Facebook

Search

Loading...
Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Klikimet totale te miusheve ;-)


 "Recetat e Aides".
Kete rubrike e gjeni ne anen e djathte te faqes se blogut Bebe & Vogëlushë, gjithashtu sa here qe te keni pyetje mund ti dergoni ato edhe ne FB ne grupin Bebe & Vogelushe dhe do te mundohemi t'ju kthejme pergjigje sa me shpejt te jete e mundur.  


Program ushqimi per bebet 8 dhe 9 muajsh:  
Ne mengjes ne cfaredo ore qe te zgjohet bebi duhet te pije qumesht gjiri ose qumesht pluhur 230 - 250 ml. Ne rast se nuk mjafton qumeshti i gjirit dhe kjo vihet re shume mire kur femija zgjohet shpesh naten nga gjumi sepse nuk fle i ngopur, atehere duhet te plotesojme qumeshtin e gjirit me biberon me qumesht pluhur.

Ne oren 10.30-11.00 fruten. Mund ti japim cfaredolloj frute qe deshiron pervec fikut dhe rrushit qe ndalohen ne menyre kategorike. Pergatiteni ne kete menyre: Baza eshte gjithmone banania. Mund te veme 1/2 banane, 1/2 pjeshke dhe 1/2 molle.  Diten tjeter "zemra" e mengjesit do ndryshoje do te veme 1/2 banane, 1/2 dardhe dhe 3-4 luleshtrydhe, ne kete menyre i kombinon frutat qe ti haje te gjitha nga pak.
Ne oren 13.OO dreka.

Bebit duhet ti japim 2 dite mish pule, 1 dite mish vici, 1 dite do te fusim ne diete peshkun dhe dy dite vetem zarzavate pa asnje lloj mishi. Masa e mishit te vicit, pules ose peshkut, qe duhet te fusim ne cdo vakt dreke eshte 30-40gr. Pra eshte 4-5 luge kafeje mish te zjere dhe te bere pure, po ashtu edhe zarzavatet duhet te behen pure me ane te mixer ose kullonjeses se perimeve, me baze gjithnje pataten. Kullonjesja e perimeve eshte kjo ketu ne foto. 

Pra 2 masa patate dhe masat e tjera cfaredolloj zarzavateje. Psh ne nje tenxhere me uje veme:  
2 masa patate te mesme 
nje grusht bishtaja, 
nje grusht bizele, 
nje grusht spinaq, 
nje cerek qepe, 
nje cope mishi vici 
ose pule, 
ose peshku i zjere, ne avull ose furre 
i zjere me pak fare uje dhe duke e shtuar vazhdimisht sa here qe reduktohet, derisa te zjeje mishi. 
Pasi ka mbaruar zjerja i marrim i bejme pure te gjitha bashke, te jete nje pure e trashe, jo shume e holle. Sperkatim me nje luge vaj ulliri. 
Diten tjeter do te alternojme zarzavatet ose perimet e tjera si psh: 
angjinare, 
patellxhan, 
kunguj, 
karrota etj. 
Pas drekes femija duhet te vihet ne gjume. 

Ne oren 17.00 kremin me miellin e misrit dhe tapiokes, apo cdo krem tjeter mielli apostafat per femije. Ne udhezimet e konfeksioneve te kremrave do te gjeni game te gjere dhe shumellojshmeri per te pergatitur recetat e kremrave si pure por kesaj radhe te holluar ne qumesht pluhur. Nese gjeni papen qumeshtore (papa latea) atehere e hollojme vetem me uje cezme ne cfaredolloj temperature deshirojme. Diten e pare kremi behet i holle pastaj ditet e tjera sa vjen dhe dendesohet, pra sa vjen dhe do ta bejme me te plote.

Ne darke, gjithnje pasi ti keni bere banje, i japim qumesht po e njejta recete dhe mase si qumeshti i mengjesit. qumesht gjiri plotesuar me ose vetem qumesht pluhur 230 - 250 ml. (kujtojme gjithnje nenat qe duan ta vazhdojne dhenien me gji ti ofrojne bebit gjirin sa per te ngushelluar femijen dhe te stimulojne qumeshtin, por ne kete moshe duhet te dije, se nuk i ploteson dot nevojat e femijes me qumesht prandaj duhet ti drejtohet pluhurave te qumeshtit, ketij kombinimi perfekt me qumeshtin e gjirit) pa asgje tjeter brenda vetem qumesht gjiri ose pluhur qumeshti artificial.

Varianti i dyte i darkes mund te jete edhe supa e darkes e cila pergatitet ne kete menyre:
Merret lengu i perimeve pa purene e tyre dhe zihen ne te makaroncina, orizkun e pershtatshem per femije apo ne fund te pergatitjes trashet lengu me miell orizi multicereal etj.
Supa e darkes pergatitet me e holle sesa e drekes, sepse duhet te jete me e lehte para gjumit!
Mund te hedhim ne te djathe te grire kackavall, parmixhan, gjize te fresket, ose proshute coto, djathe bebe etje etj.... perberes te tjere te ketij grupi.

Mos harroni te peshoni femijen! Prova e peshores do t'ju konfirmoje me se miri, nese femija rritet ashtu sic duhet. Peshen standart te femijes sipas muajit te jetes do ta bejme te mundur ne nje kapitull ne vazhdim:  Programin e muajit te nente gjithashtu ne ditet ne vazhdim. Ju ftojme te na lexoni dhe ndiqni  tek faqja Bebe & Vogelushe ne Facebook.  
Gjate dites ne kete moshe femijes duhet ti japim ushqime kerrcitese si karrota, per te krruajtur, ftohur dhe lehtesuar daljen e dhembeve. :-))) 
Ju pershendes! 

0 comments: