Facebook

Search

Loading...
Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Klikimet totale te miusheve ;-)



- Ne mengjes menjehere pas zgjimit dhe nderrimit, qumesht gjiri gramatura sipas kerkesave te foshnjes, si gjithnje e rendesishme eshte te respektohet pesha e femijes qe ne muajin e katert duhet te shtoje 150-200g ne jave.

Ne oren 11.00 paradite frute e fresket ose homogjenizat:
E hene: baza 1/2 banane + 1/2 molle
E marte: baza 1/2 banane + 1/2 dardhe
E merkure: vetem banane (1 cope)
E enjte: baza 1/2 banane + 1/2 molle
E premte:  baza 1/2 banane + 1/2 dardhe
E shtune: vetem banane (1 cope)
E diele: vetem banane (1cope)

Rrushi dhe fiku ndalohen kategorikisht per foshnjat! 
Kujdes mos e harroni kete! 

- Dreka, zemra, darka dhe nata:
Qumesht gjiri (sipas kerkeses se foshnjes, pra kurdohere nate edhe dite) ose artificial: (6 luge mase qumesht artificial/ 180 ml uje/  5-4 biberon te pergatitur ne dite) 

Nata vetem per bebat me gji sipas kerkeses dhe nena duhet ta ngjise pas gjirit dhe te kujdeset per peshen javore te femijes. Foshnja duhet te shtoje 150-200g ne jave. Nese nena sheh se edhe pse femija thith shpesh por nuk shton aq sa duhet , atehere nevojitet shtesa me qumesht artificial. Per dozat gjithsesi kontaktoni me pediatren tuaj te besuar e cila e njeh me mire ecurine e femijes dhe ia shton apo ia rrit dozat sipas zhvillimit dhe rritjes se foshnjes tuaj...Programet e Aides eshte nje rubrike ne ndertim e siper, keshtu qe te me falni per mosrehatine gjate klikimit ne blog. Ju falenderoj per mirekuptimin :-D
Lista e pazarit per nje jave apo per nje muaj e gjeni ketu:
Liste pazari per 4 muajsh!  
Risite mbi heqjen graduale te qumeshtit te gjirit!

Per me shume pyetje, apo shkembime opinionesh pelqeni faqen  Bebe & Vogëlushë/Bebe e Bambini ne Facebook! Jeni te mirepritur!

5 comments:

Anonymous said...

Me sa kuptova quhesh Aida. Aida mund te ma spjegosh me hollsisht se qfar duhet ti jap bebushit tim gjat gjithdites apo duhet ta ushqej vetem ne mengjes apo si e keni shenuar ne ora 11. Bebshi im ka 4 muaj e 3 jav une kam filluar ta ushqej ne mengjes me sup ose karota e ushqej vetem 1her ne dit.
Pyetja: A ben tj pregadis bebushit supen me brokulli, spanaq,karota,lulelaker apo esht shum heret si tja bej
2 sa her ne dit duhet t shuqej ne kete mosh ne sa ora dhe qar ti jap ne mengjes ne drek dhe ne dark. Do me kishe ndihmuar shum me nje keshill faliminderit pergezime me pelqen ky bllok

Anonymous said...

shume mire

Anonymous said...

Me fal kur mund te mar nje pergjigjje sepse une facebook nuk e pedori nuk kam shum koh per te mirpo tek ky bllok me pershten shume gjera qe mun ti mesoj une si nene e re.pyetja me lart me perket mua do ju isha shume mirnjoese per nje pergjigjje

Bebe Vogelushe said...

Quhem Elda, vajza ime quhet Aida! :-)
Ne mengjes qumesht gjiri,
ne oren 11 te paradites frutat,
ne oren 1 te drekes supen me kungulleshka, patate dhe karrota (eshte akoma heret per perimet e tjera) me pak vaj ulliri
me krem misri,orizi, te posacem per femije.
pasdite, ne darke dhe naten vone nese do vazhdon me qumesht gjiri.
zAKONISHT USHQEHET NJE HERE NE TRE ORE!
fALEMINDERIT DHE ME FALNI PER VONESEN!

Anonymous said...

Me fal Elda per ngatresen e emrit e kam kuptuar me von emrin tuaj pasi kam lexuar me shum ne bllokun tuaj dhe komentet ne facebook faliminderit per keshillen. Nuk ka gje nuk mundeni ti pergjigjeni te gjitha pyetjeve per nje koh te shkurrt e kuptushme kjo Elda. pram faliminderit do bej perse pyetje rreth keshillave per bebushin tim .PS quhem ARTA dhe esht knaqesi te bisedoj dhe te shkembej shkrime rreth femijev nje dit te mbar juve dhe bebushit