
Dhe ja ku jemi tek permbledhja se e zgjate shume mami Elda!
S'ta ka ngene njeri kaq shume dy llafe dhe dil ne dere! :-D
Si duhet te beje cucin cuni dhe si duhet ta beje goca?
A ka rregulla per kete?
Po ka rregulla dhe jane me numer perpara keshtu qe pa humbur kohe para se te zgjohet Aida ime le ti veme edhe keto rregulla:
Si ben cucin vogelushja?
Se kuptohet zonjushat perpara! :-D
1- Ul mire deri ne fund , pantallonat apo fundin e breckat e bukura (qe te mos i lagim se jane kaq te pastra) ose me mire ti zgjidh krejt.
2- Ulem rehat para waterit (jo tek anet)
3- Mbeshtes mire kembet tek stoli i vogel dhe nuk i perkund.
4- Rri me kembet te hapura mire.
5- Rri e qete sepse nuk me ndjek njeri prapa dhe e bej te gjithe urinen.
6- Fshihem nga para pas (asnjehere nga pas perpara)
Si e ben cucin vogelushi?
1- E bej ne kembe!
2- Ul mire pantallonat dhe bekat!
3- Zbuloj mire bibilushin!
4- Rri me kembet e hapura mire!
5- Thahem mire dhe e mbuloj me lekure bibilushin!
Per prindushet dy keshilla:
1- Pyesni mesueset ne shkolle nese shkon ne banje ne oraret jashte pushimeve.
2- Shoqerojeni femijen ne banje dhe kontrollojeni.
3- Kontrolloni nese i jane lagur bekat!
(Trajtuar nga liberthi: Vetepermbajtja pediatrike)
0 comments:
Post a Comment