Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



U be bebi 15 muajsh?
Iku dhe kjo pune s'e mbaj me ne krahe! :-D
Ecen vete ...po c'ecen them une? Vrapon si Titaniku drejt ajsbergut dhe koka s'ka vend me per xhunga :-D
E dashuroj kur niset me vrap dhe sapo e therrasim ne emer , kthehet, na shikon dhe tallet mire me ne prinderit duke na kthyer kurrizin si te na thote:
- E posi posi aty e kam mendjen une, tek juve :-D
Pak e nga pak i jep sharm levizjeve te veta se helbete goce ma, ku ka si gocat :-), i hipen kalit lekundes qe une e kam vene te bllokoje deren qe te con tek shkallet, sikur po ben gare me pengesa por qe harron te kthehet e te marre stafeten dhe kalon ne anen tjeter te botes si Kolombi te zbuloje Ameriken... por kjo e imja do te zbuloje boten mbare s'i del Amerika :-D
Pra sic mund ta kuptoni ka ardhur momenti te zbuloje ambjentin.
Nese nje muaj me pare mamit i kerrciste shpina duke e mbajtur dhe as paracetamoli 500mlg nuk i bente derman (qe theksoj me beri te ngrihesha ne kembe 2 ore pas lindjes se goces), tani s'ka me qofte ke daja, tani me duhet qe une mami ti marr qera Batmanit shikimin me rreze infra te kuqe...
ndersa babi gjalle ne bote se iu forcua zemra...
kur i bie nga duart fillon e leshon lot per gocen e babit :-)
Kur kalon nga dhoma tjeter dhe s'e marrim vesh s'i e kaloi murin si Patrik Swayze-i tek filmi "Shpirti" :-D mami dhe babi duhet ti persosin reflekset se mendimet dhe iniciativat i merr pasi i ka zbritur shkallet,
me thjesht me pare e ben nje veprim sesa e mendon ta beje! :-D
Ose kush nuk e ka gjetur bebin e vet duke kerkuar nje loje tek sirtari i lodrave dhe meqe jam aty a nuk e zbraz edhe komplet dollapin? Si dihet gjej ndonje gje per te ngrene, mundesisht e sperkatur me qime dhe rere kepucesh nga ato te miqve qe sapo po percillen tek dera nga mami dhe babi?  :-)
Bideja eshte bere lavamani im personal! Merre pastroje mam dhe nese nuk me ndihet zeri per nja 10 minuta dije se jam duke lare pellushin e preferuar se pis, kak,iii, shih si eshte bere tek gusha i tregon me gisht mamit, se babi po ti themi na e beri gropen ahaaaaa!
Ka ardhur momenti qe sendet e shtepise te vihen sipas gustos se bebit, i iku koha mamit... edhe babi sthote me si dikur Shpirt si te kesh qejf ti regulloje shpine tone te re! Kuptohet kur sapo ishim njohur! :-D
Pra me rregull treshi mbreteresha e shtepise eshte goca, mami le te behet Hirushe prape po deshi, te laje me dore carcafet se edhe nusja e dyte e babit (lavatricja) s'ka qejf me te ferkoje e te heqe njollat, duhet paralarje me dore perpara :-D
Po sendet e rrezikshme ku do vihen? Se sic e dini ne te gjitha, ne raftet lart s'mund ti veme de ... s'ka me plenc per mace do i mbyllim me celes! :-D
Hirushja e vogel e gjeti princin.... por jo te vetin ... ia rrembeu mamit!
Dhe ta shihni babin si e le koken!
Si vej faj?
Kollaj kur te rrembeu cuni?_ buzeqeshin te dy,
Babi dhe goca nga prehri i embel i babit! :-D



E mira e te mirave do te ishte qe nena te dale pozitive testit te toxoplazmozit para se te mbetet shtatezene. Por para dhe jo gjate shtatezanise, sepse kjo semundje demton fetusin.
Nese merret gjate muajve te shtatezanise. une personalisht isha negative ashtu si ty dhe nena qe eshte negative duhet te beje sa me shume kujdes te mos haje pa lare mire fruta, perime, sallaten jeshile etj sidomos kur i ka nga kopshti i shtepise apo te blera nga tregu fshatar.

