Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

E megjithate ajo rrotullohet!

Nuk di pse po kjo teme me kujtoiGalileo Galilein e madh, kerkimet me vlere astronomike te tij, qe u pergenjeshtruan nga vete ai perballe kercenimit te torturave dhe djegjen ne turren e druve te bashkekohesve te tij qe pesuan kete fat te keq! Ndersa ajo qe e shpetoi ishte shprehja:

E megjithate ajo rrotullohet!
Po marr shembullin e Galileut te madh! Duke deklaruar si me poshte:

Une e nenshkruara B&V bije e nje familjeje te thjeshte shkipetare,
para syve te tyre vangjeliane me duhet te le mendimin heretik, se ka menyra te perparuara, per te zgjedhur seksin e femijes, per te deklaruar, se seksi i femijes percaktohet vetem nga takimi i midis vezes femerore, qe eshte gjithnje X, me spermatozoitin mashkullor qe mund te jete X ose Y. Nese veza fekondohet nga spermatozoidi X do linde nje vajze, nese fekondohet nga nje spermatozoid Y do t'ju vije nje bebush mashkull.

Heq dore nga herezite e meposhtme:

1) Mund te ndodhe, qe nje burre te kete spermatozoidet X me te shkathet dhe me te zote, ose krejt e kunderta. Ne rastin e pare do riprodhoje pasardhes femra, ne te dytin pasardhes meshkuj. Hipotizoja se tani s'e bej me ate herezi, qe akoma nuk eshte vertetuar nga mjeket, qe nje spermatozoid ka me qejf te madh te krijoje familjaritet me vezen femerore.

2) Heq dore nga herezia e rende se ushqimi, qe ne konsumojme si femra ndikon shume ne aciditetin e vagines sone. Sa me shume acide te jete ajo, aq me shume favorizon kalimin e spermatozoideve X. Nese deshironi nje bebe femer te pakten 10 dite para ngjizjes, parapelqeni ushqimet e pasura me magnez dhe kalcium. Nese doni bebe mashkull ato me sode dhe potas. Edhe ky nje mekat i rende sepse efektshmeria e deklaruar, por jo e provuar shkencerisht eshte 80% E ke qelb fare muhabetin Elda keshtu qe shut up ketu!

3) Akuze shume e rende metoda Seinas: Ngarkesa e vezeve per 70 dite eshte pozitive dhe terheq spermatozoidet X; per 70 dite te tjera terheq spermatozoidet Y; per ditet e tjera jane neutro! Vajze raporte ne ditet e shenuara me X me Y meshkujt. Duhet te keni ne dispozicion nje kalendar te posacem, qe gjendet kollaj ne laboratore, por qe s'ka asnje mundesi apo perqindje tu dale ashtu sic deshironi.

4) Myku dhe prodhimi i vezeve: Myku ndalon ose nxit kalimin e spermatozoideve X dhe Y. Vajze raporte para ovulimit, mashkull diten e evulimit deri 1-2 dite me vone! Kjo ishte e madhe fare , ne furre te druve do me shkojne keta mua. Pritshmeria e pasigurte fare!

5) Dhe e fundit, qe une heq dore sa te dal nga salla e gjyqit jane Teknikat para-impiant : Seleksionohen embrionet ne baze te seksit, pas farezimit (ua cfare thashe keshtu aman ku i kam degjuar qe me hengert nje mortje mizerje, ahaaaaa 30 fshikullime) ose qe ndahen ne fillim spermatozoidet X dhe Y. Thone doktoret eeeee jo une aman, qe rezulton i efektshem 100% . Mundesite e gabimit jane 93% per femra dhe 82% kur e do djale dhe nuk te plotesohet deshira! Te dyja menyrat (po keto qysh ma nxe goja habitem dhe vete ah mor Berlusconi te kripsha trute) jane te ndaluara ne Europe per motive etike. Ata te Amerikes (keta gjithmone me fat keta HaMerr dhe Iket-t) kur kane shume leke dhe pol mbarojne pune me nja 5-15mije euro.

Ju lutem mos e merrni seriozisht, sepse edhe pse s'doni ju ajo rrotullohet! :)





0 comments: