Mirëmbrëma nëna!
Kam një vajzë 4vjec dhe jam shtatzënë në muajin e 6-te.
I tregova vajzës për vëllackon qe do te vije se shpejti, por ajo ka filluar te thote qe vëllai eshte tek barku im! Madje fillon te me imitojë sa here qe i them burrit se po leviz bebi.
Me shqetëson shume ky fakt, sesi me duket sikur ime bije nuk duhet t'i thoje keto gjera. Pse me imiton? Ju falenderoj nese me qetesoni disi!
Pershendetje nënë e dashur!
ReplyDeleteFëmijët që në fillimet e lojës simbolike marrin si model nënën, veprimet e saj me bebin fillojnë t'i imitojnë me shumë përpikmëri, psh vënë kukullën të flerë, i japin biberonin, i ndërrojnë pelenën, i vënë dorën tek balli për të kontrolluar temperaturën....
Për fëmijët është normale imitimi i prindërve, por sidomos në rastin e vajzës suaj, shtatzania është një ngjarje, që tërheq akoma më shumë vëmendjen e vogëlushes.
Urimet tona më të mira për familjen tuaj të bukur!