E gjithe bota mezi pret fundjaven, une pres te henen e embel! :-)
Sot sikur nuk e kisha pushim, por pune me ore shtese :
energjia fundjavave dhe naten kushton me pak, keshtu qe e shtuna eshte pune e zbor bashke, mbush e zbraz lavatrice,shkund rrobat para se ti fusesh,do ti ndash me ngjyra dhe me etiketa se rrezikon, qe nje bluze mendafshi, per te dale qe mezi e ke blere per gocen, te katandiset kokoshi nje thele e te shkoje kot, :-)
pastaj fillon zbori i hekurosjes, te del shpatulla vendit, se ne fundjave kursen energji prape, bertet me te madhe "mbyllni dyert e banjes" se nuk prek dot panolinin e hedhur ne bidè, kur je duke nderruar gocen, pastaj harron komplet qe e ke lene ta kape sa me lehte te jete e mundur dhe goca vete lyhet komplet me kake e ta sjell edhe afer tapetit ne dhomen e ndenjjes, nderkohe qe je duke shijuar njekohesisht hekurin dhe "sos taten" qe e rregulloi dhe nje familje tjeter.... ndersa ne jemi destinuar te mos dime te menaxhojme nje dite pushimi.


Ne rastin e bronkitit te vazhdueshem fjala kyce zakonisht eshte Deti, Deti, Deti :-D
Por perpara shtepise sime kane hapur nje grupe kripe, por para se ta coje nena zakonisht duhet te dije a funksionojne te tilla ambjente?


Eshte e zakonshme qe gjate periudhes se shtatezanise gruaja te ndjeje krruarje dhe djegje te jashtme. Zakonisht gjinekologet pershkruajne detergjente per higjene intime ose vaj zbutes per tu aplikuar ne nivele lokale.
Situata komplikohet kur nena ka spirale dhe ndjen dhimbje para menstruacioneve edhe tek grate qe nuk kane statuse interesante :-) ne facebook pra qe nuk jane duke pritur.
Dhimbjet ne bark mund te jene pasoje e alergjise nga metali i spirales, ose reaksionit te nje trupi te huaj ne afersi te saj, pra shkaqet mund te jene te ndryshme.


"Cfaaaaaare? Do hedhesh poshte keten librin?" - bucet zerin Edi duke zhvidhosur baterite e librave te tij te vjeter muzikor me perpjekje danteske dhe ne kete "krah te hekurt" sa here qe marr persiper te rregulloj e te bej pak vend per librat e rinj ne biblioteken e dhomes se femijeve.

Eh me te keqen mami te ishte per mua do ti mbaja te gjitha!

Ashtu sic mund te vetekuptohet jo vetem bebja qe lind para kohe por edhe gjidhenia lind e tille. Numri i vakteve duhet te jete me i madh pra pak dhe shpesh cdo vakt, per te evituar mostretjen e sasise se madhe te qumeshtit, qe mund te jene pak te tolerueshme nga foshnja.



... te zgjedhesh barnat (antibiotike) apo perjashtimin i tyre per te trajtuar simtomen behet shume i veshtire.  Ne se dhimbja e grykeve ose e quajtur ndryshe faringiti (dy metoda te ndryshme per te treguar  te njejten patologji) e shoqeruar me kolle, zenie hundesh apo temperature nen 38° C mund te hipotizohet se ligeshtia mund te kete origjine virale.
Ne kete rast gjeja me e mire ne kushte shtepiake eshte perdorimi i lengjeve: femijes pra duhet ti ofrohet uje dhe lengje te ngrohte, te mrekullueshen dhe zhbllokues hundesh ekonomike te afte te shkrijne gelbazen. 


Te zgjedhesh babysitter-in? Pse erdhi kaq shpejt koha per te filluar pune :-(
E cila nene qe i eshte dashur ti kthehet profesionit nuk e ka thene ket me dhimbje ne zemer?!
Atehere dy tre rregulla kryesore qe edhe mos te kthehemi ne komisariatin nr: 3 te lagjes, por edhe te hedhim pas kraheve shqetesimin e tepert, edhe pse sic mund ta marrim me mend te gjitha nenat, me foshnje te vogel koka mbetet prapa :-D

Dhe jo vetem kaq por edhe cfare qetesimesh mund te sjellin  ne cdo rast: :-D

Barerat natyrale:
Kamomili,
Finoku,
Melisa.


Jeta eshte matematike Olimbi!
Sidomos jeta me femije! Sa me shume perkthej aq me shume e kuptoj se mjafton te mesojme nja dy formula dhe i zgjidhim problemet me ta! Ose po nuk i zgjidhem te pakten qetesohemi, se si ne ka dhe shume nena te tjera qe po kalon naten pa gjume ne sy e ndoshta duke qare pa zgjidhje bashke me beben :-) Nuk di juve por une kete them me vete kur ime shkrihet ne vaj madje i them tim shoqi: Kete procke qe me bere Nikollaq s'do ta harroj! :-D
Gabimi i pare qe behet me shpesh nga prinderit eshte qe te vleresojne njelloj si te qaren e foshnjes se porsalindur me ate te femijes se rritur, ose me pak fjale te konsiderohet si shprehje dhimbjeje ose emocioni te forte. Ne te vertete e qara e foshnjave s'eshte gje tjeter, vecse kerkim vemendjeje te prindit, forme komunikimi dhe dialogu.
Normalisht foshnjat ne dy javet e para te jetes qajne:
1 ore e ¾ ne dite,
2 ore e ¼ nga java e 2 deri ne te 4,
2 ore-2 ore e ¾ gjate muajit te 2
dhe 1 - 2 ore nga i muaji i 2 deri ne te 3 te jetes..
Behet fjale pra per nje fenomen te vazhdueshem dhe me shume se kurre natyral.
Ne ditet e para te jetes se foshnjes eshte e veshtire per prinderit te perkthejne te qaren e foshnjes, deri ne njohjen e mire reciproke mes tyre.

Pyetja:
Miredita doktor kam nje vajze 5 muajshe dhe disa dite me pare vura re qe ka nje cist keshtu duket. E prere nga frika mora menjehere pediatrin tim ne telefon. Ai me keshilloi te rri e qete se kalon! Ju c'me keshilloni?

Pergjigjja e dr. Spagnolit! :
Sipas meje mund te jene hormonet tuaja te nenes akoma ne trupin e vajzes suaj.
Eshte mire te shihet "evulimi pra zhvillimi ose jo i ketij "cisti".



Dhe ja ku jemi tek permbledhja se e zgjate shume mami Elda!
S'ta ka ngene njeri kaq shume dy llafe dhe dil ne dere! :-D
Si duhet te beje cucin cuni dhe si duhet ta beje goca?
A ka rregulla per kete?
Po ka rregulla dhe jane me numer perpara keshtu qe pa humbur kohe para se te zgjohet Aida ime le ti veme edhe keto rregulla:



Dhe ketu fillon nervozizmi yne dhe padurimi ose me mire te themi i imi po njehere :-D shfryj e nxehem sa te mos me dale njeri perpara nderkohe qe eshte e rendesishme te ndjekim disa "truke" dhe te jemi te pergatitur.
- Beni "pieno-full" me nderrime carcafesh  dhe plastmase te posacem anticuc nje perdorimshme nga ato qe te pakten ju shpetojne dyshekun se nuk lahen kollaj te shkretet apo jemi nga ato xhiga ne si nenat tona qe i shqepnin dhe i qepnin nga e para :-) !Une flas per vete po te kishte zgjatur me shume se nje jave qe zgjati do isha kthyer mbrapsht dhe do i vija panolinin :-D gje mbi te cilen nuk ka kthim prapa po e nisem se keshtu kushedi ku e kemi davane :-D


Zakonisht meqe flasim per femijet qe nuk e mbajne dot cicin ne moshat 3-5 vjec atehere po ju sjell eksperiencen e infermiereve eksperte te uroterapise ne Suedi ne nje traning me femijet e moshes parashkollore, te cilet jane ndare ne grupe te vogla dhe rezultati ka qene i mire te pakten gjate dites.



Periudhe qe mund te na duket sa nje mal per te kapercyer...por me pak truke dhe duke treguar durim me femijen tone cdo gje kalon. Deri ne 5 vjec eshte mese normale qe te beje cicin ne krevat dhe zilja e alarmit duhet te na bjere pas kesaj moshe. Enuresia (urinimi ne krevat) nuk eshte semundje.


Realizojme gjellen klasike me bamje dhe mish ashtu sic bejme per pjestaret e rritur te familjes.


Sot isha me fat se nje mikja ime ma kishte bere dreken gati :-D  gjej rastin ta falenderoj se ma kishte bere borxh me menu komplete: qe nga pjate e pare, pjate e dyte, embelsire (kadaif: fotoja me siper) , frut, kafe, tretes kafe ahaaaaaaa!