Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Miredita faqes Bebe&Vogëlushë!
Kam shkruar edhe një herë per kete problem, por gjendja vazhdon po njësoj. Djali ynë eshte 14 muajsh dhe vuan nga diarrea.
Nuk ndodh te shkarkohet shume here ne dite, por ndodh per shume muaj me radhe.
Del dy here ne dite, e shumta 3.

Ngjyra e feçeve është e verdhë, shumë e ujshme dhe me sekrecione.
Djali është mire, ha mirë dhe është aktiv.
Vetem fecet kanë pamje dhe ere shumë te keqe.
Faleminderit per te gjitha keshillat, qe mund te na jepni!
Kalofshi bukur!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Ndoshta, nga ato, që shkruani, fëmija juaj mund të shfaqë të ashtuquajturën "sindromë e përshpejtimit të të aparatit tretës".
Fëmija duket mirë, aktiv, në humor, pa ndryshime në oreks, pa të vjella, por me shkarkime të ndryshme, nga një fëmijë te tjetri.
Shkaqet janë të pashpjegueshme dhe mund të zgjasin për javë dhe muaj me radhë.
I vetmi problem është që ju duhet të ndërroni shpesh pelenën
Duhet menjëherë të flisni me pediatrin e fëmijës, për peshën.
Nëse fëmija ka humbur peshë, gjë që në këtë sindromë Nuk ndodh, mund të rrini të qetë dhe të mos ndryshoni programet ushqimore të fëmijës.
Do të ishte e padobishme.
Jo "Made by you" .
Gjithmonë këshillohuni me mjekun pediatër.
Përshëndetje të përzemërta!