Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshëndetje nenave te kesaj faqeje te bukur! Kam vajzën 15 vjeç dhe i leu flokët fshehurazi ngjyrë manushaqe!
U inatosa shume, kur erdhi ne shtepi e kallangjyer dhe e përlyer! Ku di une moj nena ajo ka shkalluar fare.
Kur erdhi ne shtepi ne ate gjendje, ja futa me shpullë! Nuk mund t'a pranoj dot. Ka qene vajze shume e qete, por tani ka ndryshuar komplet. Jetojmë ne Itali, pa te isha ne Shqipëri ndoshta e mblidhja. Po ketu te iken nga shpia dhe u kerkon ndihme kishave. Ju lutem nena e kam shume te veshtire t'a pranoj kete ndryshim kaq te madh te saj. Ju lutem cfare mund te bej, qe te ndryshoje sjellje?
Ju faleminderit te gjithëve!
Përshëndetje nëna!
Asnjëherë nuk kam pasur nevojë t'ju shkruaj, përveçse këto dy muajt e fundit.
Me burrin shkoj shumë mirë. Gjithashtu me familjen e tij.
Problemi im, që nuk po më lë të fle natën është kunata ime, motra e burrit.
Vjen pothuaj çdo pasdite dhe ka 10 vjet martuar, por nuk kanë fëmijë.
Nuk ia uroj asnjëherë të keqen dhe lutem me gjithë zemër, që edhe ajo të gëzojë si ne, por mjekët tashmë ja kane hequr shpresat.
Ndersa une jam ne muajin e fundit te shtatzanise.
Nuk di ne eshte nga fakti qe nuk ben femije, por sa here qe vjen, me thote mos ha shume se te eshte bere barku si kacek, cfare je bere keshtu me goce, ngele duke ngrënë, s'do pjellësh dot, shife barkun, nuk hahet shalqini pa prerë.... :(
Më besoni po me merzitet jeta! Ne vend te me ndricoje fytyra, nuk po e marr dot veten. Po me con ne depresion...
Ju lutem nena si mund te shpetoj prej saj?
Nuk di cte bej!
Theksoj se mami me babin e burrit, kur ajo iken me kerkojne falje per sjelljen e saj, por nuk mbajne dot qëndrim se kane frike t'i flasin meqe nuk ka femije dhe nuk duan ta lëndojnë.
Deri diku i kuptoj, por me besoni po fikem vete nga dita ne dite.
Jam keq dhe pa rrugedalje!
Ju lutem me ndihmoni!
Nje keshille e juaja do te me nxirrte nga kjo situatë!
Do me mjaftonte nje fjale e mire, te pakten te mbledh veten! Faleminderit!
Pershendetje bebe & vogelushe!
Mund të me thoni nena pas sa kohesh keni ngelur shtatzane nga dita qe keni provuar?
Faleminderit!
Pershendetje!
Djali im eshte 3 vjec e gjysem. Ashtu sic i pelqen qe te luajë me makina ashtu i pëlqen edhe te luajë ndonjehere me karroce kukullash 😂 vetem se brenda ne karroce vendos arushin e tij ose makinat 😅 eshte dicka normale tek femijet kjo besoj, por gjithsesi do me pëlqente te merrja disa mendime. Faleminderit!
T'i keni mirë bebushat tuaj!
Si jeni nena?
Ju lutem kush di me c'ka pastrohet melçia sepse më kanë dalë shumë te larta toksinat ne gjak.
Ju lutem ndonjë gje popullore ose a kini dëgjuar ose keni provuar!
A ka mundesi me mu largu toksinat (helmet) nga trupi?
Me shkruani, sepse jam shummmë e merzitur!
Jam do shtatzani kam pas kroj marramendëse, po si kam lind mu largua kroja, po tash sjam shtatzanë dhe po kruhen.
Tash mëlçia s'po punon mirë e më kanë hyrë toksinat në gjak.
Nenë e tre fëmijëve te vegjël.
Anonim ju lutem shpresoj çdo nenë te ketë shendet e ymer per femijet e vet gjithmonë.
Pershendetje Bebe & Vogelushe!
Shes karroce te firmes Bertoni ne gjendje te mire.
Me timon te kthyeshem nga te dyja anet, çanten e vet si dhe mbulesen e vet.
Çmimi 12.000 lekë te reja (i diskutueshem)
Kush eshte i interesuar, te komentojë dhe e kontaktoj vete.
Faleminderit!  😃
Mirëdita!
Une sot u bera pjesë e juaja!
Kam djalin 5 muajsh dhe ai kerkon te haje ushqim vetë kryesisht bukë dhe pak miell orizi, qe e do ai, po une i jap dhe fruta, po ai nuk do miellin e orizit.
E kam marrë ne farmaci.
Si thoni t'i jap cfarë kerkon ai? Dhe qumesht gjiri i jap. Faleminderit!
Pershendetje!
Jam nje nene ne kushte jo të mira ekonomike.
Kam një bebe 6 muajshe e s'kam me çfarë t'a ushqej!
Kush do me ndihmonte me qumesh pluhur, panolina e nje karrocë.
Zoti jua shperbleftë.
Ju lutem m'a publikoni ne faqen tuaj edhe i kontaktoj unë privatisht kush e ka mundesinë.
Ju falemderoj nga zemra!
Urgjente!
 Jam shtatzëne ne javen e 22-të!
Ne mengjes pata sekrecione me ngjyre, kafe ne te kuqe.
Perben kjo shqetesim per bebin?
Ju lutem me nidhmoni me eksperiencat tuaja!
Ju falenderoj pa fund.
Pershendetje nena!
Ju lutem me ndihmoni!
I kam ndaluar djalit gjidhenjen, po kam shumë problem me gjirin. Gjinekologu me ka shkruar barna, po sa i kam perdorur kam pas shumë problem me marramendje...
Dini ndonje mënyrë si t'a largoj qumeshtin?
Faleminderit!
Shesim kete karrocë, per arsye se kam dy e s'kam vend ku ta mbaj!
Karroca eshtë e perdorur vetem nje muaj.
Jetoj ne Athinë.
Karroca shitet 30 euro.
Ju lutem bebe dhe vogelushe me ndihmoni me nje shqesim qe kam!
Jam shtatzënë, por po konsumoj cajin e Rozmarines, pasi me lufton infeksionin ne miter.
Vuaj nga infeksioni dhe me kete caj kam gjetur sherim, por e kam perdorur kur nuk kam qene shtatzënë.
Tani qe jam kam frike ta perdor prej bebes... ndjej qe po me shfaqet infeksioni...
Ju lutem nese keni informacion me ndihmoni! Ju Faleminderit!
Pershendetje faqja Bebe & vogelush dhe nena!
Desha te marr mendimet dhe eksperiencat tuaja, ne lidhje me vajzen time gati 3 vjeçare!
Me rri kohe te gjate e nxene ne hunde, i kishte dale bakteria Moraxcella Catarrhalis, ka marr disa here terapi me antibiotik por pak e hiq t'i ndihmojne! Kam provuar edhe disa menyra bio por ende nuk lirohet, sidomos kur flen nuk e ka frymemarrjen aspak mire!
Me jepni keshillat tuaja, ju lutem!
Faleminderit, paraprakisht!
Mirembrema!
Ju lutem publikojeni SMS!
 Kam pothuaj 2 muaj qe kam lindur dhe me erdhi cikli.
Mjeku tha qe eshtë normale të te vije.
Mua nuk me shqeteson ardhja e ciklit.
Pyetja ime eshtë nëse prishet qumeshti nga ardhja e ciklit (sic thonë plakat) eshte e vertet kjo gje? Kam ë ndodh gje bebit nqs qumeshti prishet vërtet!
Gjithe te mirat te gjithëve!
Ju lutem a keni ndonje informacion te me tregoni se çfarë domethënie ka emri Anik!
Ju falenderoj!
Annick

Emri Annick - Origjina dhe kuptimi:

Varianti francez i emrit Anna

Origjina  hebraike

Kuptimi Grazia [divina]; falje, mëshirë; falenderues, i bekuar, bekon…

Dita e emrit 26 luglio (Shënjta Anna është nëna e nënës së Maria-s së Shenjtë, nusja e Shënjtit Gioachino pra gjyshja e Jezusit).




Një nga ilaçet që mund të merret përgjatë shtatzanisë, pa rrezik për fetusin, është Takipirina.

Antipiretik dhe analgjezik, ky ilaç merret në rast gripi, sëmundjeve të stinës, dhimbje të mëdha dhe të vogla, si ato të kokës, shpinës, muskujshetj. Pra një ilaç që merret pa recetën e mjekut, ndaj kujdes i veçantë nga nënat për të mos abuzuar.
Pershendetje Bebe & Vogelushe!
Kam vajzen 9 muajshe dhe grindet shume nga dhembet.
Akoma nuk I ka dale asnjë. Ajo vazhdimisht grindet dhe nuk ha asgje.
Kishte vizite te pediatri dhe me dha nje xhel freskues, por asgje nuk funksionon.
Jam shume e stresuar, nuk di cfare ti bej. 😔😔😔
Pershendetje nena te dashura!
Jam 8 muajsh shtatzënë dhe keto ditë me ka zene nje grip i keq.
Kam shume dhimbje koke.
Kam merak per bebin, mos i ndodh gje.
Çfare ilaci duhet te pi?
Cfare ju kane rekomanduar mjeket juve?
Ju faleminderit shume!
Pershendetje nena te dashura!
Jam 8 muajsh shtatzënë dhe keto ditë me ka zene nje grip i keq.
Kam shume dhimbje koke.
Kam merak per bebin, mos i ndodh gje.
Çfare ilaci duhet te pi?
Cfare ju kane rekomanduar mjeket juve?
Ju faleminderit shume!
Miredita bebevogelushe!
Ndihem keq dhe kam nevojë për këshillat tuaja!
Kam një djalë 20 muajsh dhe gjatë ditës për disa kujdeset gjyshja,vjehrra ime. Problemi im eshte pak shqetesues sepse ajo i thotë djalit je çun i keq dhe sle dy gurë bashke, kur vjen mami.
Në fakt djali nuk ha shume dhe do te zbrese nga tavolina, pa mbaruar.
Kam folur me te por nuk kam zgjidhur asgjë.
Meqe nuk me ka mbetur gje tjeter per te bere te pakten i them djalit, jo te keqen mami nuk eshte e vertete qe je i keq.
Sipas jush a eshte zgjidhja e duhur? Apo e ngaterroj me keq djalin kur i them komplet tjetër gjë.
Kur fola me te, ajo nuk ndryshon dhe i mbeti hatri. Më tha që keshtu ishte sjellë dhe me çunat e vet dhe nuk ka pasur asnjëherë probleme.
Ju lutem me thoni si mund tja bej? Jam teper ne siklet.
Ju faleminderit paraprakisht!


A mund t'i jepet fëmijëve?
Qumështi i Dhisë është shumë i ngjashëm me atë të Lopës, por fare pak më i tolerueshëm, sesa ai i kësaj të fundit.
Është i pasur me Kalcium dhe Fosfor, por përmban pak vitaminë B12 dhe nuk ka hekur si ai i Lopës.
Pershendetje mama te dashura!
Desha me ditë ne qoftë se ndonjera nga ju e ka perdorur qumështin e dhisë dhe a është i shendetshem?
Faleminderit




Ftohja është përskuqja e hundëve nga agjentë infektivë
Ndodh sidomos te fëmijët në fillim të shkollës, kopshtit, çerdhes!
Në Janar me ftohjen e kohës.
Dhe periudha Prill Qershor


Këshilla për ftohjen.
Pershendetje per te gjitha nenat!
Kam djalin dy vjec e gjysmë dhe tani e nje kohe po gërhet shumë kur fle dhe shumë po djersitet
Pediatri me tha se është i ftohur.
Di ndonjera prej nenave te me ndihmojë me ndonje qaj ose ilac qe ndihmon?
T'i keni me jete te gjate femijet tuaj!


1. Mosha e madhe

 2. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

 3. Numri i spermatozoidëve.

 4. Të qënit shumë e dobët.

 5. Mbipesha

 6. Aktiviteti i tepruar fizik.

 7. Integratorët ushqimorë.

 8. Lubrifikantët.

 9. Larjet vaginale

 10. Abuzimi me alkoolin, pirja e duhanit, konsumi i tepruar i kafesë.
E dashur Bebe&Vogëlushë! Kemi dy vjet martuar dhe me burrin vendosëm te kemi nje femije. Jam ruajtur gjithmone duke përdorur pilulen Harmonet, te cilen e kam ndërprerë per gati 9 muaj. E kam marre sepse cikli mestrual ishte shume i çrregullt. Para martese doktoret me thane qe kam tiroiden dhe per te bere analizat fillova kontraceptivet. Gjate 9muajve nuk kam pasur cikel mestrual. Jam shume e dobet dhe kam bulimi. Si mendoni do të kem nje femije nje dite? Faleminderit per cdo ndihme.
Mirembrema B&V! Jam 34vjec. Kemi qe para 6muajsh që perpiqemi të bejme nje femije... por nuk po vjen. Te gjitha shoqet e mia janë me femije, vetem une jo. Ato me thone mos u fikso, por une nuk arrij t'a heq nga truri kete gje. Me rreh si cekan cdo sekonde. Faleminderit nese me tregoni nga pervoja juaj se po ta mendoj shpesh nuk ngelem shtatzane.
Jam një nënë 41 per 42 vjec. Jetoj jashte Shqiperise qe prej dy vitesh dhe kam kater vajza. Dua te provoj per femije tjeter, por nuk e dua këtë fëmijë, po nuk qe djalë. Kam lexuar shume dhe kërkuar materiale pa fund per farezimin artificial, apo pllenimin ne vitro, por kam shume frike t'a provoj. Më eshte bere fiksim, pse mos te kem nje djale. Gocat i kam shpirt dhe vras veten per to, por me besoni po cmendem per nje djale. Nuk dua te futem ne gjynah, por ja qe atje e kam mendjen përditë. Pse me ndodh? Pse jam fiksuar kaq keq? Faleminderit nese me ktheni pergjigje pa me ofenduar!
Mirëmbrëma Bebe&Vogëlushë! Unë dhe burri po kërkojmë të kemi nje femije tjeter. Kemi nje vajze. Te premten tjeter kam caktuar takim me mjekun per te bere vaksinen anti meningokok C. Para se të provoj shtatzani tjeter sa kohe më duhet te pres? Ju faleminderit dhe gjithe te mirat!
Pershendetje bebe & vogelushe! Une kam nje problem. Cuni im eshte 30 muajsh. Qe kur ka lindur ka mbrapa te koka afer qafes ne dy anet dy gjendra, kur ka temperature ato me duket sikur i zmadhohen pak. A di ndonje çfarë janë, se jam bere merak shumë?
Pershendejtje nena! Bera kete testin. Si thoni eshtë pozitiv? Anonim ju lutem. Ju faleminderit per pergjigjet tuaja!
Pershendetje! Mund te me ndihmoni me nje recete per bebat 7muajsh! Faleminderit!
Pershendetje nena! Jam shumë e merzitur. Cuni im eshte 4 muajsh dhe ka 10 dite afersisht qe grindet kur i jap per te pire.Dje tere diten vetem ne dreke e mbasdite piu pak.Me peshë eshte mire,po kete muaj ka shtuar vetem 600 gr.A ju ka ndodhur keshtu,se jam shume e shqetesuar.Anonim ju lutem.I paci me jete vogelushet.
Mirëmbrema nena! Ju lutem mund te me thoni se si eshte rutina juaj ne ushqyerjen e femijeve tuaj? Cfare i pergatisni sa here ne dite per femije nje vjec e gjysem dhe sa peshojne femijet tuaj? Ju faleminderit!
Përshëndetje! Mund ta publikoni këtë foto të marr mendimet e nënave?
Doja t'ju pyesja Unë kam lindur qe 6 muaj edhe pas 4 muajve më kanë ardhur mestruacionet, po tani heren e dytë më janë vonuar 2 javë. Testin po e bëj, po del negativ. Është normale apo testi ka problem?
Pershendetje bebe&vogelushe dhe ju nena! Ju lutem me ndihmoni me nje adrese klinike private ne Tiranë te ndonje mjeku orl per foshnje. Emri i mjekut, adresa e klinikes, nr. i kontaktit.
Pershendetje!
Me fal qe nuk koresponduam ne te njejten kohë, pasi jemi te angazhuar ne pune dhe shume pak kohe na ngelet ne dispozicion.
Pyetja jone eshte a ka interes nga nenat e femijëve ketu ne vendin tone qe t'i mesosh femijeve qe te mbjellesh nje bime eshte shume me e dobishme, se sa ta lesh femijen para ekranit te televizor ose te luaje me lojrat elektronike, pasi te me thoni dicka me aq sa mundeni!
Pershendetje B&V dhe ju nena!
Jam e shqetesuar per zhvillimin e femijes sim.
E kam 1 vit dhe peshon 7 e 600, me peshen e lindjes 3 kg dhe gjatesia eshte 70 cm. Perimetri i kokes 46 cm.
Qe ne lindje deri ne 6 muajsh ka shtuar nga 600 700 gr ne muaj.
Pas 6 muajsh, 2 muaj nuk shtoi fare këto 4 muajt e fundit ka shtuar nga 300 gram ne muaj.
Theksoj ha shendetshem edhe me shumë se ç'duhet, pi lengje frutash, ha cdo gje eshte aktive ka filluar te eci.
I kam bere analizat e gjakut komplet me formulë, pcr aslo te gjitha.
Ç'duhet te bej më qe te sigurohen qe eshte femija vetë qe nuk shton shumë, sepse me rri mendja aty.
Kam bere shumë konsulta me pediater te ndryshem po prapë s'më kanë thene nje pergjigje te sakte.
Doja ti beja edhe analizat e teroides po doktori tha qe teroidja ka shenja te tjera qe femija nuk i ka.
Do te doja eksperiencat e nenave ndoshta edhe per tu ngushelluar qe nuk eshte vetem femija im.
Dhe dicka per gjatesine eshte normale gjatesia?
Faleminderit nese me pergjigjeni!
Gjithe te mirat per ju dhe engjejve tuaj!
Pershendetje!
Te dashura nena me ndihmoni me ndonjë ide si mund ti argetoj femijen tim sa me shume? 15muajshe e nxjerr ne park, por kur eshte kohë e mire.
Nuk i pëlqen te luajë me lodra.
Pershendetje!
Para disa kohesh keni postuar dicka per valixhen qe duhet pergatitur per vete dhe per bebin per spital.
Jam ne muajin e 9-të dhe do me ndihmonit shume nese e ripublikoni edhe njëherë!
Faleminderit!
Gjithe te mirat!
Mirëmëngjesi B&V!
Jam shtatzanë ne muajin e dytë.
Cdo nate shikoj endrra me nuse, ndonjeherë shoh veten time ndonjeherë vajza qe as vet si njoh.
A ndodh prej shtatzanisë kjo?  
Juve a ju ka ndodhur?
Faleminderit për pergjigjet qe do jepni 😘😘😘😘😘
Pershendetje!
Desha të di, kur ju dalin dhembet e pare bebeve?
Vajza ime do bëj 13 muaj dhe s'ka asnje dhemb.
Ju faleminderit!
Ju lutem kam shumë nevojë, per mendimet tuaja nena!
Sa herë ne ditë i ushqeni femijet tuaj te moshes dy vjeçare, se vajza ime eshte shumë keq me bukë, nuk ha pothuajse asgjë
Jam shumë e merzitur! Jam duke i perdorur vitaminë, por asgje ska ndikuar.
A dini ndonje recetë popullore per oreks te femijes, se nuk di cfare te bëj!
Jam shumë ne stres!
Me vjen gjynah, vajza të flejë me barkun bosh!



