Facebook

Search

Loading...
Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Klikimet totale te miusheve ;-)


Zakonisht problemet per prinderit me femije te sapolindur fillojne rreth moshes 4 muajsh e ketej. Netet pa gjume shtohen, per te mos permendur ketu dhe ajrin ne barkun e bebes qe nuk kontrollohet dot nga organet e tretjes pasi jane ende te pazhvilluara mire. Ky program ju ndihmon shume qe femija te rritet i shendetshem, te shtohet pak e nga pak qumeshti i gjirit (kuptohet ne rast se nena e ndjen se ska qumesht aq sa duhet), asnjehere kur ka mjaftueshem dhe nuk ngrihet naten, sepse fle i ngopur. Duke qene se nena (jo ne te gjitha rastet) nuk i ploteson me ashtu si duhet nevojat ushqimore te femijes, keto jane muajt me shqetesues, mbi te gjitha per peshen e bebes ja nje program ushqimor i Aides per muajin e 5 te jetes. 

Program ushqimor per femijen 5 muajsh: 

Ne zgjim, ne mengjes qumesht (gjiri ose artificial) Per nenat qe perdorin gjirin eshte mire qe qumeshti te zevendesohet pak e nga pak cdo dite me ate artificial sepse eshte i mbushur me vitamina dhe behet plotesues i mrekullueshem i qumeshtit te gjirit. 

Ne oren 11.00 fruten e domosdoshme cdo dite duhet te jete banania si baze, shtesa e frutes te behet duke u alternuar nje dite molle, nje dite dardhe dhe diten e trete vetem banane.

Ne oren 14.00 dreka e bebit do jete supa me perime dhe vetem mish pule, bebi nuk duhet te haje asnje lloj mishi tjeter pervec pules. 

Ne oren 17.00  Kremerat qe jane apostafat per bebe do ti marrim sic jane pluhur dhe do ti pergatisim sipas udhezimeve mbi konfeksionet. Do fillojme me 60g krem dhe cdo jave do te shtojme nga 10g. Nje gabim i madh qe behet nga shume nena eshte edhe dhenia e kamomilit si vakt kryesor ne darke. Kamomili do ti jepet femijes vetem kur ka shqetesime barku ose eshte kaps. Une beja gabimin t'ja jepja si vakt kryesor ne darke, joooo... kamomili duhet ti jepet femijes kur ka shume gazra, asnjehere kur s'ka probleme dhe eshte i qete, se nuk i ben mire kur eshte ne shendet te plote. 

Ne darke para se te fleje duhet ti bejme nje banje bebes dhe pastaj qumeshtin pluhur (edhe ketu e njejta gje nese nuk doni qe tia hiqni bebit qumeshtin e gjirit mund ti jepni ta thithe qofte edhe per ta stimuluar, pra per te mos e nderprere fare, por pjesa me e madhe duhet te jete qumeshti pluhur sepse e ngop dhe i dhuron gjume te qete. Theksojme edhe nje here qumeshti i nenes ne kete moshe nuk i ploteson dot me si me pare nevojat e ushqimit te bebes.

Si perfundim edhe disa keshilla per naten: 
Per te mos u ngritur naten dhe bebja te fleje deri ne mengjes duhet te fillojme ta zevendesojme qumeshtin e gjirit me ate me biberon. Mos kini frike qumeshti juaj nuk do te ike thjesht do te perdoret si ngushellim apo plotesim i atij te biberonit. Nese femija zgjohet naten dhe kerkon te pije do ti ofrojme uje te ziere , te ftohur me pare, me biberon. Uji duhet te zjeje per 10 minuta  dhe duhet ti jepet bebes mos harroni pasi eshte ftohur gjate gjithe nates por edhe gjate dites, sidomos ne ditet e nxehta te veres, ku organizmi i femijes ka nevoje te madhe per uje natyral.  

Ju pershendet Elda! 

21 comments:

Anonymous said...

Qumshti i gjirit te zavendsohet me at artificial!!!? Keshill ma te keqe se kjo skemi lexuar deri tash...Asgje nuk mund ta zavendesoj qumshtin e gjirit dhe duhet dhene deri ne 2 vite.

Bebe Vogelushe said...

Mirese dhe faleminderit qe me lexoni z. Anonim! Nuk e kam hapur kete blog per te keshilluar nenat perfekte qe u rrjedh dhe prodhojne qumesht per femijet e vet dhe ata te lagjes, E dyta nuk jam shprehur te zevendesohet qumeshti i gjirit me ate artificial" por jam shprehur " te zevendesohet pak e nga pak qumeshti artificial" gjithnje sipas deshires dhe prodhimit te qumeshtit qe ka nje nene e re pamjaftueshem ose jo per beben e vet. Mosha 4 muajsh shenon zgjedhjen personale te nenes dhe lirine e saj te plote qe te filloje ti ofroje bebes se saj ushqime te ngurta gjithnje ne perputhje me peshen e femijes. Ju falenderoj per pjesmarrjen tuaj dhe ju keshilloj te me lexoni ne teresi dhe me kujdes para se te komentoni. E mbyll duke ju lajmeruar se asgje ne kete blog a faqe virtuale nuk eshte imponuar me detyrim.

Anonymous said...

Je shprehur tekstualisht "qumeshti i gjirit te zevendesohet pak e nga pak me ate artificial"...kjo keshille mund te jete e vlefshme per kur vendos ti heqesh gjirin por nese gjirin do tja mbash mund te thuash "qumeshti i gjirit te plotesohet me ate artificial"...mendimi im ky.te pershendes

Bebe Vogelushe said...

Ju thashe pra kur te hyni ne kete blog piktura plotesohet ne teresi dhe jo duke kerkuar gjelperen ne kashte! Une shkruaj si e ndjej cdo gje ne castin dhe momentin e duhur gjithnje sipas eksperiences sime ne dite, ore minute, te caktuar... Ju ne rast se ju koicidon e njejti hall i imi me bebin tuaj atehere po mund te me kerkoni shpjegime per nje rresht se cfare kam shkruar por gjithnje duke lexuar gjithe kapitullin e gjivaktit. Deri atehere mendoj une po kerkoni te merrni vesh e lagu s'e lagu bishtin skilja kur kaloi lumin :-) Mendim i ky ... Ju pershendes!

Anonymous said...

A mund ta ngop nje nene femijen 2 vite qofte edhe nje me qumesht gjiri,nuk besoj..un e kam me qumesht pluhur dhe shum mir esht me shendet bebi im,tani hyn ne muaj te 7 te,dhe asgje nuk ka mangut nga qumeshti I gjirit.vana new York

Anonymous said...

Faleminderit Elda. Kam djalin e vogel 5muajsh dhe isha ne kerkim te menuve :)te pershendes Lura

Bebe Vogelushe said...

Kenaqesi e dashur! Te falenderoj per vleresimin! :-)

Ejona Rrumbullaku said...

doja t'ju pyesja por kur eshte kaps cfare duhet ti japim tjeter vec kamomilit?
faleminderit.

Bebe Vogelushe said...

Ejone po e hedh tek faqja ne facebook si problem qe te marresh edhe mendimin e nenave te tjera! Faqja eshte kjo,Bebe & Vogëlushë/Bebe e Bambini aty gjen tema nga me te shumellojshmet dhe pergjigjet e mundshme kuptohet jo profesionale :-) te vijne me shpejt ne kohe reale! Te falenderoj!

tanci said...

Pershendetje,kam nje vajze 4 muaj e 3 jave kam filluar cdo dite pak e nga pak frutat por nuk i ka qejf e provon lugen e pare dhe pastaj nuk e hap gojen, edhe lengun e karrotes provoj tja jap ne cfaredo lloj menyre eshte e pamundur...cme keshilloni? Ju falenderoj per rubrikat dhe keshillat.

Bebe Vogelushe said...

Ne se nuk pranon frutat atehere mundohu ti nisesh ne fillim supen me perime te zjera me pak vaj ulliri, mish pule homogjenizat dhe djathe te grire kackavall pa kripe, zakonisht femijet e adhurojne :-) Mbaresi dhe flm per besimin!

Anonymous said...

Pershendetje e dashur Elda :)) kam vajzen 4 muajsh per 5, qumesht gjiri nuk kam me dhe I jap formula,eshte femij I zgjuar I shendetshem deri tani,eshte bebi me I madh thot doktoresha,I ngjan te atit se bashkeshorti im eshte I gjate dhe keshtu vajza I ngjan te atit,sa per qumeshtin e gjirit ,dihet ka vitamina,por formulat nuk kane efekt anesore nga disa qe me kane the e pare,I kane femijet te shendetshem,te bukur,te mencur dhe shumica qe thone qumeshti I gjirit nuk zevendesohet,e thone per ato qe nuk kane mundesi ekonomike ndaj sa te Ken kembet te shtrine jorganin,I kam dhene qumesht gjiri qe ne fillim por duke I dhene edhe formule,femija duhet i ngopur,Jo te gjithe kane shume qumesht gjiri. Nejse,mendimi im. doja te dija a mund ti jap uje femijes tim? Uje per beba? Me ate bej edhe formulen,por sikur kerkon uje e njeh,duket sikur ka pire me pare,por jo,e provojme ndonjehere edhe pin me etje,une e ushqej cdo 2 ore 2 OZ,por tani mund tia rris masen? thank you for all

Anonymous said...

Pershendetje bebe vogelushe..... jeni shume e sakte ne shkrimin tuaj ...... por doja t'ju beja nje pyetje ? kam djalin 4 muajsh e 2 javshe po qan shume nuk fle as 15minuta gjume dhe zgjohet.... cfare mund te ndikoje qe grindet mbase nuk ngopet me qumesht sepse pi vetem qumesht gjiri nuk e do bibironin fare .pres pergjigjen tende flm ju pershendes nga amerika..

Bebe Vogelushe said...

Per anonimin e pare! Shume here kam lexuar qe nuk i jepet, por preferoj te flas nga pervoja ime, une kam filluar ti jap nga pak e me pas duke e rritur dozen qe ne muajin e trete te jetes! Gjithsesi 70% e qumeshtit te gjirit eshte uje keshtu qe nena e vendos vete kur te filloje te nderhyje ujin. Dihet tashme qe qumeshti i gjirit nuk mund te imitohet por edhe femijet e rritur me qumesht artificial jane goxha inteligjente dhe te shendetshem, te pakten pediatret nuk shohin ndryshime mes tyre.

Anonymous said...

Faleminderit Elda ,jam sh e qarte :))

Anonymous said...

Me fal,po ate qumesht gjiri(qofte edhe pak) kur i bie ta pije bebi?ne mengjes ta zevendesojme me artificial,gjate dites jo,ne darke prape ta zevendesojme me artificial,gjate nates uje...po qumeshti i gjirit?

Bebe Vogelushe said...

Lexojeni me kujdes qe te mos trembeni per qumeshtin e gjirit: "Per te mos u ngritur naten dhe bebja te fleje deri ne mengjes DUHET TA FILLOJME TA ZEVENDESOJME" DHE JO TA ZEVENDESOSH DIREKT QE ME DITEN E PARE qumeshtin e gjirit me ate me biberon. Pra ke kohe kur t'ja heqesh plotesisht procesi do muaj te perfundoje, e para dhe e dyta keto jane programe ushqimi nuk jane me detyrime! Nese e pelqen nje program nena e perdor per beben e vet, nese nuk e pelqen kalon tek tjetri! Eshte thjesht program ushqimor dhe ne bote ka me miliona programe ushqimore! Jeni te gjithe te lire ti zgjedhim dhe asnje i detyruar ti ndjeke! Ju falenderoj gjithsesi per mundesine e shpjegimit!

Anonymous said...

Pershendetje. Kam djalin 4 muaj e 2 jav. Deri ne muajin e 3 e kam pasur vetem ne gji pas muajit te tret kam filkuar edhe shtes me qumsht artificial. Qe kur ka mbushur 4 muaj e ushqej ne mengjes i jap qumsht artifical dhe diku reeth ores 10 i jap fruta te hippit, gjate dites i jap gji ndersa ne dark i jap prap fruta te hipit dhe kur e ve ne gjume qumsht artificial por gjate nates zgjohet rreth 3-4 here per te pire me peshr eshte 7.500kg. Gjate nates a munt ti jap uje per te pire ne vend te qumshtit kur zgjohet?

enkli said...

per anonimin po jap nje pergjigje,e dashur,femija juaj eshte teper I vogel.per ta ushqyer me hippi fruta,do presesh deri me 6 muaj po te keshilloj meqenese une jetoj ne USA dhe kam vajze ,po mesoj shume gjera qe jane shume ndryshe nga ne atje. ok per formule shume ok.nese nuk keni gji mjaftueshem shume I mire eshte qumeshti artificial,dhe ushqeje cdo dy ore me qumesht gjiri ose formul mbushur 3 OZ ,me durim,tani mund ti fillosh ketu quhen sirell atje konfleks quhen por nuk e di nese ka atje :(( konfleks per beba te grire, mbush nje lug gjelle dhe e shkrin me qumesht formule pak me.syrin tend sa te zbutet ne menyre qe te kapertypet lehte,ushqeje me kujdes dhe lere tju shohi si hani ju,ne menyre qe tju shohi dhe tju imitoje duke placaritur gojen e vogel,dy here ne dite ushqeje ne 10 dhe ne 6 .mbasdites,nese nuk ngopet lere pak ti shikoi mire ushqimi e me pas jepi dhe pak qesht gjiri ose formule me mire se flen e qete. per te mos u zgjuar naten ,jepi gjate dites ushqim qumeshtgjiri dmth ose formule duhet ngopur gjate dites ,kur ta ushqeni ne oren 6 lere pak te flere,e kur te ngrihet merru me te dhe mos e ushqe deri sa te shkoj ora 8 e darkes per ti bere nje banjo te ngrohte,me pas mos I jep qumesht gjiri sepse me gji me teper e ze gjumi se sa ngopet dhe ajo do te ngrihet cdo 1 ore,jepi formule 4 OZ ose _3, femija juaj do te flere pa frike 8 ore,vere pas banjos te pij e te fle,nese nuk ka deshire te flere ne krevatin e vet,lere te qaje te mesohet aty,vec nje dit do durosh te qaje dhe vet femija vetvetiu do te mesohet,disa thone se deri ne 4 vite duhet ta.mbash ne krevat,eshte e evertete qe bebi stresohet vetem ne krevat te saj,por eshte me mire te rri pak vetem kur te flere sé sa te behet e te rritet frikacake kur te rritet,Ky eshte edukim...flas per dy gjinite ne fakt une kam vajze mashalla eshte . zoti ju ruajt bebet e juaja te dashur nena... behuni te forta mos u.stresoni dhe lumturohuni knaquni me bebet tuaja,jepuni dashuri,hiqni djepat nuk eshte I mire djepi,nuk u ben mire per zhvillimin e trurit ,eshte sh metod e vjeter per nenat dembele qe e duan beben e tyre gjate gjithe kohes ne.gjume!!!!! perqafime nga Enkli

Anonymous said...

me pelqen komenti yt....seriozisht qe jemi ne hall se ctu japim bebave tu beje mire edhe pse na kushton pak... un psh e kam me gji deri tani jo se kam mjaftueshem po hajt ma se ne peshe mir esht.... tani dal ne pune deri ne2 ... i kam mar 1 baby rice hipp po sdi ca qumshti duhet.... dhe nje shishe leng karote se frutat do ja bej te freskta... me jepni ndonje mendim tani esht 4 muajshe...flm

Anonymous said...

Kam vajzen kater muajsh qe nga lindja e kam ushqyer me qumesht pluhur (formula) tash kam filluar me ushqim vajza me eshte infektuar mr virusin varincella si ta trajtoj pres pergjigjje nga ju pershendetje nga une