Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Të dashur Bebe&Vogëlushë!
Jam 38 vjeç.
Kam pësuar deri tani 3 aborte spontane të gjitha brenda javes se 13-te.
Kam kaluar kaq shumë veshtiresi sa dridhem kur i kujtoj dhe mendoja se nuk do të kisha kurrë femije të shendetshem si gjithe nenat me fat.
Fati me deshi dhe kam nje djale që e kam driten e syrit tim dhe tani eshte 4vjec. Nuk ka asnje semundje dhe eshte shume i zgjuar.
Vitin qe kaloi rashe serish shtatzane. Kisha gjakderdhje dhe kërcënim per deshtim spontan, por per fat nuk ndodhi asgje e keqe dhe analizat nuk tregonin asnje problem.
Kur bëra amniocentezen mora vesh se vuaja nga nje semundje qe ketu e quajnë traslocazione bilanciata dhe foshnja dukej se gëzonte shendet te plote, zemra i rrihte normalisht.
Kur mbusha 23 javë kisha kontraktime dhe me thanë se foshnja kishte vetem gjysmë e zemrës!!!
Me thane te abortoja edhe pse zemra e tij rrihte fort.
Nuk doja te abortoja e para sepse jam tërësisht kunder dështimit, por edhe per shkak te gjithe atyre qe hoqa me perpara....
Dua te provoj nje shtatzani tjeter por jam e dërrmuar fizikisht dhe shpirtërisht, plus nuk mund t'a perballoj nje deshtim tjeter.
Më duket sikur do vdes nga dhimbja e madhe qe i bej foshnjat e mia te vdesin!
Nuk di cfare te bej!
Te tentoj serish apo t'i vë një gur zemres?
Duke ju uruar fat dhe lumturi ju falenderoj paraprakisht për ndihmen dhe keshillat tuaja!


1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes Bebe&Vogëlushë!
Historia juaj mendoj se duhet të lexohet nga të gjitha ato gra që i kanë humbur shpresat se mund të bëhen nëna.
Keni djalin tuaj 4vjecar. Një mrekulli.... që erdhi atëherë kur i kishit humbur shpresat se do të bëheshit nënë.
Me këtë doja t'ju këshilloja edhe juve se nuk duhet të bëni hapa prapa përsa i përket fëmijës së dytë që aq shumë e dëshironi.
Duke thënë këtë ju ftoj gjithashtu të kuptoni se trupi dhe mendja juaj, kaq të dobësuar nga ajo cfarë ju ka ndodhur, ndoshta nuk janë të aftë të përballojnë një shtatzani, që kërkon një gjendje psikologjike sa më të shëndoshë, aq më tepër kur ju jeni tashmë nënë!
Pse kërkoni me cdo kusht edhe rëndimin e gjendjes shpirtërore të fëmijës suaj, apo familjarëve tuaj, sepse përfshini dhe ata në zgjedhjen që do të bëni. Ju nuk jeni e vetme në këtë...
Për të mos përmendur energjitë materiale që do t'ju duhen për mjekimin e sëmundjes suaj.
Nuk mendoj se është e drejtë gjithsesi vendimi ju takon juve dhe bashkëshortit tuaj.
Unë nga zemra ju uroj që ju të keni veç të mira në familjen tuaj!