Nëna te kesaj faqeje unë jam baba qe prej 5muajsh dhe do te doja qe te më pergjigjeshit si cdo miken tuaj ketu ne faqe.
Kemi filluar ushqimin djalit, por une nga nje pervoje e tmerrshme qe kam kaluar i vogel, jam shume i frikesuar per djalin.
Sa here qe kollitet une turrem i tmerruar t'i shoh se mos i mbeti gje ne goje dhe me mbytet pa fryme.
Po arrij te shkalloj dhe gruan time me kete fobi qe kam. Me thoni ndonje menyre me te cilen mund të ndihmoj djalin nese mbytet. Me duket se do cmendem keshtu, sepse me duket sikur do na iki djali nga duart.
Të me falni, por jam kaq i shqetesuar dhe ndihem shume keq!
Berti nga Tirana.

1 comments:
I nderuar baba i faqes sonë!
Së pari faleminderit që na shkruani, sepse është e rrallë të na shkruajnë baballarët.
Së dyti qetësohuni dhe mos fashoni kokën para se ta vrisni.
Së treti duhet t'a mposhtni këtë ankth dhe frikë duke marrë informacion dhe të përpiqeni të mos i vlerësoni kaq shumë rreziqet.
Ja një link ku mund të mësoni më shumë mbi rrezikun nga mbytjet me ushqim
Gjithashtu ju këshillojmë të ndiqni një kurs për të mësuar manovrat në rast mbytjesh nga ushqimi që të ndihmoni veten në rast nevoje, por edhe të tjerët.
Përballja me realitetin do t'ju ndihmonte shumë në përballjen me fobitë tuaja, që ju mundojnë aq shumë. Faleminderit juve dhe mbarësi!
https://bebevogelushe.blogspot.it/2016/05/manovra-e-heimlich-ne-rast-mbytjesh-nga.html?showComment=1462605088216&m=1#c1153478021965400940
Post a Comment