Me eshte bere zakon te lexoj literature, qe rritet bashke me vajzen time te vogel Aiden. Meqe mbushi para disa ditesh 8 muajshe, ja dicka shume e rendesishme qe gjeta tek libri i B.Copper- Royer "Frike nga ujku, frike nga gjithcka" :
Depresioni ndeshet edhe tek femijet me te vegjel, vetem se pasojat e tij ne si prinder i veme re, kur jane te rritur.Foshnjat e kesaj moshe duhen stimuluar ne planin shqisor, ndryshe femijet e kesaj moshe, pra 7muajsh+, do te kalojne "pozicionin depresiv", qe eshte nje etape normale dhe shume e rendesishme.
Ne kete moment te jetes foshnja e njeh te emen per ate qe eshte, nje njeri me vete dhe i ndare nga vetja e tij si foshnje dhe di ta dalloje shume mire ate edhe nga personat e tjere.
Ai eshte i ndergjegjshem, qe eshte i varur krejtesisht nga nena, prandaj ndjen ankth, ndjen njekohesisht dashuri dhe urrejtje, sepse ajo shfaqet dhe zhduket vazhdimisht. Fantazite e foshnjes ne kete rast jane burim frike, se do ta humbe nenen pergjithnje dhe nuk do te kthehet me kurre....
Pikerisht ne keto muaj nena duhet te luaje me femijen lojen " u nisa, u ktheva" e puth, gezon me foshnjen, e pershendet "Pacim" dhe shkon te fshihet pas dere. Rri pak sekonda dhe vjen e gezuar duke e pershendetur dhe puthur me gezim foshnjen e vet. E perserisim kete loje cdo dite nga pak, si nje mjet teper te rendesishem permes se ciles foshnja arrin te fitoje siguri dhe ta kaloje pa trauma kete frike, nga humbja e njeriut me te dashur. Nenes.
Nje bebe qe nuk eshte e rethuar nga perkujdesje dhe vemendje, me nje nene per fat te keq te padisponueshme, te paparashikushme dhe e deshperuar ose nje bebe me prinder indiferente, e lene pas dore, mund te deshperohet shume lehte. Qan shume shpesh, vuan nga pagjumesia dhe eshte indiferente.
(Nese ju duhet te rifilloni punen patjeter, perpiquni ta beni ose para ose pas kesaj periudhe pra 7-9 muajsh)
Depresioni i bebes kalon ne keto tre faza:
Protesta
Shkurajimi
Shkeputja
Foshnjat e kesaj moshe nuk duhet te qendrojne te larguar nga nena per nje kohe te gjate.
0 comments:
Post a Comment