Facebook

Search

Loading...
Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Klikimet totale te miusheve ;-)




Te pergatisesh gjirin per ti dhene qumesht bebit shume dite para se te linde. Lexoni rreshtat me poshte per te hequr cdo dyshim!

Je ne pritje dhe deshiron te ushqesh femijen tend me gji? Gjivaktet jane gjeste naturale, por duhet te bejme kujdes, qe te nisim me kembe te mbare dhe ta ushqejme te lumtura femijen tone. Te shohim disa nga keto parapergatitje.

Gjiri vete "pergatitet" qe nga pritja. Qe ne javet e para te shtatezanise, gjiri peson ndryshime per t'iu pershtatur gjivakteve. Kur bebja vjen ne jete, gjithcka eshte gati per ti garantuar ushqimin ideal per nje rritje te shendoshe dhe nje zhvillim te ekuilibruar te qumeshtit te nenes.

Kolostri (qumeshti i hershem) fillon te prodhohet ne gji qe ne javen e 14-te te shtatezanise, edhe pse pjesa me e madhe e nenave nuk arrin ta vereje kete dukuri. - shpjegon Paola Paschetto, consulente profesionale ne gjidhenie. " Dhe ne rast lindjesh shume te parakohshme, prodhimi i qumeshtit verifikohet ne javen e 20-21-te " Njehere e nje kohe nena keshillohej nena ta pergatiste gjirin ne pritje te gjidhenies me kremra per te parandaluar shfaqjen e carjeveose trajtime per te rritur thithkat (shih tabelen: Gabime qe duhen menjanuar). Sot e dime shume mire se behet fjale per trajtime te panevojshme madje te demshme. "Gjiri eshte vete nje organ i formuar per te ushqyer me qumesht, ky eshte funksioni i tij fiziologjik- thote ekspertja "Ne fillim rritet ne volum, gjendrat mamale shumezohen dhe venat e gjakut zgjerohen. Ne aerolen (pjesen e erret) rreth thithkave "tubat e Montgomerit" gjendra ne trajte pikash, zmadhohen dhe leshojne nje substance emoliente dhe antisetike qe vajos dhe mbron thithkat.
I porsalinduri duke thithur ne gji, gjen kulloshtrin, i cili kenaq nevojat ushqimore ne ditet e para te jetes i cili furnizon me nje rezerve te cmuar antitrupash.

Nese thithka eshte e rrafshet dhe e futur brenda. Duke parashikuar se bebja do te ushqehet duke kapur pjesen me te madhe te aureoles dhe jo vetem thithken, pra do ta kape gjirin ne menyren e duhur, mund te thithe pa asnje problem, athere do te veme re se te gjitha ushtrimet qe mund te kemi bere para lindjes do te jene te kota dhe te panevojshme" Keshilla ime - shpjegon ekspertja-  eshte te prisni lindjen e femijes dhe nese bebi lodhet per tu kapur pas gjirit, para cdo gjivakti masazhoni areolen me gishta per te nxjerre jashte thithken e gjirit. Shpesh me ththjen e vogelushit thithka e gjirit shkon ne vend, modelohet dhe del jashte. Ne rastet e ralla kur ngelet brenda nena duhet te kontaktoje me nje ekspert te ushqimit me gji, qe kur eshte shtatzene per keshilla me specifike. 

Cfare duhet bere para lindjes? 

Nese te pergatisni gjirin para lindjes sic e pame me lart eshte e panevojshme, atehere duhet pergatitemi te mesojme te japim gji dhe jo ta pergatisim gjirin per dhenien e qumeshtit.
Eshte  e nevojshme te informohemi mbi dhenien e gjirit dhe menaxhimin sa me te rregullt te gjivaktit, duke frekuentuar nje kurs paralindjeje, duke lexuar manuale dhe takime te organizuara organizuara nga "Leche league" ose nga shoqata auto-ndihme te organizuara nga mama qe jane eksperte, (prandaj ketu mos me thoni pirth o Elda se lirohesh , ku ti gjejme keto ne ne Shqiperi? ahaaaaaaa  Lidhuni me njera-tjetren ose per miket e mia te qytetit tim te me dergojne adresen e Skype-it  dhe do jua tregoj une si behet nese kane deshire) Shkembeni adresat e Skype-it me mikeshat tuaja me me eksperience dhe tregojuni njera- tjetres si behet... Parandaloni mastitin, eshte nje dhimbje e madhe... me e madhe se ato te lindjes. Mesoni ti jepni sic duhet qe ne fillim gji bebes dhe mos provovshi asnjehere dhimbjet e mastitit, jane nje cmenduri me vete qe shpesh e rrezikojne nenen dhe e privon ate nga nje eksperience kaq e bukur sic eshte gjivakti :-) 
Vetem keshtu mund te krijohet nje ide e qarte mbi veshtiresite e fillimit dhe zgjidhjet per ti kapercyer ato. 
E rendesishme eshte gjithashtu edhe zgjedhja e qendres ku do te lindni, duhet te zgjidhni nje spital qe favorizon nje hyrje te lehte dhe informative per dhenien e qumeshtit, qe jua lene femijen gjithe naten ne dhome pra in rooming- total. Kjo lejon beben te kapet vazhdimisht pas gjirit. 

Gabimet qe duhen evituar.  

Kurre mos ferkoni sic ju thone plakat filloni e gerryeni me nje peshqir te ashper apo "tel enesh" ahaaaaaaaa bej shaka , sa seriozisht e merr o Aida ahaaaaaaaaaaaaa Lekura e gjirit nuk ka nevoje te forcohet, nese femija e kap gjirin korrektesisht s'ka asnje rrezik pse te shfaqen carjet e tij. Pervec qe eshte e demshme si nderhyrje, ka rrezik edhe te shkaktoje ositicimin pra contraktimet uterine. 
Mos lyeni me kremra parandaluese per carjet e gjirit. Po jua them dhe mbajeni mend! Nuk ekziston asnje krem per parandalimin e carjeve te gjirit. Mjafton qe bebja ta hape gojen si per gjume dhe te perfshije jo vetem thithken por edhe pjesen me te madhe te erret te gjirit. I vetmi vaj me te cilin mund ta lyeni lekuren e barkut dhe gjirin para lindjes asnjehere pas eshte vaji i bajameve. 

Ju pershendet Elda! 

Perktheu Elda Terpo nga revista italiane "une dhe femija im! 
Aty ku kam qeshur  dhe bere batuta jane te miat jo te doktoreshes ahaaaaaaaaa! E me dhe ti se nuk je e para ahaaaaaaaaa, sikur vetem ti do pjellesh, gjithe bota pjell , merre lehte :-)))))

0 comments: