Facebook

Search

Loading...
Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Klikimet totale te miusheve ;-)






.... dhe pak dite dhe Aida behet 10 muajshe! :-) 

Pasi te kete mbushur 10 muajshin do te fillojme me kosin,
thjesht kos pa fruta dhe jo me me pak yndyrna,
kos qe hame ne prinderit,
nje mase kos nga ato qe hame dhe ne eshte 200 gr. ne fillim do te fillosh me gjysmen,
te vetmen gje qe mund te vesh tek kosi qe te marre dhe pak shije eshte 1/4 luge kafeje mjalte i paster.....
gjithashtu do te fillojme dhe lengun e portokallit te fresket.

Atehere po ju le mamaka Programin e dites te permbledhur:
ne mengjes qumeshti.... i pa diskutushem si per Aiden dhe per Edin.
ne oren 10-10.30 fruten.....
ne oren 13.00 dreka sic jane ushqimet pa asnje ndryshim.
mbas drekes gjume ... te pakten 2- 2.30 ore....
kur te ngrihet nga gjumi lengun e nje portokalli te shtryllur sa te dale s'ka rendesi sasia se per dy muaj do te fillojme qe tja shtosh sasine e lengut....
ne oren 17.30 - 18.00 kjo varet se ne cfare ore ka fjetur dhe kur eshte zgjuar, po jo me vone se kjo ore do te haje kosin rradhe me kremin, pra nje dite kos nje dite krem...
ne darke 21,00-21.30 banjo, qumesht dhe nani deri ne mengjes.
ky eshte programi deri ne 1 vit te mbushur dhe me vone nuk ndryshon gje, vetem se shtohen sasite dhe kete kohe duhet te shtoje ne peshe te pakten 300 ne muaj dhe duhet te shohim dhe ti kushtojme rendesi se sa eshte zgjatur dhe a eshte zmadhuar periferia e kokes se tani ne kete moshe kane rendesi zhvillimi i saj.

3 comments:

sonja said...

Pershendetje! Faqe mjaft interesante dhe mbi te gjitha e dobishme ,sidomos per ne mamat qe sado njohuri te kemi asnjehere nuk mjaftojne kur vjen puna tek rritja e femijeve tane.
Dua tju tregoj menune qe ndjek une per djalin tim 11 muajsh,dhe te merrja nje mendim tuajin ne lidhje me sasine e ushqimit,eshte mjaftueshem apo jo,
Femija im gjate gjith nates pi gji,edhe pse stresante dhe lodhese si zakon une duroj pasi them ja do rritet dhe sa kohe do doje te pije gji,dmth e justifikoj...
Ne 8 perseri gji
ne 9 pak krem me fruta ose cfaredo ha babai (veze,kremvice,pak trahana,etj)
-gjume
ne 11 fruta
ne 13 supa (te ndyshme)
-gjume
ne 16 kos me fruta
ne 18-19 pak nga buka me veze qe ha i vellai si dhe kremvice
ne 20-20;30 supe ose leng mishi,perimesh me drithera,ose kremra te gatshem me biskote kastile per darke.
gji pi gjate dites,ne sasi te ndryshme,nese eshte pa qejf ngjitet si me mastic e nuk shqitet gjith diten. lengje te tjera nuk me pranon,edhe ujin me zor te madh,frutat ja kam mesuar me copa jo leng.
me fal qe e zgjata shume por mund te me jepni nje mendim tuajin rreth menuse sime? Ju falenderoj pa mase.

Bebe Vogelushe said...

Ne fillim te falenderoj e dashur per fjalet e mira ne drejtim te blogut :-) dhe se dyti une eci me programet e Aides por e keqja eshte se eci sipas moshes se goces dhe me vijne dy dite para se te mbushe 11 muajsh programi apo menuja prandaj s'te ndihmoj dot. Gjithsesi mos ki merak sepse kjo e imja ti rremben nga duart ato qe shtroj une ne tavoline per te rritur, ka arritur sa thithte dhe kokrren e ullirit me qejf, nuk shoh ndonje te keqe tek menuja jote. Izgjat duart jepi, vetem kujdes kripen dhe sheqerin nese je perdoruese e kripes kur gatuan mundohu ta rrallosh :-) gjithsesi ky eshte mendimi im modest si nene! Shpresoj te te mjaftoje te falenderoj :-)

Drita Gashi said...

Drita Gashi
Zonje e nderuar une ju pergezoj per kete faqe, mua personalisht me keni ndihmuar shume dhe ju jam mirenjohese une kam nevoje per keshillen tuaj po ju shkruaj se sa qumesht formule pi ai dhe sa here ne dite ha ushqim dhe nga sa gram ha. Kam frike se mos nuk po me ushqehet mire.
Ne 9 e 30 peme te ndryshme 150 gram
Ne 12 e 30 qumesht 170 ml
Ne 14 perime me mish 150 gram
Ne 17 qumesht 170 ml
Ne 19 puding, ose kos 150 gram
Ne 22 drithera me qumesht 150 gram.
Te gjitha ushqimet i ha ne forme qulli, uje pi shume pak, ndonjehere pi caj ndonjehere jo, lengjet si fut ne goje.