Pages

Djali im adoleshent na zë gjithë ditën banjën, shkon kot e kot. 

Pershendetje nena te dashura!
Djali im adoleshent na zë gjithë ditën banjën, shkon kot e kot. Gjen mijëra arsye që të futet atje dhe nuk del për gjysmë ore, shumë here gjate ditës.
Le qe nuk vemi dot ne banje, por jam e shqetesuar per te.
Cfare ben gjithe diten xhanem ne banje.
Mire ne na ka bere me infeksion ne veshka, por per vete njehere.... Kam shume frike se mos ka ndonje hall, se duket sikur fshihet nga ne.
Ne shkolle nuk do te shkoje me me deshire, vjen gjithe nerva nga shkolla.
Mos ka ndonje shok qe e keqtrajton? ! Ju lutem e di qe mund te dukem naive, por kam shume frike per djalin. E kam te vetem.
Ju lutem me ndihmoni!
Faleminderit!


1 comment:

  1. E dashur nënë e faqes sonë!
    Si fillim falenderojmë që na shkruani.
    Përpiquni të flisni me mjekun e djalit tuaj për t'u qetësuar ju dhe të mos ketë gjë të keqe djali, tip patologjie, për shenjat e së cilës djalit ndoshta i vjen turp të flasë.
    Nëse siguroheni se nuk ka probleme shëndetësore, përpiquni të shihni se mos është i tërhequr nga gjëra mëse normale të kësaj moshe si vëzhgimi dhe njohja e trupit të tij në ndryshim të vazhdueshëm mëse normale përgjatë pubertetit.
    Në këtë rast nuk ka asgjë për t'u shqetësuar.
    Nëse nuk është rasti i tij filloni të hetoni mbi shoqëritë që frekuenton, flisni me mësuesit apo shokët, zakonisht është mirë që "të hetojë" babai i djalit.
    Qëndrojini afër dhe mos u përpiqni t'a vini nën rrotë.
    Mos ushtroni presion, por fitoni besimin e tij, pa përdorur pyetësorët, por të flisni me të si shokë cdo ditë, vazhdimisht...
    Ju urojmë gjithë të mirat dhe qetësi shpirtërore!

    ReplyDelete