Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers


... pjate e pare, e dyte per ne te rrriturit dhe dreka e Aides! :-)

Por kane dale kaq te mira oj gra sa nuk me lane kohe te fotografoja pjata e mbaruara, i fshine ahaaaaaaaa!

Si tip "antipaste"
Feta buke te sperkatura me vaj extravirgjer ulliri, kripe, i lyejme me nje thelpinj hudhre te prere pergjysme sa per arome, sipas deshires salse domateje ose domate e fresket. Ne furre per 3-4 minuta.


 Pjata e pare
Penete me djathra qe shkrihen mire (c'ka me kishte mbetur nga frigoriferi). E thjeshte fare!

Ne nje ene me uje te kripur zjejme makaronat, ndersa ne tjetren qe e zgjedhim banjomaria veme djathin ne kubete te shkrije. Nese nuk keni tenxhere banjo maria vini nje tigan me baze te gjere mbushur me dy gota uje dhe siper tij nje tenxhere te vogel siper ujit qe vlon ne te cilen shkrijme djathin, vaj ulliri , piper, pak kripe, cfare te hash, ose ndoshta djathi krem eshte salsedobesia ime :-) Pak borzilok i grire holle-holle kur impjatojme makaronat me salce dhjathrash!



Tenxherja tjeter ishte dreka e Aides 7 muajshe! :-)


Pjata e dyte
Berxolla vici te impanuara. Grijme holle me thike majdanozin, i kalojme ne veze pak te rrahur me pak kripe piper, me pas tek majdanozi i grire, qe e kemi perziere me pak buke te grire dhe i skuqim ne tigan te gjere me vaj ekstravirgjer ulliri nga te dyja anet per 2 minuta. S'kisha shume berxolla vici keshtu qe i shtova dhe nja dy gjokse pulash per djalin e madh por i shtova piper, kripe dhe rozmarine. Keto kohet e fundit po gatuaj me c'te ndodhen :-) por megjithate kam navasur goxha mire. :-))))

0 comments: