Pompa e qumeshtit kushton shume, por ta kesh zotin Dok per burre eshte avantazh i madh se ti sjell aparatet e foshnjes nga klinika, ndryshe ime bije do na kishte nxjerre me kepuce te kuqe.Jemi bo me kto kalamojt tone si tek "Prefekti" i du, i du, i du tate ....mi bane paret fustan e pompa qumeshti mi Hajrie.... ;-D
Megjithate lajmet e mira ju e dini i le gjithnje per ne fund:
Per te mos harxhuar nje djall e gjymes per engjejt tane, pompa e qumeshtit mund te merret edhe me qera! :-)
Pra s'na mbetet vec te mesojme sot si te ruajme qumeshtin qe shtrydhim apo terheqim nga gjiri. Dhe me e bukura eshte se mund ta ruajme ne ngrirje edhe per 8 muaj te tere, sigurisht nje avantazh i madh per nenat qe nuk kane ndermend te lene punet, profesionet apo karrieren e tyre.

Qumeshti i gjirit pasi nxirret me pompe ose shtrydhet:
Futet ne mbajtes (kontenitore) plastike apo qelqi
ose qeska te vogla posacerisht per kete qellim te cilat blihen ne farmaci.
Ruhet ne frigorifer ne rafte dhe jo ne sportel per 5-8 dite ne temperaturen 0-4°C
dhe ne pjesen e akullit (ne brendesi te frigorigìferit deri ne dy jave.
Afatet zgjaten nese i veme ne ngrirje, por jo ne ate me temperature shume te ulet pa ne ngrirje te forte, ( ne sportelin ne rast se frigoriferi e ka nje te tille) per 3-4 muaj,
Ndersa ne sportelin e ngrirjes se plote ne temperaturen -19°C per 6-8 muaj.
Po u shkri qumeshti i gjirit nuk futet me ne ngrirje dhe duhet te konsumohet brenda 24 oreve. Ne rast se mbetet duhet hedhur.
Ne rast se nena del ne pune, kur e ka foshnjen ende te vogel duhet ta shtrydhe gjirin per te ulur tensionin e gjirit dhe te rrezikut te mastitit. Duhet ta ruaje ne cante termike me akull.
Qumeshti i nenes mund te ruhet sapo nxirret pa e futur ne frigorifer deri ne 24 ore por ne temperaturen 15°C.


No comments:
Post a Comment