Nga lindja deri në 2 javët e para
Fëmija mund të hajë pak, sepse fillon të njohë "botën"

Nga 2 javë
Fëmijët që lindin me peshë të vogël nën normalen, nuk kanë nevojë për shumë ushqim, ndaj konsumojnë pak.
Pershendetje!
Kam nje djale 1 vit dhe nuk fut ne goje, asgje pervec biskota me qumesht dhe kos me fruta!
Si t'ja bëj?
Është 11.5 kg.
Me ndihmoni me ndonje keshille!
Nese e publikoni anonim!
Faleminderit!
Pershendetje!
Doja te pyesja nenat qe jetojme ne Norvegji, Zvicër, Gjermani apo kudo tjeter qe mund te me ndihmojne me ndonje ndihme pune. Jemi nje familje me letra italiane, qe kemi nevoje per te punuar e ne hall te madh!
Pershendetje!
A mund te me ndimoje me një emer djali?
Ta bashkojmë me emrin Cen?
Faleminderit!
Ju lutem anonim!
Sapo kam bërë testin dhe me doli negativ, siç shihet dhe ne foto.
Theksoj qe zakonisht 1 javë perpara më vijnë gjithnjë periodat.
Kam disa shenja shtatzanie, dhimbje mesi, gjoks te fryrë.
A mos ndoshta jam e vogel, qe te dalë testi pozitiv apo te pres dhe nje javë pas dates 23, sepse me 23 shtator i kisha te fundit.
Pres pergjigje prej jush!
Faleminderit nese dikush me jep përgjigje!
Pershendetje Bebe vogëlushe!
Nese ndonje nga nenat eshte e interesuar, shes kete dyshek per bebe.
E kam blere ne Greqi 120€ e shes 40 mijë lekë, pasi femija nuk fle ne krevat me vete dhe po e mbaj kot!
Pershendetje!😊
Kam vajzen 2 vjec dhe ka si ves naten fut gishtin ne gojë.
Mund te me sygjeroni dicka?
Si t'ja heq këtë ves?
Pershendetje!
A mund te me ndihmoni ku mundem me gjetur kesoj jasteku per bebe!
Përshëndetje bebe dhe vogelushe!
Kam nje problem.
Kam ardhur me vajzen 2 vjece e gjysem ne Shqipëri për 10 ditë.
Vajza ka shumë kollë dhe per me shumë ka 5 ditë, qe ka shumë diarre, i shkon barku shumë!
I kam marre nje integrator alimentar, por ai ska berë asnje efekt.
Për t'u kthyer nuk gjej avion për këto ditë.
Vajza kur fle e ze gjumi vec duke pirë qumesht.
Këtu ne Shqipëri i jap qumesht lope.
Mos eshtë qumeshti lopes qe i ka shkaktuar bark vajzes?
Jam shuuumë e merzitur! Me thoni ndonje metodë, qe i ndalon barkun!
Kjo nuk ha fare as bukë as frutta, vec han pak mish pule dhe pi qumesht!
Ju lutem me thoni ndonje ilac nga eksperienca!
Nuk di cte bej😓😓😓
Si perdoret ky bar tek fëmijët?
Pharmacept kid care
Pershendetje nena!
Kam vajzen 17muajshe jam perseri shtatzenë ne muajin 5.2
Dje bera morfologjike. Jetoj ne Itali.
Si ka mundësi mos te vërehet gjinia ne ketë muaj?
Jo se jam e interesuar aq shumë se si vajzë, si djalë i imi është, por me habit fakti ne ketë muaj mos te dallohet!!!!
Ku ne Kosovë ne muajin e 3-të e dallon e këtu 22 jave mos me e dalluar!!!!
Pershendetje nena!
Kam djalin anemik dhe i kam marrë panxhar te kuq.
Sii ta perdor?
Me jepni nje menu!
Faleminderit!
Pershendetje!
Do doja nje artikull si ky.
Ma publikoni dot në  njoftim?
Te lutem publikoje!
Pershendetje nena!
Kam 4 muaj qe kam lindur djalin periodat vetem 1 muaj me ndaluan mbaz lindjes me erdhen ne shtator kurse tani ne tetor me jan vonuar e bera testin e shtatezanise lezultoj negativ a ka mundesi te jem shtatezane ai ka ndodhur naj njeres te vijne 1 muaj e muajn tjeter mos ti vijne
Ju falenderoj po u pergjigjet
Puthje per bebushat 😘
Urgjent!
Përshëndetje!
Ju lutem nena mëtregoni kush nga ju ka femijen me hiperaktivitet?
Cfare keni bere?
Keni marrë hapa apo si, po vdes nga meraku si nënë më tha mjeku, vajza ime ka ketë semundje e më tha kemi hapa dhe terapi.
Nuk di çfarë te bej!
Pershendetje nena te bebe & vogelushe!
Kam djalin 4 muaj i ka mbushur edhe akoma vuan nga gazrat e dhimbjet e barkut nuk po e lejne as te fleje rehat. Gjithashtu me qan gjithë dites.
Deri ne cilin muaj u kane zgjatur dhimbjet e barkut bebeve tuaja?
Edhe kam dhe nje pyetje tjeter, djali me vjell shumë shpesh edhe pse e mbaj te gogsij ai perseri vjell, deri kur ikeni mbajtur te gogsijne femijet tuaj? ndonje keshille te vlefshme se pse me qan gjith kohes dhe sbehet rehat, si duhet te veproj ?
Pershendetje!
Jam ne muajin e nente te shtatzanise, javen qe vjen kam terminin.
Isha ne spital para tre ditesh dhe doktoresha me beri vizite me dore dhe tha te ndihmova se qafa e mitres ka filluar te shkurtohet! Brenda dy diteve do lindesh me tha mirepo une skam dhimbje vetem kontraksione te crregullta. Kam dhe dy dite qe kam te bardha ne forme gelatinose me pak te kafta! Me
Falni se u zgjata, nga eksperiencat tuaja doja te dija a eshte afer lindja me keto simptoma!
Përshëndetje nëna�
Kam probleme me gjinjtë, më janë çarë dhe po kam shumë dhimbje sidomos kur po e ushqej djalin 9muajsh.�Nëse ndonjëra nga ju keni njohuri si veprohet në këso raste do t'tju isha shumë mirënjohëse.�Shëndet për ju dhe fëmijët tuaj!
Pershendetje!
Kam djalin 10 muajsh ka sekrecione shume dhe e zenë kolla ndonjehere.
E vizitova dhe me tha ti bej avull me aparatin e aerosol it, po nuk po i kalon.
Cfare mund ti perdor tjeter qe ti kalojë?
Faleminderit!
Anonim te lutem!
Pershendetje nena!  
Dua te filloj acidin folik.
Mund te me thoni si perdoret (si duhet pirë, sa ne ditë)?
Pershendetje nena!
Ju ka ndodhur nga eksperiencat tuaja te ngelni tre ditë para ciklit shtatzënë?
Pershendetje !
Uroj te jeni mire te gjitha!
Kam vajzen 3 vjet e gjysme prej tre javesh me grip ,
Kolle, hunde
Para nje jave u permiresua ,por kolla i vazhdonte.
Para tre ditesh pati temperaturë deri ne 38. Dje e sot 39 e gjysmë
E shpje ne pediatria me thone grip...ska as te ftohte ,as gryket as veshet
Vajzes ju bene kater dite me temperature ...
Cme thoni ju nena e ka grip apo ...
Faleminderit !
Pershendetje nena!
Jam nje mami e nje bebi 4 muaj, jetoj ne Angli.
Kur isha 8 muajshe shtatzane me erdhi diabeti (nuk kam pas asnjeherë diabet, as unë e as familja ime).
Te spitali me thanë qe eshtë diabet tipi 1 dhe qe vjen te gratë shtatzane. Kur linda me thanë qe nuk keni me diabet, ju ka ikur si ty, edhe bebit, po me thanë qe cdo vit kur te ketë ditëlindjen bebi te vini e te beni testin te dy per diabet, se mund te kthehet, e mundt te mos kthehet.
Dua te pyes nenat e kesaj faqeje se a kanë pasur ndonje rast si ky i imi dhe a mundt te kthehet diabet? Jam shumë ne merak per bebin, bebi me peshon 5.800 kg dhe e kam me gji, po kohet e fundit sikur nuk i del.
Cfarë duhet ti jap si shtesë qe mos ti vije diabeti?
Doktoresha me ka thanë mundoju e jepi vetem gji deri ne 6 muaj e me pas filloj Aptamil.
Nese i jap qumesht Aptamil kur mos te kem gji, mund ti vije diabeti?
Ju lutem komentoni pas jam shumë ne merak.
Faleminderit!
Ti keni me jete bebat!
Ju lutem me jepni ide per emrin e bebit, vajzes, qe po vjen!
Te jete i shkurtër, shqip ose modern.
Pershendetje bebe & Vogëlushë!
Sapo dola nga materniteti i Tiranës ku motra ime lindi nje bebe pa jete.
Ishte nje lindje normale edhe pse femija kishte 2 jave qe nuk zhvillohej dhe sipas mjekeve kishte vdekur rreth nje jave me parë. E kishte femijen e dyte. Ajo ka nje vajze 3vjece qe e ka lindur me operacjon. A mund te vijne dhimbjet e lindjes e te besh lindje normale kur femija eshte pa jete?
Ju lutem publikojeni pasi dua te di nese i ka ndodhur ndonje nene tjeter si i ndodhi motres sime?
Pershendetje b&v !
Ju lutem kush ka mundësi të më ndihmojë me nje rrethore per beba
Ju faleminderit shumë!
Pershendetje!
Desha t'ju pyes: para 1 jave kam kryer marrëdhenie pa mbrojte dhe tash kam dhimbje mesi.
Theksoj se kohen e periodave e kam me datën 24 Shtator i kisha te fundit.
A mund te jenë shenja të shtatzanisë, sepse asnjehere s'me ka ndodhur me pas keto dhimbje.
Pres pergjigje nga ju!
Ju faleminderit shumë! Uroj te jeni mirë ju dhe bebushat!
Publikojeni anonim.
Pershendetje nena!
Si jeni?
Kam vajzen 17 muajshe dhe keram disa dite qe po ve re nje shpërqendrim, qe po me shqeteson.
Here pas here ngre syte lart dhe fiksohet diku dhe sado qe ta therrasesh nuk reagon.
Ju ka ndodhur kjo gje? Disa me thone qe cdo femijë ka boten e vet :'( por nuk jam e qete :( .
Ju lutem me sugjeroni dhe nje pediater te mire ne Tirane.
Ju lutem pres sugjerime!
T'i keni mire bebat :)
Pershendetje...!
Jam 26 vjec.
Kam 8 vite me bashkeshortin tim, por jemi ruajtur (jo perzevativ apo ilace).
Kam shumë frikë te nis nje fëmijë, por tani kemi nje javë qe e provojmë ....
Sot ndjeva nje dhimbje mesi sikur të vijnë periodat...
A eshte e mundur të kem ngelut shtatzanë pas 8 viteve ruajtje.
Ju lutem anonim.
 Faleminderit!
Pershendetje!
Me falni per pyetjet dhe ju lutem pa paragjykime!
Para nje muaji bleme bileta avioni per te udhetuar jashtë,tek miqte tane, te cilet na kane derguar dhe garancine, mirëpo unë dhe goca jemi me antibiotikë.
Kuptohet unë pilula dhe ajo shurup!
A mund t'i marr ilacet me vete dhe sigurisht shurupin e kolles te goces dhe a mund te marr dhe prezevativa ne cante, pasi ne i përdorim!
A me nxjerrin problem gjate kontrollit ne aeroport?
Me falni, por eshte hera e pare qe udhëtojmë!
Ju lutem publikojeni!
Nuk dua te vihem ne siklet atje pastaj.
Faleminderit!
Pershendetje nena!
Doja te thoja nje merzitje qe ndiej ne shpirt!
Nuk kam çfarë bej po nga inati vjehrres e vjehrrit do punoj dhe per vete s'dua të rri shemtore vjehrrës.
Jam merzitur me burrin, jo se nuk shkoj, duhemi shumë, nuk zihemi, po ndihem e përulur e zhgënjyer për dicka.
Nuk shkoj me vjehrrën, vjehrrin, me nderhynin shumë.
Arritem e ofenduam njeri tjetrin, po kam falur shummë gjëra!
Do thoni ju ti s'ke gabime .
Jam e prekur e ofenduar me shumë se vjehrri me qëlloi e përshtyu, pse qëllova djalin.
Para nje viti vjehrra bente sherr,  jo kështu, jo ashtu per punët e shtëpisë.
Cdo femer di per pasterti Po i dukej vetja sikur vetem ajo di.
Nejse kemi 7 muaj nuk bejmë llafe.
Kur u zumë u thashë dua shtëpi mënjanë, benë sherr e ranë dakort, se kemi blerë shtëpi I thashë merrini ju shpinë, unë te rri me qera!
Me shpirt nuk dua pasuri jam e lodhur nga jeta, dua qetësi, le ti ketë blerë burri im shpitë le ti marrin.
Nderkohë kanë shtëpi ne Shqipëri vila te pleqve.

Pensione kanë, nuk e di pse me rrinë këtu pa punë, as djalin sma mbajnë, s'e mbaj dot thonë, po s'kuptoj dreqi ta hajë perse llogari kerkoni ne shtëpi e per fëmijën tim qe na veshja. Kur te zotet s'janë të ma mbajnë.
E nejse domethenë ranë dakort menjanë dhe burri por u futem në shtëpi të reja e akoma sjemi ndarë.
Unë nuk dua tu hap sherr, po me ka dalë dhe burri nga zemra, jo dal se nuk e dua, e dua, po jam shumë e zhgenjyer me thot Eu cfare  do bejmë menjanë po perse me genjyen.
Ndaj ndihem e zhgenjyer nga terë jeta genjeshtare.
Po kam menduar e stakuar trurin, do futem ne punë, kam variante, gjuhen e mesova djalin e coj ne kopsht.
E kam plan do dal me qera po do hajde burrit dhe me ka the me ndryshe kur te punosh e të dalim menjanë .
Po kur je ne punë e ke lek ne dorë do ta shikojmë kete vjehrrën time që me zhgenjyen ndiem e ulur si te huaj në këte shtëpi, nuk e di, e ndjej veten si punëtore, si e detyruar që jetoj me këta .
Desh kalova depresion, mu mpi koka m'u ftoh fare, s'me zinte gjumi naten, mezi ma mblodhi shoqa e ngushtë veten.
E kam qarë me ze ne shtëpi.
O Zot me jep durim e shendet!
Do punoj vet mblodha veten.edo marr shtëpi me qera.
Nuk ju uroj te keqen atyre te kenë shendet!
Faleminderit që na lironi shpirtin me fjalët tuaja!
Pershendetje nena te dashura!
Kam per te shitur shumë rroba, kepuce dhe lodra per DJEM nga 0-1 vjec. Janë pothuajse te reja dhe firmato.
Gjithashtu dhe tavolinen per larjen dhe ku ndërrohet bebi, Perifan.
Jetoj në Tiranë.
Faleminderit!
Ju lutem me ndihmoni,
I bera djalit 13 muajsh analizë hekuri dhe i doli 33.
Çfarë ushqimesh t'i jap që t'a kalojë?
Ai dhe nuk ha, as lengje nk pi, vecse gjoks!
U cmenda për Zotin!
Faleminderit!
Pershendetje nena!
Uroj te jeni mirë!
Sapo mora vesh, që jam shtatzënë.
Shqetësimi im eshte se ka qenë pa plan dhe javen e kaluar isha me infeksion ne fyt mjeku me tha azitromicin 500 mg un i piva 4 dit cdo 24 ore,e sot mesov qe jam shtatzan kocidon qe antibjotikun e kam pir kur un kam qen shtatzen si mendoni ju ka efekte anesore?U konsultova me mjeken time gjinekologe e me tha nuk di cte them askuh se di aty shpresoj qe cdo gje te eci mbare.Qofshit mire me bebushat tuaj.
Përshëndetje!
Doja te merrja mendim nga eksperienca juaj!
Kam 9 muaj qe i kam hequr qumeshtin e gjirit djalit, por dje vura re qe kam akoma qumesht!
Si ka mundësi, a eshte normale kjo?
Anonim ju lutem!
 Pershendetje,!
Po rikthehem te ju si gjithmone per mendimet e mamave :)
Kam deshire t'i filloj vajzes 3vjeç vajin e peshkut kete periudhe. Cilin me sugjeroni ju, qe i keni marre femijeve tuaj? Ju faleminderit :*
Pershendetje.
A mund ta publikoni?
Doja te dija ne cfarë muaji i keni vendosur bebushat tuaj ne rreth (rrethore)
Faleminderit!
Pershendetje!
Ju lutem Bebe & Vogelushe nese mundeni te postoni mesazhin.
Dua te dhuroj rroba per nenat, pantallona, bluze, xhaketa, pallto, jane nr.38-40. kepuce nr.37-38, lodra per femije, kukulla. Duke qene rroba te mira dhe shume pak te perdorura dua te ju vij ne ndihme. Ju lutem me shkruani ne koment pasi do ju kontaktoj me sms dhe dergesen e rrobave ne vendin me te afert tuajin do u'a mundesoj une brenda tiranes.Faleminderit. Anonim ju lutem.
Pershendetje Nena!!
Kam 3 muaj e gjysem qe kam lindur vajzen.
Problemi im qendron se njera nga buzet poshte me eshte varur qe mbas lindjes.ju lutem nena me thoni nese ju ka ndodhur edhe juve nese kalon vet,apo mos ndoshta duhet te bej ndonje gje??
Jam shumë ne merak
Pershendetje nena te dashura!
Doja te dija nga eksperiencat tuaja sa ka peshuar bebi juaj ne javen e 31-të te shtatzanisë, sepse mua po me duket shume i vogel bebi im.
Ju falenderoj shume!
Pershendetje!
Kam vajzen 8 muajshe dhe e ushqej me gji plus dhe ushqim.
Ka rreth 3 jave qe me jane care gjinjtë 😥.
Kam perdorur nje pomade Multi mam gjithashtu dhe vaj ulliri me mjalt. Tani i jap per te pire vajzes vetem nje here naten kur me zgjohet njerin gji, naten tjeter i jap tjetrin.
Problemi eshte se sapo arrijn te mbyllen te carat me krijohen prap sa te pije vajza. Keshtu me duket sikur po me iken dhe gjiri dhe me vjen keq tja heq. Se eshte dhe ne fazen e daljes se dhembeve. Ju lutem nese i ka ndodhur ndonjeres nga ju kjo gje dhe di ndonje ilac apo mjekim popullor. Ti keni me jete bebushat dhe flm B&V nese e postoni.
