Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers




Carjet e gjirit jane fisura, qe japin shume dhimbje dhe per kete paraqesin nje seri pengesash per vazhdimin e ushqimit me gji dhe shkaktohen nga faktore te ndryshem;

1- Kapje jo korrekte e gjirit nga foshnja.
2- Mbajtja e te njejtit pozicion gjate gjivakteve te ndryshme.
3- Larje e shpeshte e gjoksit.
4- Perdorimi i rexhipetave me mase me te vogel sec duhet!



Disa masa mbrojtese per te parandaluar lindjen e carjeve te gjirit, qe ne kete faze e ngurtesojne shume kete te fundit: Nenvizojme mes tyre ferkimin e thithkave dhe masazhimin e tyre me nje cope stofi jo shume te bute ose me ane te furcave te buta.

Carjet e gjirit i japin dhimbje te medha nenes gjate ushqimit me gji te foshnjes prandaj keshillohet qe nena ti ofroje te parin femijes gjirin qe dhemb me pak, me qellim qe te beje te mundur me sa me pak dhimbje kalimin e qumeshtit, kjo ben si rrjedhoje qe edhe gjiri tjeter te fluksoje qumesht me me pak dhimbje dhe kalim me te lehte te ushqimit. Perdorimi i kremrave dhe pomatave keshillohet me skrupuj; per kete qellim mund te perdoret per lyerje edhe vete qumeshti qe rrjedh nga gjiri i nenes, ose lyerja me kremra qe permbajne lanoline, me perjashtim te rasteve kur carja e gjirit shoqerohet me infeksione lokale.
 (Nenat italiane me te cilat kam miqesi perdorin kremin qe shihni ne foto eshte mjaft i dobishem dhe rezultatet shihen qe ne aplikimin e pare, kushton 15 euro

BLLOKIMI I GJIRIT
Manifestohet kur prodhohet shume qumesht (me shume sec i nevojitet femijes) dhe nisja e ushqimit me gji vonon per arsye te ndryshme. Gjiri dhe thithkat forcohen dhe foshnja nuk arrin ta kape ose e kap me veshtiresi. Per te lehtesuar dhimbjen e bllokimit te gjirit dhe zhbllokimin e qumeshtit nevojitet:
1- Te aplikohet lokalisht paketa ngrohtesi-lageshti (e dobishme eshte edhe canta termike e ujit te ngrohte, e mbeshtjelle me peshqir te lagur me uje te ngrohte dhe e shtrydhur mire)
2- Perdorni banja me uje te ngrohte per gjirin.
3- Masazhoni zonat e forcuara.
4- Shtrydhni me dore gjirin.
5- Gjivaktoni me shpesh; menyra me e mire per te reduktuar zhbllokimin.

MASTITI
Eshte nje pezmatim (infiamazion, perflakje) i gjendres mamare dhe manifestohet me sintoma te ngjashme me ato te gripit, me pafuqi te pergjithshme me ethe dhe tension, temperature dhe skuqje te gjirit.
Trajtimi i duhur per mastitin eshte te bejme regjim shtrati, te aplikojme paketa ngrohtesi- lageshti (shih me siper; bllokimin e gjirit), te marrim ilace antibiotike te pershkruara nga mjeku dhe nese eshte e nevojshme antidolorifikante (antidhimbje).
Zakonisht mastiti nuk paraqet rrezik per shendetin e foshnjes sepse nuk kompromenton shijen e qumeshtit dhe perberjen e tij; nese nena nuk arrin ti ofroje gjirin femijes nga dhimbjet e forta eshte e keshillueshme te shtrydhet qumeshti dhe te nderpritet dhenia gji, per ta filluar ate pas disa ditesh.

Ja dicka qe nuk do ta gjeni neper libra:
Mastiti eshte dhimbja me e madhe qe mund te kem provuar ne jete, as dhimbjet e lindjes nuk jane aq te medha sa ato te mastitit. Humba kater here ndjenjat nga dhimbjet e forta dhe vetem me pas u kujtova qe ne ditet e qendrimit ne spital doktoresha me pershkroi ilace antidhimbje takipirine kokrra 500mg. Pini 2 kokrra, nje here ne 6 ore, pas buke si per te perballuar dhimbjet e lindjes ashtu edhe ato te mastitit. Nje lehtesim shume i madh. Shoqeruar me kremin ne foto nje prekje e vertete shendeti (tokasana)


0 comments: