Facebook

Search

Loading...
Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Klikimet totale te miusheve ;-)




Capisco! Fate finta di non aver sentito ... con due figli non mi stupirei se il calo del desiderio arrivasse nelle punte dei piedi. Ad un certo punto anche se non ho mai avuto mal di testa nella mia vita, ora c'ho tutti i giorni l'emicrania ma quella vera, quella cronica :-)  
Sapete cosa dice la leggenda? C'era in un tempo lontano...  un padre per la prima volta! Aveva una moglie bellissima! Solo che da quando è arrivato il loro primo figlio, non voleva piu andarci a letto con la sua moglietina. Trascorso un mese, trascorsi due, ma il marito non voleva piu sapere di lei. Lei poverina  si trucava e metteva il vestito piu bello ed ogni notte e appena il marito si coricava, apriva  la porta della stanza e con una voce pieno di desiderio e amore chiedeva a suo marito: 
- Hai bussato per caso? 
 
Per una pappa: 
1 carota 
mezza patata 
50g di proscutto cotto 
20g di spinaci 
2 cucchiai di semolino 
1 cucchiaio di parmigiano    
olio extra vergine di oliva.    





      Ingredienti:
  • crema di mais e tapioca (2 cucchiai)
  • ricotta(20gr)
  • acqua(500ml)
  • una patata
  • una carota
  • una zucchina
  • olio extravergine di oliva
                                  
       Ingredienti:
  • crema di riso (2 cucchiai)
  • trota(cotta a vapore o omogenizzata)
  • acqua(500ml)
  • una patata
  • una carota 
  • una zucchina
  • olio extravergine di oliva 




Oggi cuciniamoooooo.... cuciniamoooooo....
Polpette di carote :-)

Una ricetta sana e vantaggiosa perche le proprietà delle carotte e dei laticini consentono un migliore assorbimento del calcio contenuto nei latticini"

Ingredienti per 4 persone:
3 cucchiai di ricotta
3 carotte
un cucchiaino di timo
2 cucchiai di grana grattugiato
grissini
un pizzico di sale



Te pergatisesh gjirin per ti dhene qumesht bebit shume dite para se te linde. Lexoni rreshtat me poshte per te hequr cdo dyshim!

Je ne pritje dhe deshiron te ushqesh femijen tend me gji? Gjivaktet jane gjeste naturale, por duhet te bejme kujdes, qe te nisim me kembe te mbare dhe ta ushqejme te lumtura femijen tone. Te shohim disa nga keto parapergatitje.

Gjiri vete "pergatitet" qe nga pritja. Qe ne javet e para te shtatezanise, gjiri peson ndryshime per t'iu pershtatur gjivakteve. Kur bebja vjen ne jete, gjithcka eshte gati per ti garantuar ushqimin ideal per nje rritje te shendoshe dhe nje zhvillim te ekuilibruar te qumeshtit te nenes.



Zakonisht idete per te shkruar ne blog nuk me vijne nga qielli, por nga bota virtuale. Gjate nje diskutimi sfilites, kuptohet shume nena ishin aty per tu sqaruar sa me shume mbi perdorimin e qumeshtit te lopes apo jo tek femijet dhe bebet. Ndonjehere na ben mire te diskutojme edhe pse lodhemi dhe shume here mike te miat me thone: Mos e vrit shume mendjen Elda! Kush do nxjerr vete konkluzionet e veta!

                                      

Kungulleshka.
Skuqni kungulleshkat me pak kripe dhe vaj ekstravirgjer ulliri. Sperkateni me borzilok te grire te fresket nese e shihni te arsyeshme.


Pure e pasur me proshute.
Beni nje pure patatesh + proshute te ziere cotto dhe pak djathe te therrmuar, sperkateni me dy luge kafeje vaj ekstravirgjer ulliri. nga 9 muaj e ketej.
Vaksine per te gjithe nese ne shtepi ndodhet nje bebe!
Perqindja e femijeve me kolle te mire per fat, virtualisht eshte ne nje shkalle gati mosperfillese midis te vegjelve, sepse ata u nenshtrohen berjes se vaksines. Bakteri i kolles se mire eshte i perhapur tek te rriturit dhe te moshuarit, te cilet preken nga kjo semundje kur mbaron efikasiteti mbrojtes i vaksines qe u eshte bere ne femijeri. Rritja e moshes mesatare te rasteve me kolle te mire eshte shqetesuese jo per rreziqet qe infeksioni sjell tek te rriturit ose te moshuarit, sesa per mundesine jo te qellimshme qe ata kane per t'jua kaluar infeksionin foshnjave ende te paimunizuara.
Strategjia e keshillueshme nga ekspertet per te mbrojtur foshnjat eshte te vaksinohen prinderit, gjysherit xhaxhallaret: Familjaret qe kane kontakt te perditshem me te porsalindurin.



Dikur ishim vene ne gare: Kush ishte bleta me punetore e pallatit! ;-)
 Tani jo per tu treguar nikoqire, po me punetorja jam vete... lol.

Kur dolen ne mode banjot e reja me bidè , une dhe ime me, qe edhe me ka rrahur ndonjehere kur nuk i beja punet si donte ajo ;-) merrnim markushin ose zorren e ujit dhe e vadisnim banjen derisa teta Sheges, qe banonte poshte nesh, e shkreta sa e kishte rregulluar banjen e vet, i dilte uji ne tavan ;-) por sot Carrie e Bebeve&Vogelusheve ka vendosur te shkruaje ne ditar si dizinfektohet banja.
Per miken time Aida qe pret nje bebe te bukur, Emen time rrumbullake ;-)))


Nusja- barkun gjer ne buze. Dhia e bardhe barkun gjer ne toke. Dy shtatzenat ne shtepine e Bakush Stralles priteshin te lindnin o ne nje kohe, o njera pas tjetres. Keshtu kishte thene plaka, e shoqja e Bakushit. Dhe ashtu duhej te ishte.
Nusja - koken varur e syte perdhè.
Dhija e bardhe- koken lart e syte xixe.
Nuses i kishte dhene kooperativa lejen e barres. Dhise ia kishin dhene lejen Bakushi me te shoqen. Kur vinte ne mbremje nga puna Ganiu, mezi priste te shoqen ne dhomen e fjetjes deri vone medemek, per ta pyetur si e ndiente veten de, e per t'ju gezuar se bashku femijes se pare qe po prisnin. Por e shoqja vonohej e vonohej, se punet e shtepise nuk kishin te sosur.
Kur vinte ne dhome, nusja s'kishte fryme me te gezohej. Ngordhte ne gjume. Trembej naten.
- Moj ti c'ke keshtu? - e permendte i merakosur Ganiu.
- Vdiqa! Nuk di c'kam - ankohej e qahej nusja.



Vec nje dite bark Aida ime! Thua te jene duke i dale dhembet? E provova te prek mishrat por nuk mund te them se i ka te forte, te fryre dhe te skuqur, ndoshta i shemb barku, sepse keto tre dite ka qene ftohte ... kohe per polenta i thone bergamasket ;-)

Pra s'di se kujt t'ja ve megjithate, meqenese i shtova pak kamomil tek qumeshti i darkes dhe u stabilizua shume shpejt, nuk besoj se e ka nga dhembet. Gjithsesi sigurine do ta kem vetem pas tre kater ditesh... nese shoh nje dhemb te dale atehere e hodha me kaq... nese jo, kam rruge te gjate per te
Sot s'desha te bej pis shume tenxhere! Dhe meqenese kam tre kater dite pa dale ke blogu dhe ja kam var cik trajsen vendosa, deri sa te flere Aida te shtoj nja dy tre receta qe gatova sot. Por sot gatova me te njejtet perberes si papen e goces ashtu edhe papen e babit dhe te mamit! 
Fillova sigurisht me papen e goces dhe ketu bejeni rregull pune, jepuni per te ngrene ne fillim bebave dhe pastaj merruni me me te medhenjte, femija do jete i ngopur dhe nuk do t'ju bezdise.


Elbasan i bukur, Elbasan! Sot kam vendosur do ther nje pule ahaaaaaaa! Per gocen, por jo per krushqit nga Elbasani se eshte ende e vogel, thjesht per papen e kisha fjalen.... :-) 
Marrim nje pule te paprere, te plote. E lajme mire dhe nese ka pupla te pahequra sic duhet atehere e percellojme ne zjarr. Nese e keni ne frizer atehere pula duhet nxjerre te shkrije tre ore para se te gatuhet. 
                                          


Krem orizi 2 luge 
Trote (gatuar ne avull ose homoxhenizat)
uje 500ml 
1 patate 
1 karrote 
1 kungulleshke e njome
vaj ekstravirgjer ulliri.

Lani zarzavatet. Qerojini dhe i ndani ne copa. Zjeni ujin dhe shtoni zarzavatet duke i zjere per 30 minuta. Filtroni lengun dhe kaloni zarzavatet tek kullonjesja e perimeve. Zjeni nje filxhan caji me leng perimesh 200 ml, shtoni lengun e orizit dhe e zjeni per 5-6 minuta. Hidheni kremin ne nje pjate, bashkojini duke i trazuar, tre luge zarzavate troten e zjere ne avull dhe vajin ekstravirgjer te ullirit. Sherbejeni ne temperature ambjenti. 

Vlerat ushqyese te recetes: Trota permban omega -3, te nevojshme per sistemin nervor.  (nga: mami sa e mire)



Eshte hapur llafi se ne shtepine time gatuhet mire ;-) Keshtu thote nje reklame  e nje firme te njohur dhe me te vertete jo per tu mburrur se eshte ime me, por mami sot e kishte qare zemren time ahaaaaaaaaa Shihni foton dhe gjykoni vete: 



Griu gjysmes banane dhe gjysme dardhe ne rende jo ne mixer se me dhemb barku dhe fruta derrmohet jashte mase.



Përbërësit:  

Krem misri dhe tapiokë (2 lugë)
gjizë e fresk
ët (20g)
uji (500ml)
një patate
një karotë
kungull i njomë
vaj ekstra i virgjër ulliri


Kete kend te blogut ia kushtoj tim eti, qe per fat te keq, sapo mora vesh qe ka thyer kemben dhe do rrije tre muaj ne allci! Sa me shume kalojne vitet ne emigrim, aq me shume i dua! Kam pershtypjen se kohen per te ndenjur me ta e kam konsumuar shume keq. Tani e kerkoj me qiri ate kohe, qe kam kaluar krejt e shkujdesur dhe moskokecarese per te vleresuar si duhet nje dhurate kaq te bukur, qe na falet ne nje moshe shume naive Gjithashtu edhe dy tre keshilla edhe per bebet tona, pasi ato rreth 3-4 muajsh duan nje vemendje te vecante per te shmangur reniet. 



Pape me bizele, spinaq, patate, karrota dhe mish pule.
Hedhim perimet e paprera ne nje tas qelqi me uje dhe karbonat sodiumi (sode).

 I leme te disinfektohen dhe i presim ne copa te medha te gjitha bashke ne uje te ftohte. Shtojme nje dore bizele, nje kubet spinaq, nje karrote,



Vetem brenda dhjete viteve te fundit gjithcka ka ndryshuar. Kane mbetur ne klase kalendaret dhe menute fikse. si pasoje kalimi nga qumeshti i nenes ose ai artificial, tek ushqimet e ngurta mund te filloje pa asnje brerje ndergjegje nga nena. 
Me pak rregulla ne krahasim me te shkuaren, por te sigurta per ti mesuar femijes te ushqyerin "plotesues" te pakten deri ne vitin e pare te jetes. Me pak fjale te vazhdohet me gjivaktin ose ushqimin me qumesht artificial, por duke futur ne programet ushqimore te femijes te gjithe elementet e tryezes per te rritur, pa ekzagjeruar me proteinat. Dhe gjithmone ti drejtohemi pediatrit te besuar per cdo hyrje te re ne menune e bebes.

Sikur grate shqiptare te ishin te interesuara per te rejat mbi heqjen  graduale te qumeshtit te gjirit bebes se tyre, aq sa jane te interesuara per te rejat mbi veshjen, lukun dhe moden, bebet shqiptare do zinin vendin e pare ne top ten-in boteror te rritjes se foshnjave dhe kur them kete, ne radhe te pare flas per vete. 
Jemi injorante ne kete fushe dhe sa me pare ta pranojme kete aq me mire do te jete per bebet tona. Sot jam pak e nxehur mos ma vini re, prandaj vendosa te shkruaj dy fjale mbi kete argument. 

Per nje lakror: 

500 g miell 
2 gota uje te gazuar 
80 g vaj ekstra te virgjer ulliri 
1 kg spinaq 
1 qepe 
1 thelpe hudher 
100 g djathe i grire parmixhan 
500 g gjize deleje 
5 veze te pathyera 
kripe 
borzilok te fresket gjethe 
majdanoz 


 Per nje racion pape:
1 karrote 
gjysme patate 
50 g proshute (cotto) te gatuar 
2 luge krem bollguri (semolino)
1 luge djathe kackavall pa kripe
Vaj ulliri 2 luge kafeje

Pergatitni nje leng vegjetal me karroten, spinaqin dhe pataten. Sapo te jete gati ndaje lengun nga perimet dhe me dy qepshe leng perimesh ziej pak bollgur. Frulo nderkohe ne mikser pataten dhe spinaqin dhe shtoji proshuten (cotto), vajin e ullirit dhe djathin e grire. Frulo edhe per pak sekonda papen, shtoji bollgurin e nxehte dhe servirjani femijes duke pasur kujdes temperaturen. 







Sik.... sik... sik..... Mos ja filloi prape :-) 


Lemza èshte nje reaksion, qe shkaktohet nga kontraktimi i pavullnetshem i diafragmes, gjate te cilit fluksi i shpejte i ajrit provokon kur kalon neper kordat zanore dhe shkakton zhurmen klasike te lemzes "sik". 
Eshte nje fenomen qe vihet re qe ne barkun e nenes. Ndonje nene me fat mund ta kete hasur kete gje edhe gjate ekografise :-) . Tek bebet qe ushqehen me qumesht, sidomos tek me te vegjli, ne muajt e pare te jetes, eshte nje fenomen mese normal, por mund te vazhdoje edhe tek me te rriturit qe vazhdojne ende te pijne gji. Ata me te vegjlit kur pijne qumesht ose uje kane tendencen te thithin edhe me shume ajer, kur pijne ose hane me qejf dhe me shpejtesi ose kur jane nervoze perfshihen nga kriza te qari. Ky fenomen shfaqet kaq shpesh tek bebet saqe ne te rriturve na duket shume anormal. Nuk duhet te shqetesohemi pervec se ne rastet kur lemza shoqerohet me vjelljet e shpeshta, zhurmat e kraharorit, renie drastike ne peshe, rritje e ngadalte, shqetesime te renda naten, nderprerja e gjivaktit me te qara te pangushellueshme. Nese Lemza shoqerohet prej ketyre shenjave atehere drejtohuni menjehere pediatrit tuaj te besuar. 

Pergjegjesi  i shume neteve pa gjume per prinderit eshte edhe ajri ne bark ose sic quhet ndryshe Kolika. Ne goje ka nje nerv pergjegjes per  funksionimin e gjuhes. Nese ky nerv eshte i shtypur nga kockat dhe koka, gjuha ka funksion te reduktuar levizes. Dmth bebi nuk arrin ta puthite ashtu sic duhet pas gojes, dhe kjo sjell faktin qe bashke me qumeshtin femija merr edhe ajer. Qe ketu lindin kolikat e ajrit ose te gasozat. Ne si nena duhet te bejme kujdes zhurmen e gojes qe ben bebi yne kur pi. Nese bebi leshon shpesh nje zhurme si kur kercasim gishtat me njera tjetren gjate kercimit te Napolonit muzikes se famshme shqiptare ;-) atehere kjo tregon qe bashke me qumeshtin bebi po thith ajer.

Cfare duhet te bejme ne keto raste? 

- Ti bejme bebes sone nje masazh mbi shpine. 
- Te leme biberonin dhe ti japim ujin me luge te vogel. 
- Ti ofrojme gjirin. Thithja do te ndihmoje ne qetesimin e diafragmes. 
- Lemza mund te kaloje me dy pika leng limoni, por KUJDES! ASNJEHERE NE MUAJT E PARE TE JETES, SEPSE MUND TE JAPE ALERGJI. 

C'duhet te bejme per te parandaluar lemzen? 

- Nese bebja ushqehet ende me qumesht gjiri, duhet te perpiqemi ti japim gji duke u munduar te fusim sa me pak ajer! Kjo behet e mundur nese pas gjivaktit apo vaktit normal e mbajme per gati 5 minuta me bark mbi shpatullen tone derisa te degjojme femijen te nxjerre ajrin e tepert qe ka thithur bashke me qumshtin ne formen e gromesimes!   
- Nese ne te kunderten ushqehet me biberon, duhet kerkuar ne treg biberoni me i pershtatshem sipas moshes se bebes, (une ndonjehere marr nje pirun i ngroh dhembin tek flaka e zjarrit dhe e shpoj per ta hapur me shume vrimen e tij. Duhet bere kujdes te mos hapim vrima te tjera por te zgjerojme ate ekzistuese)  sepse nje vrime e ngushte e biberonit e detyron femijen te thithe ajer dhe aspak qumesht ose uje.  

Ju pershendet Elda! 


Njerezimi ka shkelur ne Hene, ka fluturuar ne ajer, eshte zhytur thelle ne det me hapin e Zhyl Vernit, ka zbuluar Ameriken dhe mikroskopin, ecen me dy kembe dhe ka luajtur femije me ... flluska sapuni :-) 
Mos me thuaj jo, cdo femije ne kete bote ka qendruar i mahnitur para tyre dhe ka enderruar qofte edhe nje here te vetme te mblidhet kruspull brenda tyre e te fluturoje me to qofte edhe per dy sekonda. Te thote "hej une njehere kam fluturuar."
Pasi kalojne tre vitet e para te jetes, femijet, kane tendencen te krijojne vete lojrat e tyre dhe disa nga lojrat e femijerise sime ne Shqiperi ishin, te luajme dyqanesh, kanacesh, tresh, nence, hedhje ne litar, pafka, me mbreteresha ... dhe nder te tjera edhe siper nje flluske sapuni. Sigurisht si te gjithe bashkemoshataret e mi, fluskat qe pluskoja une ishin diteshkurtra dhe kur plasnin sapo fryheshin zemra ime rrihte si zog ne duart e gjahtarit...


Gezimi ma mori koven... Leila me hodhi rere ke syri ...jo teta, Edi filloi vete i pari... dhe ja ku pushimet e mia kthehen ne qender komisariati numer dy, ne vend qe te jene pushime buze detit, sic komandon zoti..." :-)

Te zihen per tu rritur! Keshtu titullohet libri qe kam tani ne dore shkruar nga psikopedagogu Daniele Novara i qendres psikopedagogjike per Paqen dhe kontrollin e konflikteve ne qytetin italian Piacenca. Shkepus vetem dy rreshta nga ajo qe midis te tjerash ai shkruan: 
"... Po a eshte e drejte qe prindi te nderhyje ne zenkat e femijeve dhe te vere ne pune mekanizmin e e te denuarit "s'do hash akullore sot"? A eshte e drejte t'i shpjegojne mbare e prape me ane te leksioneve universitare qe zgjasin nje ore e gjysem, pse duhet te shkojne mire me njeri-tjetrin, nderkohe qe prindi flet dhe shpjegon, femijet nga te dyja palet kane gjetur tashme nje loje tjeter?"
 A duhet ti shpjegojme Gezimit te Nures dhe Edit te Eldes ligjet e perkatesise, apo une nga inati ti blej tim biri nje kove te re njeqind here me te bukur se ajo e Gezimit te Nures :-) 

Zakonisht prinderit duke perdorur metrin e te rriturve nderhyjne ne zenkat e me te vegjelve, sepse kane frike se keto te fundit degjenerojne ne sherre dhe grushta, njesoj sic ndodh mes te rriturve. Ne fakt nuk ndodh asnjehere keshtu para se femijet te kene mbushur 6 vjec, sepse zenkat ne kete moshe nuk kane qellim eleminimi, nuk kane asnje qellim ti bejne keq tjetrit. Perkundrazi pervecse eshte nje e drejte e femijeve eshte edhe nje menyre te mesuari. Ajo qe per te rriturit eshte agresivitet per femijet eshte thjesht nje pohim qe nuk duhet mohuar. Edhe pse nuk e mendoni keshtu femijet (edhe me te vegjlit fare) jane ne gjendje ti zgjidhin vete konfliktet mes tyre psh kur zihen per nje loje, njeri prej te dyve heq dore me fjalet: "Plasa une per lojen tende, po shkoj te luaj me nje loje tjeter!" Keshtu ai qe terhiqet ka avantazhin te gjeje interesa te reja akoma me terheqese dhe me krijues, ndersa i rritur ka avantazhin qe te ushtroje veten te mos nderhyje tek punet e te vegjelve.
Pyeteni pak veten cdo te ndodhe nese i rrituri nxjerr nga goja fjalen "egoist" per femijen qe nuk donte te leshonte lodren! Nderpritet nje mekanizem i nevojshem per te dy femijet i cili i dobeson femijet tane ne kendveshtrimin e rritjes psikologjike dhe asaj shoqerore. 

Gabimet qe duhen evituar: 

Nuk duhet te skandalizohemi. 
Pra te mos u veme femijeve epitete. Ata nuk e dine kuptimin e fjaleve dhe si pasoje nuk arrijne te kapin sensin e ofendimit. Perserisin fjalet por pa i lidhur kuptimin e tyre te vertete. Me mire te heshtim dhe te mos nderhyjme. Fjalet mes femijeve as vrasin as plagosin :-)

Te gjendet fajtori. 
Nuk duhet pyetur kush filloi i pari? Jane pyetje qe i ndajne femijet ne te mire e ne te keqinj, duke e bere te ndihet kete te fundit fajtor. Po te mos nderhyni dhe te rrini ti veshtroni per pak kohe do te vini re se jane ne gjendje te bejne armepushime dhe negociata qe te mahnisin, njesoj sic ndodh midis kelysheve te vegjel.

Te gjejme gjithnje zgjidhje. 
Duke filluar nga mosha 3 vjec femijet arrijne te mos ndihen fajtore per asgje sepse kupton se te gjithe femijet e tjere ne kete jane njesoj me te, mund te nevrikosen dhe te bertasin njesoj si ai vete, te mos tolerojne tek lodrat e veta, Sigurisht mund te perpiqemi duke nderhyre per pak kohe, duke u munduar ti pajtoje, por zakonisht femijet i zgjidhin vete konfliktet duke marre vete vendime te pavarura nga askush. Eshte e vertetuar shkencerisht se kur i rrituri propozon nje loje, ajo nuk zgjat, ndersa lodrat e zgjedhura nga vete femijet zgjasin shume.

T'ju imponosh vendime. 
"Mjaft me nese vazhdoni keshtu, do jua marr lodrat qe te dyve!" Sa here i kemi bertitur femijeve tane " me hengret veshet, kjo ketu me vajti" Po cfare na tremb kaq shume kur zihen femijet? Prindi eshte shume i perzjere emocionalisht dhe reagon sipas eksperiencave te veta personale te feminise.

Nje konflikt qe te tremb.

Tek te rriturit shfaqet nje mospranim ne kuptimin e vertete te fjales, i jetuar si nje rrezik per jeten e tij emotive. Atehere i shtyre nga nje qellim i mire dhe per ti dhene fund konfliktit, vendos per te gjithe se eshte ora qe te heshtin, sidomos nga frika se mos femijet lendohen kur perleshen. Ne fakt kontakti fizik eshte pjese e natyres se femijes qe sic thame edhe me lart e gjejme edhe tek kelyshet e kafsheve. "Po ziheni si cunat?!" Aspak, deri ne moshen 6 vjec gocat zihen njesoj si cunat. Vetem me vone sjelljet fillojne te diferencohen- perfundon Novara!

Ju pershendet Elda!



Tani qe femijet i kam yje per t'u marre shembull jashte e brenda shtepise kjo dihet ;-) Keshtu qe sot nuk po sjell shembull bebat e mi, sepse jo per gje, po s'kane asgje per tu kritikuar, si i thone asaj fjales se urte:
"Cdo karkalec per nanen e vet eshte bukurosh."
Atehere faqen e sotme te ditarit mamaja e papersosur po e mbush me ciliminjte e lagjes, se dihet me ne shqiptaret nuk shohim trarin ne syte tone, por qimen qe gudulis syrin e tjetrit. Dihet prej shekujsh qe kur shohim nje nene, qe ngre zerin e a i jep nje bytheve femijeve te saj rruges, ne menjehere marrim distance prej saj dhe mendojme duke i rene me brryl fqinjes llafazane: 
- A tu thafte ajo dore, qe i re djalit, deri ne rreze! 
E njejta skene pra (betohem ne nderin tim qe s'e kam fjalen per femijet e mi) behet fjale per nje te njohuren time :-) mu shfaq para syve ne nje supermarket bergamask, kuptohet per "figheto" por qe per arsye te krizes qe ka pllakosur frekuentohet shume nga "te huaj" te maskuar me gjethe fiku firmato :-) te cilet nuk blejne asgje, limitohen te kundrojne vitrinat. Midis tyre dhe kjo gruaja qe bente "mu" qe ishte shqiptare me tre femije, ne maje te takave. Nje femije e mbante nena ne krahe me doren e lire, me doren tjeter, te zene, shtynte karrocen e vajzes qe flinte duke pare endrra, sic ta jepte pershtypjen, me budinge a krem karamel, sepse jargavitej edhe ne gjume e buzeqeshte, nje femije e shtynte babi bashke me karrocen e supermerkatit... Nuk di perse menduan se ishim italiane, ndoshta sepse im bir vdes ti jape muhabet kasiereve, por edhe ato sigurisht qe e gjejne te embel (i ka ngjare mamit te vet, se babi s'ia var shume njerezve) dhe filluan te "shisnin mend": 
Dai amore se ti piace te lo compro quell braccialetto! (He zemra ime , po te pelqeu ta blen vllai jot ate byrzylykun (floriri)!
Dhe ajo: - Jo jo (shqip) bash nuk po me pelqejne ngjyrat! -Te thush ti se byrzylyku i floririt ka nje mije ngjyra dhe jo dy, i bardhe ose i verdhe! ;-)
Sikur te mos mjaftonte gjuha, qe dihet te tradheton lugatja :-) filloi i biri, ai me i madhi donte te zbriste nga karroca e supermarketit, e zbriten. Donte akullore tek dyqani perballe, ia blene. Donte te shqelmonte kalimtaret, s'i folen. Theu nje gote uji nga tavolina ku ishin mbeshtetur filxhanet e kafes... e keshtu me radhe derisa u drejtua nga pjatat e kripesirave te radhitura mbi banak. Aty e ema duke u lekundur si artist cirku per te mbajtur ekuilibrin, nuk duroi me dhe i ra bytheve me nje dore dhe me tjetren e mbante poshte sqetulles qe te mos i ikte,prej duresh: - Tani t'hyj n' huuuuu! - Gati uleriti. 
Te gjithe "fighetot" kthyen koken dhe pershperiten shqip: - T'u thafte ajo dore deri ne rreze! 
Hodha syte rreth e rrotull e habitur sa shpejt zbuluan veten te gjithe aty prane, se ishin shqiptare dhe bij shqiptaresh dhe mendova: 
Na mbyten shqiptaret 
veshur si polica SHIK-U, 
me te firmosurat gjethe fiku. ...(loooool )

E bera gjithe kete hyrje per te arritur te menaxhojme femijet tane edhe jashte shtepise, se brenda e di vete une si e bej zap ;-) 
Shpesh here femijet shfaqin keto "furtuna motorike jashte normave te edukates", sepse gjate dites nuk arrijne te levizin aq sa i duhet moshes se tyre feminore dhe shpesh , pa vend u kerkohet te ndjekin ritmet e jetes se te rriturve. Nje femije 4 vjec e ka te veshtire te rrije urte per 4 ore rresht ne nje bar apo restorant, prandaj per te eshte shume e lehte te shpertheje. E njejta gje edhe kur harxhon shume ore para televizorit ose ne ndonje markate apo dyqan. 
Duhet pra ti parandalojme keto "momente ekzaltimi" dhe jo ti presim te shfaqen me nje stil jete qe i pershtatet femijeve. Duhet t'u japim nje shans atyre per te shkarkuar tensionin qe kane mbledhur ne menyre me pak shkaterruese. Psh: i propozojme femijes: A bejme nje gare, kush arrin i pari tek dyqani? 

Por kur femija ben skena dhe numra qe te ngrene nervat ne dyqan, nuk na mbetet gje tjeter vetem ta shtrengojme me vendosmeri dhe ta nxjerrim jashte nga dyqani, nuk ka rendesi nese uleret ose sheh te tjeret me veshtrim lutes" shih cfare po me ben mami" (femijet jane njesha per te ta nxire faqen lol), sepse duhet ta ndjeje nga menyra teper e vendosur me te cilen e trajton prindi, se disa veprime jane te ndaluara. 
Fjalet e shumta jane fukarrallek ne keto raste dhe nuk u vihet shume re nga femija, s'bejne efekt te madh ashtu si veprimet dhe kontakti fizik, i cili ne vetvete imponon limite te qarta tek femija. Pra me pak fjale ja ve kufirin tek thana :-). E rendesishme ne keto raste eshte te mos tregohemi doreleshuar, te buzeqeshur nga sikleti e mbi te gjitha te pasigurte.
Sot hapim nje rubrike te re me programe ushqimore per bebet sipas muajit te jetes me titull "Recetat e Aides". Kete rubrike e gjeni ne anen e djathte te faqes se blogut Bebe & Vogëlushë, gjithashtu sa here qe te keni pyetje mund ti dergoni ato edhe ne FB ne grupin Bebe & Vogelushe dhe do te mundohemi t'ju kthejme pergjigje sa me shpejt te jete e mundur.  



Program ushqimi per bebet 6 muajsh:  

Ne mengjes ne cfaredo ore qe te zgjohet bebi duhet te pije qumesht gjiri ose qumesht pluhur 2OO - 230 ml. Ne rast se nuk mjafton qumeshti i gjirit dhe kjo vihet re shume mire kur femija zgjohet shpesh naten nga gjumi sepse nuk fle i ngopur, atehere duhet te plotesojme qumeshtin e gjirit me biberon me qumesht pluhur.

Ne oren 10.30-11.00 fruten. Mund ti japim cfaredolloj frute qe deshiron pervec fikut dhe rrushit qe ndalohen ne menyre kategorike. Pergatiteni ne kete menyre: Baza eshte gjithmone banania. Mund te veme 1/2 banane, 1/2 pjeshke dhe 1/2 molle.  Diten tjeter "zemra" e mengjesit do ndryshoje do te veme 1/2 banane, 1/2 dardhe dhe 3-4 luleshtrydhe, ne kete menyre i kombinon frutat qe ti haje te gjitha nga pak.
Kujdes! Tek disa femije frutat diten e pare duhen provuar vec e vec, sepse ne rast se japin alergji, atehere e kuptojme menjehere se nga cili frut i vjen dhe kemi mundesi ta eleminojme per t'ja ofruar pas disa muajsh perseri, kur te jete pak me i rritur.( Duhet provuar fruti i luleshtrydhes, duhet pare reagimi i bebit, nese jep alergji lihet per me vone ofrimi i frutit perkates alergjik.)

Ne oren 13.OO dreka. Bebit duhet ti japim 2 dite mish pule, 2 dite mish vici dhe dy dite vetem zarzavate pa asnje lloj mishi. Masa e mishit te vicit dhe pules qe duhet te fusim ne cdo vakt dreke eshte 30-40gr. Pra eshte 4-5 luge kafeje mish te zjere dhe te bere pure, po ashtu edhe zarzavatet duhet te behen pure me ane te mixer ose kullonjeses se perimeve, me baze gjithnje pataten. Pra 2 masa patate dhe masat e tjera cfaredolloj zarzavateje. Psh ne nje tenxhere me uje veme 2 masa patate te mesme me nje grusht bishtaja, nje grusht bizele, nje grusht spinaq, nje cerek qepe, nje cope mishi vici ose pule, i zjere me pak fare uje dhe duke e shtuar vazhdimisht sa here qe reduktohet, derisa te zjeje mishi. Pasi ka mbaruar zjera i marrim i bejme pure te gjitha bashke, te jete nje pure e trashe, jo shume e holle. Sperkatim me nje luge vaj ulliri dhe pak djathe parmigian ose grana te grire holle. Diten tjeter do te alternojme zarzavatet ose perimet e tjera si psh: angjinare, patellxhan, kunguj, karrota etj. Pas drekes femija duhet te vihet ne gjume. 

Ne oren 17.00 kremin me miellin e misrit dhe tapiokes, apo cdo krem tjeter mielli apostafat per femije. Ne udhezimet e konfeksioneve te kremrave do te gjeni game te gjere dhe shumellojshmeri per te pergatitur recetat e kremrave si pure por kesaj radhe te holluar ne qumesht pluhur. Diten e pare kremi behet i holle pastaj ditet e tjera sa vjen dhe dendesohet, pra sa vjen dhe do ta bejme me te plote.



Ne darke, gjithnje pasi ti keni bere banje, i japim qumesht po e njejta recete dhe mase si qumeshti i mengjesit. (kujtojme gjithnje nenat qe duan ta vazhdojne dhenien me gji ti ofrojne bebit gjirin sa per te ngushelluar femijen dhe te stimulojne qumeshtin, por ne kete moshe duhet te dije, se nuk i ploteson dot nevojat e femijes me qumesht prandaj duhet ti drejtohet pluhurave te qumeshtit, ketij kombinimi perfekt me qumeshtin e gjirit) pa asgje tjeter brenda vetem qumesht gjiri ose pluhur qumeshti artificial.

Mos harroni te peshoni femijen! Prova e peshores do t'ju konfirmoje me se miri, nese femija rritet ashtu sic duhet. Peshen standart te femijes sipas muajit te jetes do ta bejme te mundur ne nje kapitull ne vazhdim:  Programin e muajit te shtate gjithashtu ne ditet ne vazhdim sepse do te fillojne te dalin dhe dhembet e pare. Ju ftojme te na lexoni dhe ndiqni  tek faqja Bebe & Vogelushe ne Facebook. 

Ju pershendet Elda!

Zakonisht problemet per prinderit me femije te sapolindur fillojne rreth moshes 4 muajsh e ketej. Netet pa gjume shtohen, per te mos permendur ketu dhe ajrin ne barkun e bebes qe nuk kontrollohet dot nga organet e tretjes pasi jane ende te pazhvilluara mire. Ky program ju ndihmon shume qe femija te rritet i shendetshem, te shtohet pak e nga pak qumeshti i gjirit (kuptohet ne rast se nena e ndjen se ska qumesht aq sa duhet), asnjehere kur ka mjaftueshem dhe nuk ngrihet naten, sepse fle i ngopur. Duke qene se nena (jo ne te gjitha rastet) nuk i ploteson me ashtu si duhet nevojat ushqimore te femijes, keto jane muajt me shqetesues, mbi te gjitha per peshen e bebes ja nje program ushqimor i Aides per muajin e 5 te jetes. 

Program ushqimor per femijen 5 muajsh: 

Ne zgjim, ne mengjes qumesht (gjiri ose artificial) Per nenat qe perdorin gjirin eshte mire qe qumeshti te zevendesohet pak e nga pak cdo dite me ate artificial sepse eshte i mbushur me vitamina dhe behet plotesues i mrekullueshem i qumeshtit te gjirit. 

Ne oren 11.00 fruten e domosdoshme cdo dite duhet te jete banania si baze, shtesa e frutes te behet duke u alternuar nje dite molle, nje dite dardhe dhe diten e trete vetem banane.

Ne oren 14.00 dreka e bebit do jete supa me perime dhe vetem mish pule, bebi nuk duhet te haje asnje lloj mishi tjeter pervec pules. 

Ne oren 17.00  Kremerat qe jane apostafat per bebe do ti marrim sic jane pluhur dhe do ti pergatisim sipas udhezimeve mbi konfeksionet. Do fillojme me 60g krem dhe cdo jave do te shtojme nga 10g. Nje gabim i madh qe behet nga shume nena eshte edhe dhenia e kamomilit si vakt kryesor ne darke. Kamomili do ti jepet femijes vetem kur ka shqetesime barku ose eshte kaps. Une beja gabimin t'ja jepja si vakt kryesor ne darke, joooo... kamomili duhet ti jepet femijes kur ka shume gazra, asnjehere kur s'ka probleme dhe eshte i qete, se nuk i ben mire kur eshte ne shendet te plote. 

Ne darke para se te fleje duhet ti bejme nje banje bebes dhe pastaj qumeshtin pluhur (edhe ketu e njejta gje nese nuk doni qe tia hiqni bebit qumeshtin e gjirit mund ti jepni ta thithe qofte edhe per ta stimuluar, pra per te mos e nderprere fare, por pjesa me e madhe duhet te jete qumeshti pluhur sepse e ngop dhe i dhuron gjume te qete. Theksojme edhe nje here qumeshti i nenes ne kete moshe nuk i ploteson dot me si me pare nevojat e ushqimit te bebes.

Si perfundim edhe disa keshilla per naten: 
Per te mos u ngritur naten dhe bebja te fleje deri ne mengjes duhet te fillojme ta zevendesojme qumeshtin e gjirit me ate me biberon. Mos kini frike qumeshti juaj nuk do te ike thjesht do te perdoret si ngushellim apo plotesim i atij te biberonit. Nese femija zgjohet naten dhe kerkon te pije do ti ofrojme uje te ziere , te ftohur me pare, me biberon. Uji duhet te zjeje per 10 minuta  dhe duhet ti jepet bebes mos harroni pasi eshte ftohur gjate gjithe nates por edhe gjate dites, sidomos ne ditet e nxehta te veres, ku organizmi i femijes ka nevoje te madhe per uje natyral.  

Ju pershendet Elda! 

Me ka marre malli per ate kohe! :-))) Tani s'kam kohe, as te ha buke! E megjithate nje xhiro ne fletet e ditarit rreth asaj periudhe, qe me duket tre shekuj larg tashme, me ndihmon te qesh me ndryshimin e menjehershem te skenes, pasi erdhi Edi me Aiden. Librat e emrave kushedi nga marrin pluhur, macja eshte bere pa lare me putra te zeza si macja e nje te pastrehu, divani ka humbur ngjyren e bardhe, ekskluzivisht ka marre ngjyre bordo thane fshati, parfumosur nga njollat e ushqimit te Aides.Ju e dini si eshte kjo puna e komplikuar e modes, ndryshon ne vetvete, por eshte si nje turjele, rrathet e se ciles praktikisht duhet te marrin per lart, cuditerisht ne shtepine time te perpijne si vorbull ne fund te ujevares, pingul me koke poshte. Floke qe bien, kile qe shtohen, burrit te shkrete i rane duart duke trokitur, gjumi ka ikur me pushime. Shoh kete foto dhe... sa mire qe ishte kur bebat e mi s'donin as buke as uje... nejse me, nuk te pyet kush "si ke qene?" te pyet "si je?"... 
Bebi s'kerkonte gje, por kerkoja une! lol... Te ngrene qe kam bere tre mujorin e fundit te barres nuk besoj se kam ngrene kurre ne jeten time. 
Thone qe kur pret nje bebe duhet te hash sa per dy vete. Ndoshta, por nuk besoj ta kene pasur fjalen per sasine :-) Sot flasim per cilesi keshtu qe ja nje program ditor per nje nene qe pret: 

Mengjesi: 
Nje tas me qumesht, 3-4 feta te thekura buke ose 4-5 luge drithera te tipit corn-flakes. "Nese keni probleme perzierjesh te vazhdueshme ne tremujorin e pare, qumeshtin ka shume mundesi te mos jua pranoje trupi , ne kete rast mund te zevendesohet qumeshti me nje tas caj te gjelber dhe te shtohet nje burim tjeter proteinash dhe kalciumi gjate dites, psh nje kos (yogurt) ose nje fete djathi. Gjithashtu mund te zevendesohet me qumeshtin HD- me tretshmeri te larte- totalisht te skremuar, qumeshtet me baze soje ose orizi, me kusht qe te jene te pasura me vitamine D" 

"Zemra" e paradites: 
Ideale do te ishte qe nga ky vakt te ndahet ne dy pjese sepse nga mengjesi deri ne dreke kalojne shume ore. Mund te hame duke i alternuar nje dite po e nje dite jo, nje frut dhe kos, ose nje dore frutash te thata, psh 4-5 arra. 

Dreka: 
Mund te pergatisim nje pjate makarona me domate, ose oriz me perime, akoma me mire nese perdoren ne versionin e dritherave integrale. Sasia ndryshon ne varesi te peshes se nenes (sepse ka dhe nena me probleme te peshes) 80-100 g makarona (paste) te peshuara pa bere dhe kjo eshte doza e duhur kur cdo gje shkon pa problem. Ndiqet nga nje pjate e dyte me perime te ziera dhe copa djathi kackavall (5 here ne jave nga 20-30g ) Dy here ne jave pjata e pare duhet te zevendesohet me drithera dhe fasule, qiqra "jo ne hell" ...lol. 

Darka: 
Vakti i darkes mund te permbaje proteina me origjine nga kafshet 2-3 here ne jave 120g mish (psh dy here mish te bardhe, si psh. gjoks pule ose gjeli, nje here mish te kuq) dhe 2-3 nga 150 g peshk. Dy here ne jave i hapet rruga edhe vezes (edhe dy ne jave te gatuara pa yndyre, psh alla coque) Per te plotesuar darken: Nje porcion perimesh, nje panine ose nje frut. Mos harroni ti thoni "po" para se te flini nje gote me qumesht.
 

Ju pershendet Elda!





Eshte semundje, qe une si injorante qe jam ne kete fushe e quaj "semundje qe te fut ujin nen rrogoz". Vjen pa e kuptuar pas tre ditesh temperature te larte qe mund te arrije edhe 40° , nuk prezanton asnje simtome tjeter dhe nena pothuajse asnjehere nuk e kupton qe behet fjale per te. Shpesh eshte shkak zenkash midis prinderve sepse zihen tre dite me radhe jo ma ftofe cunin, jo ma le ne korent gocen dhe pas tri ditesh pa gjume ja ku shfaqen pucrra ne te gjithe trungun e trupit pervec gjymtyreve dhe faqeve. :-))) 

Shkaktohet nga 'Herpes Virus njerezor di tipo 6B (HHV6B) nga muaji 6 deri ne vitin e 2-te jetes qe eshte prezent ne te gjithe boten dhe pothuajse e gjithe popullsia boterore e rritur rezulton sieropozitive ndaj tij.
Eshte ngjitese ne fazen kur femija ka temperature dhe ne fillim te shfaqjes se pucrave.Pasi kalojne tri ditet me temperature te larte 39°-41° fillojne ligeshti e pergjithshme, skuqje e grykeve, ftohje, pcrra te vogla te bardha afer bajameve, irritime, ose ndonjehere edhe me te vjella ose diarre. Rralle shume rralle mund te shfaqet dhe ndonje meningjit i formes se lehte.

Kurimi. Femijes i jepet Paracetamoli (Takipirina me pikatore ose suposte). Ndersa nje kurim me antibiotike mund te jete i nevojshem ne rast komplikimesh frymemarrje. Nese temperatura nuk ulet nen 41° mund te perdorim pak pika metamizol ose ibuprofen por ne kete rast duhet te nderpritet njeri ose tjetri. Pra jo te dy njekohesisht gjithmone nen kontrollin e rrepte te mjekut, asnjehere me koken tone ne rast temperaturesh te larta. Eshte shume e nevojshme qe ta hidratojme femijen, pra sa me shume uje. 

Ne rast se temperature vazhdon te rritet dhe femija paraqet te dridhura konvulsive, freskojme ballin e femijes me akull , asnjehere ne kontakt te drejtperdrejte me lekuren, zhvishet femija, hiqet pelena sepse e ul temperaturen te pakten 1° dhe veme pelene stofi ne rast se keni hall se ndyn, sfungjerime me uje te fresket 
dhe menjehere te cohet femija per kontroll tek mjeku. Ne rast se femija paraqet dridhje konvulsive pa temperature dhe keto dridhje zgjasin me shume se 10-20 min, nese ju ndodhet ne shtepi i jepet diazepam 0.8 mg/Kgme retale ose endovenoze dhe menjehere cohet femija ne ndihmen e shpejte me te afert.


Sot me erdhi nder mend nje barcalete qe na tregonin motrat dhe vellezerit me te medhenj kur ishim te vegjel. 

 "Nje lepur i vogel donte te hidhej nga ana tjeter e kanalit. Per te marre guxim perseriste shpesh:
- Nje, dy, tle: nje, dy, tle.... !
Por edhe pse mundohej prape kishte frike te kercente.Kalon nje mi i vogel dhe epyet: 
- O lepur po pse nuk e thua dot "nje dy, tre"? 
-Kot per pol! - i pergjigjet indiferent lepuri. lol....

Duket sikur eshte nje banor i planetit ostrogotik, por jo gjuha e huaj ne fjale eshte bebenishtja. Ne fjalor po te ekzistonte kjo fjale do ta perkufizonim " Gjuha qe perdorin femijet kur fillojne te flasin, duke perziere tinguj dhe togshkronja. Dhe ja ku "bishti" behet "bite", "dalim" behet "dada", "ecim" behet "taj taj" dhe femijet tane s'ka burre nene qe te arrije ti perktheje c'ka duan, pa kaluar nja tre ore te mira, po nuk qe mami aty afer, qe t'ua perktheje filmin me titra (kur bebet e tyre fillojne te flasin per prinderit eshte periudha e arte e te gajasurit sa te dhemb barku)
"R"-ja behet "L" dhe ne shkrihemi me kinezet tane te vegjel, thua se kemi trasheguar ne gjak miqesine e shkuar me popullin vella kinez...lol. 
Mos kini frike, gjithnje R-ja eshte shkronja e fundit qe shfaqet tek gjuha e femijeve, sepse per shqiptimin e saj nevojitet nje muskulature e duhur e organit te gjuhes. 
Nje fjale per te gjitha. Mos u shqetesoni as kur perdor vetem nje fjale per cdo gje tjeter te perafert me te, sepse ne fakt ajo c'ka per te rriturit s'eshte gje tjeter vecse nje figure e rafinuar retorike, per femijet eshte nje forme e zakonshme e te shprehurit. Mjafton te thote uj,uj,uj dhe pret ti japesh, buke, uje, limonate ne dite e nxehta, deti, bie shi etj etj. 
Thone ne fillim ma.ma apo ba ba? Mos ti mbetet qejfi asnjerit :-) Nuk eshte ceshtje preference, eshte thjesht lehtesi per femijen te shqiptoje shkronja qe perseriten dhe qe prodhojne tingullin e thithjes. Pra mos u zhgenjeni nese thote am,amam se nuk po kerkon mamin...  po kerkon per te ngrene :-)))) 

Ju pershendet Elda qe sot ka marre material nga "Donna e Mamma" dhe e ka bashkuar me eksperiencen e vet allashqiptarce!

Me lindjen e te dy femijeve te mi isha me fat. Nderrimi i henes ndodhi pasi ata erdhen ne jete. Fytyra ime ne foto tregon c'hoqa. I vetmi qe fluturonte nga gezimi pa kokecarje ishte im bir. :-) 
Megjithate jo te gjitha nenat e ardhshme e kane kete fat. Henes mund ti teket qe t'ua mbushe sallen e lindjes me nje duzine grash, me barkun ke goja. Dhe te gjithe bebat mezi presin te dalin jashte duke shpresuar me kot gjithe jeten, qe te futen perseri aty ku ishin :-) Gjate muajve te shtatezanise dreqi ta haje, sikur ma bejne kastile! Me tregojne per nje grua qe lindi ne ambulance, se nuk arriti te arrinte ne kohe spitalin e vet privat, i mbyllur per festa ose nga debora e madhe njera polli ne makine, nje tjeter polli ne nje barrele te zhvendosur ne korridor etj etj si keto. Domosdo gjuha vete ku dhemb dhembi! Kur do t'ja tregosh nje gruaje keto histori, pervecse kur eshte shtatzene? Vetem atehere kane vlere dhe merr kuptim ironia! :-)

Sekreti 1 
Siguro nje adrese spitali rezerve. Sigurisht qe do jesh me e qete, nese aty ka lindur nje shoqja jote pa probleme, gjinekologu yt i besuar punon aty, apo thjesht spitali eshte afer shtepise. Duke theksuar qe eshte e drejte e nenes te vendose te prese, apo te shkoje diku tjeter prandaj gjithnje mendojeni ne kohe edhe nje mundesi te dyte se vajtja dihet ardhja s'dihet thone pleqte :-)

Sekreti 2 
Shoqerine qe ta ndjen zemra. Te kesh dike prane gjate lindjes eshte nje e drejte. Aq me teper nese spitali ku keni vendosur te lindni nuk siguron asistence te kenaqshme. Ketu duhet nje person i besuar dhe sidomos pozitiv, mund te jete babai i femijes por nese ai nuk eshte i disponueshem eshte mire te merrni ne telefon mamin, motren, nje mike tuajen, vjerren ... pse jo? :-) Dikush me te cilin te shkembeni dy fjale ne liri te plote. Qe te dije te flase me infermieret apo doktoret (ne menyre te sjellshme) dhe te arrije t'ju siguroje cdo gje qe mund t'ju duhet gjate lindjes. Ajo per te cilen nuk ka nevoje nje nene e ardhshme sigurisht eshte shqetesimi dhe nervozizmi. Gjithashtu nuk eshte e nevojshme te merret leje per gjithcka, per te shkuar ne banje, per tu ngritur ne kembe, apo gjithcka qe mund te kerkoje ne nje cast te caktuar trupi. 

Sekreti 3 
Pozicione te lira. Sic thame me lart nese henes i eshte shkrepur ta mbushe dhomen me gra qe lindin ne te njejten dite, cdo e keqe e ka nje te mire dhe e mira ketu qendron ne faktin se duke pasur shume pune infermieret ju mund te levizni ne liri te plote, Mund te shtriqeni, te rrini ndenjur, te shtriheni edhe mbi dysheme po e lejuan kushtet, pra te silleni sikur jeni vetem pa u druajtur nga njeri. Mund te merrni me vete nje carcaf  me te cilin te mbuloni koken, si atehere kur ishit femije dhe te ankoheni per dhimbjet qe vijne dhe ikin, te kendoni, te perqendroheni tek nje kujtim i bukur, mbi femijen qe se shpejti do ta kemi ne krahe psh: trupi hapet ngadale dhe natyrshem si gonxhe per ti bere vend nje femije :-) Mos harroni te merrni nga shtepia jastekun me aromen tuaj dhe nje pale corape te buta per te nmbajtur kembet ngrohte. 

Sekreti 4 
Efekti qender bukurie. Edhe ne spital mund te realizojme artificialisht ngrohjen, qe gjejme ne llixha nepermjet duarve te ngrohta te partnerit. Provoni te masazhoni shpinen apo vendet ku ju dhemb, shpatullat, ose kembet per te reduktuar stresin. Pak vaj bajamesh dhe esence livandoje bejne shume mire, tamam sikur veme ne trup nje cante me uje te ngrohte. Aty ku kushtet e lejojne nese deshironi mund te beni dhe nje dush clodhes, por ne rast se nuk jane mundesite atehere siguroni nje doreze sfungjeri te lagur me uje, per te njomur ballin , faqet, krahet etj. 

Sekreti 5 
Buke me vete. Te lindesh eshte njesoj sikur shkon ne ekskursion. Te pakten une e mendoj keshtu. Lindja mund te zgjase 20 minuta por mund te zgjase edhe 30 ore dhe eshte e sigurte qe nuk mund ta perballoni pa ngrene. Por nuk duhet ekzagjeruar. E rendesishme eshte te keni shishen me uje, fruta te thata, cokollata te vogla qe preferoni, fruta te fresketa. Por nevoja per te futur dicka ne goje nuk shfaqet tek te gjitha grate. Pra edhe per kete vendos gruaja vete por gjithnje duke pyetur mamine. 

Sekreti 6 
Ilace natyrale ne rast nevoje si psh omeopatike pra qe nuk kane efekte anesore per te mbajtur nen kontroll friken sigurisht duke e lajme ruar mamine per pranine e tyre. Ne disa spitale omeopatia eshte realitet, ne disa nuk njihet fare, prandaj eshte rasti me i mire per te shtruar kete argument edhe me mamine. Me gjithate per kete gje nuk duhet te marrim leje. Zgjedhja behet ne autonomi te plote. 

Sekreti 7 
Muzike Mjeshteeeeer. Muzika ka efekt te madh qetesues. Por jo Xhixhi D'Alessio. Thone qe nje vajze doli nga koma pas 23 vjec, se i kishin vene pa pushim kenget e ketij kengetari. Kur e intervistuan tha "U ngrita nga koma qe ta fikja se me cmeni" ahaaaaaaaa!
Kufie, MP3 mos kini frike ti merrni me vete, nuk shqetesojne asnje dhe ju ndihmojne te harroni dhimbjet. Te gjitha ato qe shihni se ju bejne derman futini ne valixhen e spitalit" Asnje nuk e di se cfare barre keni mbi supe, prandaj asnje s'ju gjykon, edhe po e bene aq me keq per ta :-) Sot teknologjia ka bere hapa perpara prandaj askush s'ju pengon te shihni filmin tuaj te preferuar, por mos harroni qe po u treguat shume te perkedhelura grate e tjera qe kane bere "jete te veshtire", (nuk mbaj asnje pergjegjsi) mund  t'ju terheqin nga floket dhe t'ju nxjerrin jashte te pillni ne korridor. Se mos qelloni ne ndonje grua pak pa edukate, pak me dhimbjet e barres dhe pasi te futeni ne PC vini me thoni ti e ke fajin ...lol...!
S'mbaj asnje pergjegjsi: gjella me kripe e kripa me karar" 

Ju pershendet Elda!

Na ishte njehere nje baba me ngjyre qe sapo kishte formuar familjen e vet te vogel. Duke pare se jetonin te lumtur, mbreti i atij kendi te harruar te mbreterise u kujtua nje dite ashtu si kot, te shkonte tek zezaku i shkrete dhe ta vinte ne veshtiresi.
- Degjo ketu zezak - i tha, - do me sjellesh ketu femijen me te bukur te mbreterise, ndryshe kam per ta prere koken!
Dha, dha i shkreti kerkoi kudo por asnje nuk ia mbushte syrin dhe kishte frike ta nxirrte para mbretit! Fundja po mos i pelqente cuni i botes?! Atehere i shpuri para tij duke mos harruar ti perkulej mbretit, djalin e tij te vetem dy vjecar!
- C'eshte ky shemtaq qe me ke sjelle? - une te thashe me te bukurin ty, jo me shemtiren e zeze! - dhe u be gati te therriste rojat ta merrnin.
- Prit mor zot ndalo ..... ndalo e merr syte e mi e shihe imzot, a nuk eshte femija me i bukur ne bote?
Kaq u desh dhe zemra e mbretit u zbut si akulli ne diell.

Do thoni ju... e mire po pastaj pse e zgjate kaq shume? E zgjata per t'ju treguar se ne si prinder duhet ti veme re asimetrite e fytyres se femijeve tane sepse keshtu zbulojme shpejt problemet fizike qe mund te lidhen me osteopatine.
Bejini femijes suaj nje foto si keto me poshte dhe edhe ju vete mund ti vini re asimetri te mundshme te cilat sa me shpejt te korrigjohen nga mjeku osteopat:

1- Vini re me kujdes linjen e vetullave, flegrat e hundes dhe cepat e buzeve.


2- Vini re harmonine midis pjeses se siperme dhe asaj te poshteme te fytyres. Forma normale ovale nuk duhet te jete shume e deformuar dhe me kende.


3- Verifikoni pastaj pjesen e djathte dhe ate te majte te fytyres.


4- Vini re me kujdes nese mbi aksin vertikal treheqje te nofulles (drejt anes se majte) dhe ne anen e ballit (drejt anes se djathte)


5- Madhesia jo e njejte e syve, mosprania e linjes se vesheve dhe prania e faqeve te shtyra nga jashte, eshte shenje e qarte e vendosjes jo te duhur te nofullave.