Pershendetje nena!
Kam vajzen 3 vjec, mirëpo sepse mi perserit fjalet për shembull e pyes si je ti , ajo thotë prapë si je ti? Jo te thotë mirë jam.
Pothuajse çdo dit me perserit fjalët nuk m'i lidh shumë shumë pak, për shembull: du bukur, du uj du sallam, du xhiro, xhiro me makinën, du kukla du ballkon teri.
Emrat na I thot te terëve dhe mua ne emer Jo mami, po ska konceptin e lidhjes se fjaleve .
Kështu loz me kukulla gjoja I jep te haj ha cik bukë u thotë, po dhe pampersin sma ka hequr, ulet ne banjë dua furcen me thotë gjoja lan dhembet.
E imiton bej cik Culen thotë pshsh dhe kaka po nuk e bën!
Me plasi shpirti eshtë dembele dhe shumë nevrike do t'i shkojë e saja dhe me duket sikur ca fjalë mi thotë si permendsh kuturu .
Nuk thotë merre telefonin po drejtohet nga unë e me thot jepma qe mere siprapsi fjalët, me ka cmendur vdiqa.
Kam dhe shumë merak te përsëritja e fjaleve se ekolalia s'eshte gje e mirë.
Pershendetje!
Djalit tim 5 vjet i janë bërë qafa, kryet edhe faqet me puçrra!
Ju lutna kush mundet me më treguar ndonjë gjë natyrale, qe i ndihmon me hjek .
Faleminderit kush më ndihmon!
Kalofshi mirë!
Ju lutna anonim!
Pershendetje nena!
Ju lutem kush ka ndonje karroce per te falur dhe rroba per foshnje... pasi kam nje te njohur qe s'ka mundesi te blej as rroba te te perdorurat vajzes e jo me karroce te re!
Ju lutem nese keni mundesi ndonje karroce dhe rroba per nje bebe 4 muajsh vajze.
Do ua dinte per nder dhe nena e femijes po dhe vet Zoti... :(
Pershendetje nena!
Uroj te jeni mire bashke me bebat tuaj..
Ju lutem mund te me ndihmoni ne lidhje me nje problem qe sapo e konstatova, nese i ka ndodhur ndonjeres prej jush..
Jam ne javen e 21 te shtatezanise, dhe sapo vura re qe ne njerin nga gjinjte kisha nje rrjedhje te vogel fare, ngjyre transparente.. A eshte normale apo duhet te shqetesohem?? Theksoj qe ne shtatezanine e pare, nuk me ka ndodhur...
Ju falenderoj shume per ndihmen tuaj..
Kush mund të me ndihmoje pak, si ka dal kjo analizë?
Ja bera djalit, eshte 13 muajsh.
Mirëmbrëma!
Te lutem me kthe pergjigje nqs e lexon tani.. 😭😭
Me eshtë mbushur djali me pucrra si flluska me ujë.
Tani po fle, po kam shumë merak.
Cfare mund t'i bej ndonje gje, se s'kam as ku te dal tani, jam vetem!
Mirëmbrema mama!
Doja te ndaja me ju dicka qe e shoh shpesh tek vajzat e vogla.
Qe ne kopesht kur ka ndonje koncert per femije kam pare nena qe i lyejnë vajzat e tyre, buzët, faqet sytë, qerpikët!
Si mendoni ju duhet ta bej mamaja këtë?
Unë per vete them jo s'me pëlqen, qe vajza ime 5 vjece te lyhet.
Me duket e shemtuar kjo gje kur vajza ime merr tualetet e mía unë perpiqem tja vështirësi, psh mos i lyej buzet se te prishen, as sytë se te dhembin.
E vetmja gje qe mua me pelqen per vajzen time thjesht te lyej thonjte e te hedhë pak parfum ndoshta edhe pse jam 25 vjece e mund te dukem e prapambetur kjo gje sme pëlqen
Ne Gusht kisha nje dasem e kur me del para nje kushërirë 12 vjece qe me ishte lyer shumë e me dukej si klloun.
U habita si nje femije aq e vogel ishte lyer me shumë se mua, qe jam grúa me burrë.
Kjo gje sme pëlqen!
Unë them qe nese vajza ime me degjon e do perpiqem qe te me degjojë qe pas 18-20 vjec te lyhet e te mbaj telefon, se tani 5 vjec eshtë e vogel.
Ka kohen e lodrave dhe te kukullave un s'po them qe ta mbaj pis, po jam kunder ne moshë te vogel lyrja nje femije apo mbajtja e telefonit ne per femijet punojmë e jetojme ti krijojmë kushtet ta veshim ti blej gjerat qe do po per keto te tjerat unë jam kundra shumë!
Mirembrema!
Kush nga ju ka bere analizen Amniocinteza dhe si jeni ndjerë pas kesaj procedurë?
Ju lutem te me ktheni pergjigje!
Une e kam berë sot, por kam dhimbje barku!
Ju lutem publikojeni anonim!
Amani moj nena me ndihmoni!
Cupes mi ka renë floku dhe me ka zene meraku ju ka ndodhur juve kjo gje, se po cmendem!
Faleminderit!
Pershendetje mama!
Sapo jam kthyer nga pushimet jashte Shqipërisë e kam humbur daten e regjistrimit te femijes ne kopesht!
Ju lutem me thoni si tja bej duhet ta le pa kopesht kete vit...?
Me ndihmoni nese dini ndonje kopsht shtetëror qe mund te ma marrin!
Faleminderit!