Banja e foshnjes eshte nje zakon i perditshem: Mund te kryhet ne mengjes ose ne darke, perpara gjivaktit dhe ka efekte qetesuese te cilat favorizojne gjumin. Banjen duhet te fillojme pas renies se kordonit kerthizor.
Materiali i nevojshem:
- Vaske e vogel plastike e posacme vetem per kete perdorim.
- Doreze pambuku nese deshironi.
- Detergjent i lengshem per foshnja.
Procedura:
- Pergatisim ambjentin per banjen. Temperatura e tij per muajt e ftohte duhet te arrije 24°-25° C.
- Pergatisim te gjithe materialin e nevojshem dhe e mbeshtesim mbi siperfaqen qe kemi zgjedhur per ti bere banje femijes. Nuk duhet te largohemi per asnje moment duke lene femijen vetem, gjithcka pergatitet me pare.
- Mbushni vasken me uje deri ne gjysme e nxenies komplete, hidhet detergjenti i lengshem ne sasi teper te reduktuar ( nje luge kafeje). Temperatura e ujit duhet te jete rreth 36-37°C (mund te perdorim termometrin e posacem ose per me ekspertet perdorim berrylin)
- Heqim pelenen e papaster dhe pastrojme femijen nese eshte e nevojshme perpara se te nisim sfungjerimin. Fusim me ngadale foshnjen ne vaskete duke e mbajtur me doren e majte nen sqetullen e majte duke u kujdesur qe koka te jete e mbeshtetur mire tek parakrahu. Me doren e djathte laget i gjithe trupi duke nisur nga floket ( sipas deshires mund te perdorim edhe shampo per femije ), duke perjashtuar fytyren dhe duke vazhduar me pas me gjymtyret e siperme, trupin, zonen gjenitale dhe ne fund gjymtyret e poshtme. Ne fund te banjes e thajme me kujdes foshnjen dhe nese lekura eshte shume e thate e lyejme te gjithen me vaj hidratues. (Ndryshe nga sfungjerimi apo larja parciale gjate se ciles vajin e perdorim para se ta lajme ne banjen e plote vaji hidhet pasi e kemi lare dhe thare femijen). Nje rendesi te vecante duhet ti kushtojme pastrimit te fytyres.
- SYTE pastrohen me nje garze sterile te shytur ne uje te zjere i ftohur me pare pra steril duke nisur nga fillimi i syrit deri tek fundi i tij.
- VESHET pastrohen vetem nga jashte (pa perdorur shkopa cotton-fic per te pastruar kanalin e degjimit gabim ky qe behet me shpesh sec mund te mendohet)
- HUNDA kur ka sekrecione te mundshme, pastrohet me nje fasho te vogel te zhytur ne uje steril dhe e mbeshtjelle ne forme shkopi.
- THONJTE priten me gershere te vogla te posacme (me maja te rrumbullakosura) vetem per foshnjat, pa i rrumbullakosur cepat e thonjve dhe pa iu afruar shume lekures.
O Momenti i banjes eshte nje nga momentet me te bukura per te gjithe familjen jo vetem per nenen dhe femijen, prandaj nese foshnja nuk eshte femija juaj i pare, perfshini ne kete proces kaq te vecante edhe femijet me te rritur, i kerkoni atyre t'ju sjellin pelenen e paster ose kremin. Ne kete menyre do te zhdukni edhe ato pak gjurme xhelozie te pafajshme qe shfaqet tek bijte e pare me ardhjen e vogelushit, duke e bere ate te ndihet i perfshire dhe per ti treguar qe nuk i kemi lene pas dore.
No comments:
Post a Comment