me te buta (por ka dhe anen negative qe te keqesoje kolikat, ajri ne bark, gazrat).

Kur femija nuk jashteqit dot sepse keto te fundit jane te thata, te forta ose si kakerdhite e deles (topa te vegjel) duhen zbutur.

Si zbuten?

Ne treg gjejme shumellojshmeri perberjesh qe ndihmojne ne zbutjen e feceve.

Pas perdorimit mbyllet pelena dhe te presim pa ankth te evakuje.

Nuk duhen perdorur absolutisht bishta majdanozi, maja termometri, ose shkopinj pambuku.

Asnje lasativ nga goja, sepse pervecse mund te jene te rrezikshme per aparatin tretes delikat te femijes, mund te provokojne dhimbje dhe bezdisje barku.

Pediatri duhet te jete ai qe te ne mesoje masazhet e barkut qe lehtesojne ajrin ne bark dhe kapsin;

pasi ta kemi sistemuar mire bebin me kurriz dhe te zhveshur, ne nje dhome te ngrohte dhe rehatshme,

mami perdor vaj qetesues per femije, duke bere levizje ne forme rrethi mbi barkun e te voglit te saj.

Pastaj do te levize kembkat si gjate levizjes se bicikletes, i con ato ne gjoks dhe pastaj ti shtrije.

Shpesh keto veprime e lirojne femijen nga kapsi pa qene nevoja per nderhyrje te tjera.

Kapsi zakonisht eshte nje shqetesim qe zgjidhet me fillimin e ushqimeve te ngurta pra me dritherat, frutat, perimet dhe natyrisht lengjet.

Sidoqofte cdo dyshim, pasiguri, apo para cdo nderhyrje jonatyrale apo farnaceutike drejtohuni pediatrit dhe kerkoni keshilla prej tij