Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers




Kur femija yne eshte ne uje, nuk duhet ti heqim syte nga ai qofte edhe per dy sekonda.

Pertej oqeanit mjeket e quajne " traume stinore". Vera per femijet paraqet nje mundesi aksidentesh me rreziqe te medha. si psh plaget ne koke kur perdorin skateboard, rroler ose bicikleta, arsyet klimatike ne rastin e mbytjeve apo dhe thjesht aksidentet shtepiake ,kur veren e kalojne pa levizur nga shtepia. Aksidentet mund te ndodhin ne cdo lloj stine dhe jane shkaku i pare i vdekjeve foshnjore ne shoqerite perendimore, sidomos ne harkun e moshave 2-3 vjec tek meshkujt me shume sesa tek femrat qe shpesh dhe fatkeqesisht nenvleresohet nga te rriturit. Por kam nje lajm te mire. Aksidentet ne cilindo vend te ndodhin me pak kujdes nga ana jone si prinder mund te evitohen. Ja keshillat per nje vere te sigurte.


Ne det, rreziku me i shpeshte.
Mjaftojne pak centimetra uje dhe nja 10 sekonda dhe rreziku i mbytjes mund te jete pas dere, i shpejte dhe i heshtur. Nese femija rreshqet me fytyre poshte femija mund te humbase ndjenjat per pothuajse 2 minuta dhe ne harkun kohor te 5  minutave mund te shkaktohen deme celebrale te pakthyeshme. Kur i sjellin ne spital femijet qe mund te kene rrezikuar mbytjen, shpesh behet fjale per gjysme mbytje, femija ka pire shume uje dhe si pasoje mund te ndodhe faktori "mushkeri kimike" per shkak te ujit te gelltitur. Por ne pergjithesi arrijme ti shpetojme pa pasoja. Shpjegon Salvatore Renna pergjegjes i Rajonit Kritik te Departamentit te Urgjences dhe Pranimit te spitalit Glasini te Gjenoves. Cdo vit ne Europe gati 5.000 femije humbin jeten nga mbytja.



Nje komardare e pershtatshme per peshen e femijes.
Zgjedhja nuk duhet te jete banale apo e rastit sepse nuk eshte loder dhe duhet te jete e pershtatshme me moshen dhe peshen. Gjithashtu ti pergjigjen normes EN 13138 dhe ato qe permbajne ne vetevete forma te mbathurash per me te vegjlit ku te ulen, nuk duhet te mbajne dicituren CE. Dhe krahoret e fryra qe perdoren 2-3 vjec, nuk duhet te hiqen nga krahet edhe sikur femija te mos hyje ne det por te rrije ne reren e bregut. Keto te fundit nuk jane lojra dhe nuk duhet te perdoren si lojra gjithashtu duhet te permbajne marken CE.
Vetem komardaret ne forme biskotash me vrime ne mes te masave normale dhe me vizatime kartonash apo filmash vizatimore jane lojra, pra duhet te permbajne marken CE. Produkte te tilla pikerisht se nuk mbrojne nga mbytja duhet te kene te shkruar siper me boje qe nuk fshihet, ku shkruhet se femija duhet te loze me to ne vende ku u arrije kembet ne toke dhe ne mbikqyrjen e rrepte te nje te rrituri.

Mos blini komardare tek kioska e lagjes por drejtohuni dyqaneve te specializuar.

Jo banje pas ngrenies.
Ne pergjithesi me te vegjlit pas ngrenies duhet te pushojne ne shtepi ose poshte cadres se diellit nen hije. Me me te rriturit dihet qe eshte e veshtire ti lidhesh :-) derisa tu dale e vetja nuk dorezohen. Keshillat jane gjithsesi te presin pak ore pas ngrenies, sidomos pasi kane ngrene nje dreke te bollshme, ose kur femijet jane shume te nxehur dhe temperatura e ujit eshte e ulet. Rreziku qendron tek mostretja, dmth gjaku qe duhet te shkoje te mblidhet nivelet e tretjes, shkon tek gjymtyret dhe kur organet e tretjes nuk furnizohen me gjak atehere nuk funksionojne ashtu sic duhet ose ndodh sinkopia, humbja e ndjenjave nga mungesa e gjakut ne vena  dhe humbja e tyre mund te sjelle mbytje.


0 comments: