Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Në Bebe&Vogëlushë janë kthyer Torbat e Mikpritjes.
Në ditën e parë të lidhjes së kontratës mund të zgjidhni një nga këto torba, ku mund të vendosni veshjet e ndërrimit të fëmijëve tuaj.

Torbat e ndërrimit janë falas. Nëse dëshironi mund të lihet një shumë modeste prej €1 shumë e cila do t'i kalojë kopshteve të fëmijëve në vështirësi, kryesisht për lojëra edukative metodë Montessori.

Këshillojmë prindërit apo kujdestarët, që të veshin fëmijët në mënyrën e poshtëshkruar:

* body ose kanotierë + të mbathura

* t-shirt + bluzë ose golf pambuku /pantallona pambuku

* këpucë të rehatshme ose çorape antirrëshqitje.

Fëmijët duhet të kenë një torbë të vetën, personale, e cila do të vendoset në raftin personal, në banjë, të shënuar me emrin e tyre, që do të mbajë brenda veshjet intime dhe të sipërme.

Bebe&Vogëlushë do të lajë grykëset, çarçafkat, peshqirët në temperatura të larta, ndërsa rrobat e papastra do t'u dorëzohen prindërve.


0 comments: