Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Te arrijme te kursejme ne ushqim dhe guzhine? Shume amvisa ashtu si edhe une ndoshta do te behen kurioze, sepse nese eshte e vertete qe mbi gjithcka mund te kursejme , thashe "mundet", ta besh me ushqimin nuk eshte aq e kollajshme dhe rezultatet nuk arrihen aq lehte. Por nese per te kursyer mbi faturat e telefonit apo te energjise elektrike s'kemi shume ne dore ne si shtepiake, ne guzhine mund te bejme me shume sec mund te mendohet.

Mjafton pak durim per ti thene jo ushqimeve te parapergatitura dhe shume gjerave qe jane te lehta per tu blere, por me pak te lehta per tu futur ne rubriken e "kursimit" 
Cfare nuk duhet ti mungoje nje guzhine? 



Cdo guzhine qe te mbaje emrin e merituar duhet te kete nje kend te vecante sic mbanin gjyshet apo nenat tona, asnjehere bosh, per rezervat e orizit, thekres dhe makaronave: Kushtojne pak dhe personalisht jam e sigurte kur kam disa pako menjane. Mund te shpikesh shpejt nje pilaf ose rizoto, nje sallate orizi, mjafton te shtoni disa perberes te tjere dhe ja ku u hoq edhe dreka ;-) Mbi enet e guzhines: shume e nevojshme dhe nuk duhet te mungojne, ajo tenxherja e madhe dhe e thelle me forme te bukur qe te ndihmon ne impjatimin, ose per te zjere makarona apo orizin per salllaten, ose sallatrat me djathe si psh kaprezja, pra sallate me djathe dhie: ndihmon shume per ti bere nje figure te bukur ne guzhine edhe kur nuk keni mysafire, thjesht per te shtuar oreksin.
Sa me e bukur te jete pjata aq me shume do te shijoje!
Pastaj ne nje guzhine nuk duhet te mungojne ne asnje menyre tenxheret e masave te ndryshme qe ne shume raste te nxhjerrin nga halli. sidomos kujdes beqaret qe kerkojne shokun e jetes, nuk i dihet asnjehere, sepse vjen per dreke atehere kur ty nuk ta pret mendja! ;-)
Shume e rendesishme nje tepsi me forme per embelsira: apo thjesht kullonjesja e makaronave qe te ruan lengun e makaronave sidomos ato me perime apo thjesht per ti kercyer makaronat kur i bashkojme me salcen,  qe gjen perdorime nga me te bukurat ne guzhine, mjafton pak fantazi ose kur se keni klikoni ketej nga une dhe do t'ju ve dita dites receta te vlefshme;-) Ctju them une tjeter?! :-)

Ja disa shtysa ku mund te kurseni! 
Duket banale por duhet te mesoni te lexoni etiketat  “ te produkteve jo firmato, shpesh vijne nga e njejta fabrike pra ka shume mundesi qe me shume apo pak lek te sillni ne shtepi te njejten gje ;-) blini sallamet dhe djathrat atje ku priten ne feta pra te fresketa dhe nga shitesi dhe jo ato te paketuara, kushtojne pak dhe nuk lene shume plehra te pariciklueshme.
Te besh nje here ne jave pazaret ne merkate ia vlen. Kujdes ofertat: shihni cmimin per kile dhe jo ate per hektogram. 

Nje recete e embel dhe nje e kripur per te na nxjerre nga halli!
“Nje embelsire: merrni nje gote thermoni disa biskota, vini pak gjalpe , rrihni pana dhe kos te bardhe , te dyja ne te njejten sasi dhe shtoni pak mjalte dhe fruta stine ne copa ( pjeshka, molle, dardhe, ose fruta pylli=) Lereni ne frigorifer nja dy ore dhe sherbejeni te fresket.
Recete e kripur: Kur ju ka vajt menja keq per pizze: merrni buken e zeze, prijeni ne feta te medha, lyejeni me vaj ulliri, pak kripe ferkojeni siper me hudher, sipas deshires copa te vogla domatesh ose perime stine. nja 5 minuta ne furre dhe ja ku u be! :-)

“Beje ne shtepi vete!"
Lengun e mishit qe zevendeson dadon,
petet apo makaronat,
salcen e domateve,
mbillni ne vazo si dikur nenat tona ereza dhe spec djegez, mashurka, apo domate te vogla., borzilok etj sipas deshires!provate  a utilizzare al meglio il tempo che avete”.

0 comments: