Facebook

Search

Loading...
Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Klikimet totale te miusheve ;-)

(fig.1)




Qumeshti i nenes eshte ushqimi ideal, me i plote, me i sigurte, me i tretshem dhe ka karakteristika te cilat nuk mund te imitohen krejtesisht nga qumeshti artificial. Ai permban antitrupa te shumte dhe perberes te tjere mbrojtes, qe mbrojne te porsalindurin nga infeksionet, sidomos ato te aparatit te tretjes dhe te frymemarrjes. Ushqimi eskluzivisht me gji rekomandohet nga lindja deri ne muajin e 5°-6° te jetes dhe mund te vazhdohet edhe pas heqjevesit te qumeshtit (mesimit me ushqimin normal). Qumeshti i nenes fillon te prodhohet ne menyre progresive qe ne ditet e para te lindjes: Ne kete faze te pare qumeshti merr emrin "Kulloshter" (Kulloshtri pervecse ka vlera te medha ushqyese, ka funksion lehtesisht qetesues dhe favorizon eleminimin e feceve te mbledhura gjate muajve te shtatezanise, ne ngjyre te gjelber te erret, ne pamje veshtullore dhe perkufizohen me termin "mekonio"; me vone qumeshti merr emrin " tranzicion" dhe ne fund quhet qumesht "i maturuar"; Kulloshteri i qumeshtit vjen zakonisht 3-5 dite pas lindjes.

(fig.2 )

Jo te gjithe te porsalindurit e kapin  menjehere gjirin, duhet te kemi pak durim, qe te pervetsojme ashtu sic duhet tekniken e nevojshme dhe foshnjes sone i duhet pak kohe per te mesuar te thithe; sic ndodh me te gjithe ciftet, ngjizja e maredhenies nene-foshnje realizohet sipas koheve dhe ritmeve te veta.
Foshnja di shume mire te rregullohet vete me oraret e gjivakteve, megjithate kjo nuk do te thote, se nuk duhet te kontrollojme rritjen, duhet te jemi ne vete, qe te pershtatim foshnjen me sa mundemi, pa e shtrenguar femijen te respektoje orare te rrepta.

Nese foshnja juaj rritet ne peshe ne menyre te rregullt, nese eshte i qete, nese fecet kane pamje normale, atehere gjithcka ka premisa mbarevajtjeje, cka do te thote qe qumeshti eshte i mjaftueshem. Rritja ne peshe e foshnjes ne tre muajt e pare te jetes duhet te jete 150-200g ne jave. Qumeshti, sic thame, eshte nje element i pasur edhe me uje; pra nuk eshte e nevojshme pervec ne raste te vecanta (dite me te vertete te nxehta, rritje te temperatures trupore) ti jepet uje, kamomil ose caj.
Kur i japim gji femijes eshte shume e rendesishme te zgjedhim nje pozicion sa me te rehatshem; qe na ndihmon te qetesohemi, sa me shume te jete e mundur; ose ne shtrat (shih fig.1) ose ndenjur ne nje kolltuk, me kembe te mbeshtetura mbi nje (otoman) stol te veshur me stofe (shih fig.2)

Gjiri i duhet afruar foshnjes ne menyre qe ai te mos kape me buze vetem thithken e gjirit,por edhe pjesen me te madhe te aureoles (pjesa e gjoksit ne ngjyre te erret); Eshte e nevojshme gjithashtu te nderrojme pozicionin e gojes kur kap gjirin gjate gjivaktit, per te evituar trauma te perseritura ne te njejtin vend dhe eshte mire qe gjinjte te boshatisen krejtesisht duke i alternuar (te parin) gjithmone me njeri-tjetrin.
Para se te fillojme me procesin e gjivaktit eshte e rendesishme te lajme duart, thithkat dhe zonen rreth tyre me kujdes me uje (te nxehte aq sa ta durojme, qe favorizon shume prodhimin e bollshem te qumeshtit) dhe me sapun neutro nje here ne dite.
Ne fund te gjivaktit thani me kujdes thithkat dhe mamelen e gjoksit per te evituar lindjen e fisurave (carjeve te gjirit)
Gjate dy javeve te para te dhenies se qumeshtit nenat mund te ndjejne nje pickim a sembim ne gjoks kur fillojne te japin gji, e kjo zgjat pak minuta. Konsiderohet si nje fenomen normal, qe do te zhduket kur fluksi i qumeshtit te rregullohet dhe nena te mesohet me kete proces te rendesishem. 

Edhe dicka tjeter qe nuk e gjeni neper libra :-) Kujdes mos palosni veshet e foshnjes kur gjivaktoni per te evituar keshtu efektin VESHLLAPUSH :-)  



Banja e foshnjes eshte nje zakon i perditshem: Mund te kryhet ne mengjes ose ne darke, perpara gjivaktit dhe ka efekte qetesuese te cilat favorizojne gjumin. Banjen duhet te fillojme pas renies se kordonit kerthizor.

Materiali i nevojshem:
- Vaske e vogel plastike e posacme vetem per kete perdorim.
- Doreze pambuku nese deshironi.
- Detergjent i lengshem per foshnja.

Procedura:






Rrofte higjena!

Si per pastrim me produkte specifike, te krijuara posacerisht per bebe ashtu edhe per qetesimin e madh qe sjell banja tek kjo e fundit.

Larja parciale (Sfungjerimi)
Larja parciale ose e quajtur ndryshe sfungjerimi, i behet femijes per te zevendesuar banjen e plote dhe zgjat deri ne renien e kordonit kerthizor e sherimin e plote te tij. Ndoshta jo te gjitha ne deshirojme qe te ndjekim metodat e reja te rritjes se foshnjes dhe disa nga ne preferojne te ndjekin traditen shqiptare, e cila na keshillon qe dyzet ditet e para, te perdorim banjat me uje te vaket, ne te cilat shtohet nje kokerr veze. Nuk besoj se ka ndonje rrezikshmeri megjithate studimet e fundit per foshnjat na diktojne qe kordoni kerthizor te mos kete asnje kontakt me ujin. (I takon nenes te zgjedhe se c'eshte me e mire per femijen e vet)
Ditet me te veshtira per nenen e re jane sigurisht ditet e para, kur nuk ka rene ende kordoni i kerthizes se bebes. Atehere le te shohim cfare na keshillon pediatria!

Materiali i duhur:
Per pastrimin pa rene ende kerthiza:
1.Dorashke "perdor dhe hidh" ose prej pambuku (ne kete rast ajo lahet ne lavatrice me 40°-60° C.)

Per mjekimin e kordonit kerthizor:
1.Garze sterile masa 5 x 5 cm ose 7.5 x 7.5
2.Alkol etilic 70° C.
3. Fasho ne rrjete kalibri 6. (Te gjithe materialin duhet ta merrni ne farmaci sidomos alkoolin. Eshte shume e rendesishme te mos veprohet sipas mendjes sone te pakten per alkoolin.)

Le te fillojme! :-)
Mace, qen dhe alergjite!

Ja pergjigjja e veterinerit per pyetjen: Mbaj dy mace ne shtepi! A u sjell deme alergjike per shendetin bebeve te vogla, afersia me kafshet shtepiake?

Renia e qimeve eshte nje problem gjithsesi i perhapur tek macet qe jetojne ne apartament, mbi te gjitha gjate dimrit sepse u nenshtrohen luhatjeve te medha te temperatures (spostohen nga termosifonet ne dysheme, ne tarace ose ndodh shpesh te dalin edhe nga shtepia, duke hasur keshtu nje gjendje te shpeshte ndryshimi. )
Vitet e fundit jane bere shume studime kerkimore mbi rrezikun alergjik qe hasin bebet ne prezence te kafsheve shtepiake. Dhe shume nga keto kerkime kane cuar kerkuesit ne rezultatin: Te kesh nje mace apo qen ne shtepi jo vetem qe nuk rrit mundesite per ti marre keto alergji por i ul dukshem keto te fundit. Studimi me i vonshem eshte ai i bere nga epidemologia Ganesa Wegienka prane spitalit Hanry Ford te Detroidit, e cila ka ndjekur per 18 vjet me radhe 565 subjekte qe nga lindja deri ne moshe te re, duke evidentuar se femijet e rritur ne shtepi bashke me qente apo macet, jane ata qe nuk rrezikojne te takojne alergjite nga qimja e ketyre kafsheve. Perkundrazi mundesite reduktohen nga 48% ne 50% nese takimi i pare me kafshet shtepiake behet i mundur brenda vitit te pare te jetes.
Mbikqyrja eshte llogjike, nese mendojme se sistemi mbrojtes i femijes zhvillohet menjehere sapo vjen ne jete , duke u zhytur ne nje "banjo" flore bakteriale: ate te nenes. Por qe kjo te realizohet, femija dhe nena duhet te rrine ne kontakt shume te afert qe ne dite e para te lindjes se femijes, ( sapo vjen ne jete)gjithashtu edhe gjate vitit te pare te jetes (dhe gjate ushqimit me gji) mundesisht duke puthitur lekuren me lekure pa pranine e peshqireve apo rrobave te trupit. Kjo gje vihet re shume mire nese veme re diferencen e madhe te flores bakteriale vaginale gjate nje lindjes natyrale krahasuar me operacionin cezario. Wegienka jo rastesisht ka zbuluar se grupi i femijeve qe lindin me nderhyrje kirurgjikale (e thene me thjesht qe bejne "Nisjen" me me pak antitrupa)  shfaq renie deri ne 67% te rrezikut te alergjive kur ne vitin e pare te jetes rrine prane kafsheve shtepiake. Pra kontakti me kafshezen ka pasuruar dhe forcuar aftesite mbrojtese te bebes.

Si fillim duhet pasur kujdes, qe miqte tane me kater putra te mos pergjumen mbi kaloriferet e ndezur.
Mundohuni ti krihni me furcete pakten nje here ne dite ( operacion ky i veshtire sepse macet nuk e pelqejne kontaktin me kreherin, ndaj ne kete rast eshte mire te perdoren doreza te posacme qe e cliron pellushin e kafshes nga pluhuri). Gjithashtu ne kete menyre arrijme te shmangim edhe zbokthin, arsyen e vertete te alergjive ndaj maceve.

Nje ndihme te madhe ne kete rast japin edhe integratoret me baze rrushi pa fara (ribes) dhe omega-3 qe sigurojne pehashin e duhur te lekures. Eshte gabim dhe pavlere te lash kafshen apo ti rruash pellushin: Ky i fundit e ruan lekuren e maceve nga i ftohti dhe i nxehti i tepert.

Pra humbja e pergjithshme e qimeve nuk eshte nje problem i bezdisshem por fiziologjik.Ne rastet kur vihet re nje leng qe shkakton renie lokale te pazakonte te qimeve te pellushit, duhet ti drejtohemi menjehere veterinerit: Mund te behet fjale per nje patologji kerpudhore, shqetsim endocrinal ose alopeca. Macoku i shtepise ka lindur ne te njejten dite perfundon duke buzeqeshur veterineri. Pra rruge te lire maceve dhe qenve per t'i forcuar si ne imunitet ashtu edhe ne karakter te gezueshem dhe diellor femijeve tane.


                                                             Me ne fund mberriti!



I ngjan nje gonxheje pambuku, te cilen ke frike ta prekesh , ta ledhatosh qofte edhe me nje gisht! Por nuk duhet te harrojme, sa shume e kemi ferkuar dhe perplasur pas trupit tone prej nene, prandaj forca mami mos ki frike , me ne fund erdhi dhe.... e marr ne krahe! E ledhatoj, i flas... po tani?!



Gjeja e pare i afrohet gjiri! Dhe natyrshem dhe me ankth te madh (te kote) kemi marre emrin Nene! Oh nuk eshte aspak e veshtire ashtu sic kishim menduar vetem deri pak minuta me pare! Lindja e nje femije eshte nje lumturi e pakufishme por ndonjehere mund te jete burim i anktheve!
Por kam nje lajm te mire per ju!
Mjafton nje minimum pergatitje dhe pak durim... durim per te instaluar raportin me bebene tuaj  nepermjet nje gjuhe qe me te vertete eshte e re per ne, por qe thelle-thelle nuk eshte gje tjeter vecse ca gjeste dhe veshtrime.
Nuk do te gjeni shume gjera ne kete blog modest por mund t'ju them qe eshte me e lehte sec e mendojme, mjafton te veme ne pune intuiten, buon sensin dhe dashurine tone.
Gjate kthimit ne shtepi do te kete sigurisht shume persona qe do te mundohen per mire t'ju japin keshilla, Shumica e tyre jepen me deshiren per t'ju ndihmuar, por jo gjithnje korrespondojne me nje asistence foshnjore korrekte dhe moderne, prandaj besoni shume tek vetja dhe tek pediatri juaj i besuar.
" Te rritesh nje femije eshte nje nga profesionet me krijues qe sjellin vetekenaqesi, por ne te njejten kohe nje nga me te nenvlersuarit. Po ndihmoni nje krijese njerezore te rritet, ta beni nje qenie njerezore ashtu sic mendoni se duhet te jete! Te duash nje femije eshte si te fillosh nje reaksion zinxhir: Sa me shume te jepni, aq me shume do te merrni" (Penelope Leach) "

Ja nje liste e sendeve per nenen dhe femijen gjate qendrimit ne spital (sigurisht flitet per nje qendrim normal tre ditor) Te gjitha keto duhen ndare ne tre pako te vecanta qe permbajne rroba per nje nderrim komplet si te nenes ashtu dhe te te porsalindurit.

Per vogelushin: 3 bluza intime ose body per veren ne pambuk/ ne lesh per dimer.
. 3 kemisha te vogla (batista) te kopsitura nga pas.
. 3 te... mbathura per te mbuluar panolinin ne pambuk per vere/ ne lesh per dimer.(jo te domosdoshme)
. 3 pale corape te buta.
. 3 tutina ne sfungjer te bute
. 3 pale geta ne sfungjer te bute (jo te d.m.d)
. 3 garza per kerthizen
. panolina
. nje batanije e vogel leshi te bute per dimer/ pambuku per vere
. vaj , qumesht detergjent dhe pomate kunder skuqjeve te lekures
. Gershere te vogla me maja te rrumbullakta, dhe furce te bute per floket
. nje kapele me lesh te bute per te mbuluar veshet dhe koken gjate stines se ftohte
. pak pambuk
.nje pale papuce te vogla ose kepuce leshi te bute nese vogelushi vendos te vije ne dimer
. dhe nje pellush-loder

Per nenen e re:
. nje dosje me analizat qe ka bere gjate shtatezanise
. dokumentet personale
. 3 kemisha nate te hapura perpara
. nje mbirrobe leshi te bute ose pambuku
. 1 pale pandofla komode
.nje shall ose golf i hapur perpara
. 2 ose 3 rexhipeta mundesisht qe hapen ne pjesen e thithkave nje mase me te medha se para lindjes
. 2 ose 3 confeksione me thithes qumeshti ose garza te vogla te cilat vendosen per t'u ruajtur nga rrjedhjet e mundshme te qumshtit
. 1 pako me shami te lagura per te pastruar gjoksin e nenes para dhe pas dhenies se qumeshtit
. 1 konfeksion me krem special per te menjanuar carjet dhe demtimet e lekures
. 1 fashe per te mbajtur muskulaturen e muskujve te barkut pas lindjes
. 1 guaine(veshmbathje te posacme qe arrijne siper barkut)
. 3 pako me asorbente(peceta higjenike)te medha
. nje pako me mbulesa vateri prej letre
. 1 qeske plastmasi per rrobat e palara
. 2 pale corape pambuku
. 1 detergjent intim
. beauty case per tualetin personal
. 1 aparat fotografik
. 1 videokamere
. rubrike e vogel telefonike ( per te lajmeruar te dashurit per mberritjen e vogelushit) qofshi te bukura dhe me kollajllek :-) 


Per cdo lloj informacioni ne lidhje me shtatezanine kerkoni ne fb faqen tone virtuale  Bebe & Vogëlushë/Bebe e Bambini! 


Ne te nxehte, ne te ftohte, ne furren me mikrovale ose aparat UV. Kryesore eshte te sterilizojme, te pakten per muajt e pare te jetes. Ja se si te orintohemi ne zgjedhje.

1) Uje i valuar, i embli, uje i valuar! :-)

Per te sterilizuar ekzistojne dy menyra kryesore.: Ne te nxehte dhe ne te ftohte.
E para shfrytezon temperaturen e larte, 100° a me shume per te zhdukur bakteret, ...ndersa sterilizimi ne te ftohte arrihet me perdorimin e solucioneve kimike disinfektate, duke i tretur keto te fundit ne uje te ftohte.
- Sistemi i vjeter i zierjes eshte menyra e sterilizimit ne te nxehte me ekonomik nga te gjithe. Mjafton nje tenxhere e pajisur me garuzhde (qepshe) te posacme dhe e pajisur me nje kapak, per te disinfektuar nje thes me sende personale te bebes. Duke qene nje sistem me prakticitet jo te rehatshem dhe gjithashtu futja ne perdorim e aparateve me moderne dhe me te shpejta, gjithashtu duke marre parasysh qe zierja prish shume shpejt biberonet sidomos ata ne kallcuk, ky sistem ka filluar te perdoret me pak.

a) Po me te njejten efekt dhe mund te realizohet shume mire edhe kur jemi duke udhetuar ne nje dhome hoteli eshte edhe metoda e dizinfektimit me aparate te posacme me avull. Koha e sterilizimit zgjat jo me shume se 10 minuta dhe per te realizuar dizinfektimin mjafton vetem pak uje cezme dhe nje prize korrenti. 


b) Vasketa me kapak per dizinfektimin ne furren me mikrovale rezulton me i rehatshem, me ekonomik dhe ze pak vend, eshte efikas dhe i shpejte. Mjafton te vendosim brenda vasketes, te shtojme uje deri ne nivelin, temperaturen dhe kohen e caktuar. E vetmja "pengese" eshte fakti qe duhet te kemi gjithnje neper duar nje furre me mikrovale. 
http://www1.yadvashem.org/yv/he/education/projects/posters/images/1_2012.jpg
- Jam bere mama qe prej 3 muajsh! Eduardi dy muajt e pare te jetes se tij ishte i mbare dhe nuk me krijonte probleme.  Tani nuk rri dot e qete kur qan dhe merakosem shume.  Ne qofte se nje femije eshte i vogel dhe nuk flet ende, si ta kuptojme te qaren e tij? -  pyes pediatren.

Edhe pse nje femije nuk flet, eshte ne gjendje te komunikoje me ate c'ka gjendet jashte tij. Gjuha me te cilen komunikon, eshte Qarja dhe si te gjitha gjuhet duhet te kodifikohet dhe te perkthehet. Ne shumicen e rasteve femija qan sepse ka uri, ose ndihet vetem dhe do qe te merret ne krahe. Ne pergjithsi gjeja e pare qe duhet te bejme per te kuptuar shkakun e qarjes, eshte te verejme sa ore kane kaluar nga dhenia e vaktit. Nese ka kaluar me shume se nje ore, ka shume mundesi te kete uri. Nese ka kaluar me pak kohe atehere qan sepse do ta marresh ne krahe. E vetmja mundesi eshte te provohen njera pas tjetres te dyja mundesite: Provojme me gjivaktet ne fillim dhe pastaj tek perkedheljet dhe pastaj provojme te kunderten ne fillim perkedheljet pastaj te provojme ti ofrojme gjirin. (Kjo vlen vetem per nenat qe ushqejne me gji , per ato nena qe perdorin qumeshtin artificial do te flasim ne nje kapitull tjeter se shpejti) Pergjithsisht kjo mjafton per ta qetesuar femijen. Nese nuk qetesohet ende atehere ka shume mundesi qe e qara te jete pasoje e ndonje dhimbjeje apo shqetesimi. Konfirmimin e marrim nga fuqia e te qares. Nese ka uri dhe do te merret ne krahe femija qan gjithnje e me fort. Ndersa nese ka dhimbje pas pak kohe e qara fillon dhe humbet progresisht fuqine, duke u bere gjithnje e me e dobet.
Një fëmijë mund te ndihet vetëm para rrezikut, por nuk duhet të jetë kurrë vetëm. 

Ashtu si në dashuri, edhe në marrëdhëniet e fëmijëve me prindërit, më i dobët është ai që do më shumë.
Ruso

Më lehtë është të luftosh, se sa ta rritësh një fëmijë bonjak.
Gaga

Fëmija ushqehet me qumësht dhe lëvdata.
Lambi

Fëmija e parë është vazhdimësia e kukullës së fundit.
Hygo

Fëmijët janë gjykatësit tanë të ardhshëm.
Gorki

Pija që nuk të mërzitet kurrë është uji; fruti që nuk të mërzitet kurrë është fëmija.
Indiane

Shërbimi më i madh që mund t'u bëjë fëmijëve një baba është të dojë nënën e tyre.
Merime

Fëmija është libër në të cilin lexojmë dhe në të cilin duhet shkruar.
Rosegjeri

Jepini fëmijës më shumë liri: le të vrapojë, le të kërcejë, le të jetë i lirë, le të luajë dhe të argëtohet, le të mos jetë asnjëherë në qetësi.
Ruso

Fëmijët marrin grushta që u takojnë prindërve.
Italiane

Babai duhet të jetë shok dhe person i besuar, e jo tiran i fëmijëve.
Xhoberti

Fëmijët njihen me fatkeqësitë përmes njerëzve.
Bttshlari

Në ditën e lindjes sate lulëzuan të gjitha lulet e botës.
Spanjolle
Gjithmone e me shume mamate lidhen me njera tjetren ne internet per te korrur informacion mbi shendetin e femijeve te tyre. Ky takim virtual arrihet mbi te gjitha ne FACEBOOK dhe ne forumet femerore. Nga studimet e shumta qe jane bere tregohet se shqetsimi me i madh per dhe qe japin me shume gjendje ankthi jane azma, format virale te aparatit te tretjes dhe alergjite e lekures.
Mamate e WEB-it influencohen shume prej ketyre lajmeve. Shembull per kete eshte piku me i larte i komenteve on line mbi perdorimin e Paracetamolit dhe rreziqet qe sjell ky etheshuajtes tek moshat e vogla.


Po mjeku, eksperienca e nenave tona dhe instikti yne nuk mjafton me si dikur?
Duket se jo! Rrjeti po zevendeson gjithnje e me shume keto figura themeltare, "rrjetin i vjeter social" qe mbeshteste nenen e re (familja, mikesha, fqinja e shtepise).
E pra le te lidhemi, nuk shoh asgje te keqe, por gjithmone duke pasur parasysh avantazhet dhe rreziqet qe lidhen me perdorimin gjithnje e me te perhapur te rrjetit.

I dashur ditar!

Sot nuk jam vetem! Hap pas hapi , dhemb pas dhembi te bebes time pyesja veten: Te gjitha nenat ndihen keshtu si une? Nuk pretendoj t'ju jap perfeksionin por ketu do te gjeni nje shoqe, nje moter, nje mike qe ju degjon dhe ju pergjigjet ashtu thjesht, si di dhe ndjen. Mergimi nuk peshon me si dikur. Jeni te mirepritura per cdo dyshim, ankth, pagjumesi, panolina, gjivakte, pyetje a pergjigje, nje kembe te gervishur apo njolla qumeshti mbi fustanin e mire. Nuk jam perfekte por tani nuk jam vetem. Ju kam ju! :-) Me pyesni dhe dua t'ju pyes.E pasi te mbyll ekranin te jem e lire, te pyes njeqind vete e te bej si di vete! :-) Nuk jam e persosur por e persosur apo jo, natyra me ka dhene dy bebe. Une i rris pra une jam! :-)