Facebook

Search

Loading...
Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Klikimet totale te miusheve ;-)

Nje dobesi e nenes si bronkiti, gripi, nje semundje ezantemantike, ftohja, diarrea nuk pengojne ushqimin e foshnjes me gji. Kur kemi temperature, edhe pse termometri shenon lart, thelle-thelle nuk perben nje arsye per te nderprere ushqimin me gji te foshnjes, por faktikisht redukton prodhimin e qumeshtit.

Herpesi buzor i nenes kerkon aplikimin e pomadave antivirale dhe perdorimin e nje maske mbi goje kur asistojme foshnjen.

Rastet kur nena nuk duhet te ushqeje me gji foshnjen i gjeni te radhitura me poshte:

1-  HEPATITI B ne faze akute ( ndersa nese nena eshte bartese e virusit, foshnja pasi ti jete nenshtruar terapise me imunoglobinave specifike dhe vaksinimit mund te marre pa problem qumeshtin e nenes).

2-  HEPATITI C i shoqeruar me replikim viral ( ne kete rast ushqimi me gji duhet kqyruar dhe vendosur nga mjeku)

3-  INFEKSIONI NGA HIV-1 DHE HIV2 VIRUSE TE Sides.
4-  DOBESI E RENDE.
5-   ALKOLIZEM DHE TOKSIKOINDIPENDENCE.
6-  SEMUNDJE  te renda gjate te cilave mjeku pershkruan ilace teresisht te papershtatshme per foshnjen qe ushqehet me gji.
7-  PROLATINOMA (ne kete rast eshte relative dhenia e gjirit  dhe shpesh rekomandohet te nderpritet per te pakten tre muaj)
8-  HERPESI SIMPLEKS I THITHKES (nese perfshin vetem nje ane nena mund te ushqeje me gjirin e shendoshe)
 Nuk duhet te jepet gji foshnjes nese gjejme ne te prani te semundjeve te metabolizmit e quajtur Galatozemia.
Nese gruaja duke filluar nga fundi i muajit te pare pas lindjes nis nje aktivitet fizik te rregullt dhe te lehte (psh. gjimnastike, siklete, jogging) per jo me shume se nje ore ne dite, atehere eshte e lire ta beje sepse nuk sjell asnje efekt negativ tek ushqimi me gji dhe nuk ndryshon as sasine as perberjen e qumeshtit.

Ja dicka qe nuk do ta gjeni ne libra:
Mamacka ushqimi me gji sigurisht ju prish pak gjoksin e ben ate te bjere lehtesisht, nuk rendon miopine ashtu sic na thonin nenat apo gjyshet tona dikur. Nese keni dhimbje kur gjivaktoni gjyshet tona keshillonin te vinim mbi thithka luge argjendi si kapak, ka veti te thithe papastersite dhe ti neutralizoje ato!
Dhe ketu mbyll me sukses kapitullin e ushqimit me gji te foshnjes per te hapur ate te ushqimit artificial. Them me sukses jo sepse une jam pediatre, por cfare kam shkruar deri tani per gjivaktet, jane pjese e rendesishme e manualit te spitalit pediatrik te Bergamos Itali, me te cilin cdo nene e re pajiset diten e trete te kthimit ne shtepi.! Pra fat dhe argetim :-))))
Ju pershendes elda!


0 comments: