Une e kam shqiptarizuar per humor se ma do mendja trenat vene edhe ne Karbunare por receta origjinale Spageti alla Karbonara :-)
Perberesit:
400g trena (makarona ne forme treni)
200g barkushe ose dhjamushka
1 thelp hudher
3 luge djathe te kripur te grire kackavall
3 luge djathe kackavall pa kripe
4 veze
vaj ulliri
kripe, piper
Perzieni ne nje supiere balte te nxehur me pare ne furre 2 veze te plota dhe dy te verdha te vezeve te mbetura ne temperature ambjenti me djathrat e grire.
Hidhini kremit qe krijohet kripe, dhe piper te bollshem dhe perzjeni derisa te krijohet nje krem homogjen.

Pergatitja e sugos (salces) duhet te fillohet kur makaronat te jene pothuajse gati ne zjerjen e duhur dhe per tu kulluar ne menyre qe te hidhet menjehere nga zjarri tek supiera e baltes.
Prisni dhjamushken ne kubeta dhe skuqeni e kaurdiseni ne tigan me vaj dhe nje thelp hudher.
Hudhra do te eleminohet sapo te marre ngjyre ari.
Bahkojme makaronat e kulluara me salcen dhe me dhjamushkat krokante (kerrcitese) dhe te nxehta.
Sherbehet e nxehte! :-)
Cuni i donte ne versionin shege dhe biskote ne forme buburreci ;-) Vec te haje aman se me vdiq :-)
Gjak dhjame e pare!
0 comments:
Post a Comment