Facebook

Search

Loading...
Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Klikimet totale te miusheve ;-)


Sot Aida ime tashme 4 muajshe e 1 jave beri vaksinen e dyte. Nuk eshte e nevojshme t'ju them sa te veshtire e kam kur e coj ta beje ate te shkrete vaksine! Me dhemb zemra aq meket dhe problemi eshte se sa me shume rriten aq me shume qajne dhe mbajne mend me shume dhimbjen.
Pra ditari im sot mban dhimbjet e vaksines megjithese me ngushellon shume dhe eci gjithmone me moton "Me mire nje vaksine sot, sesa nje semundje e rende neser"!:-)))))

Ja disa keshilla per oret pas vaksinimit:
Pas vaksinimit eshte e nevojshme qe nena dhe femija te ndalen per 20 minuta ne dhomen e pritjes, per te verifikuar shfaqjen e ndonje reaksioni te mundshem.
Pas vaksinimit femija mund te manifestoje edhe pse kjo ndodh rralle, ndonje sjellje tranzitore jo te zakonshme. Ja disa nga pyetjet qe mund ti lindin nje nene menjehere pas vaksinimit te foshnjes dhe pergjigjet me te duhura per menyren si duhet te veprojme, per te mos rrezikuar femijen!
Pas vaksinimit femija im eshte i shqetesuar. Cfare duhet te bej?
Pas vaksinimit femijet mund te shfaqin shenja shqetesimi te vecanta sepse mund te ndjejne dhimbje ne zonen e injektimit ose te kene temperature. Mund ti japim produkte farmaceutike si "Paracetamoli" qe redukton dhimbjet ose temperaturen. Paracetamoli per femije gjendet lehte ne farmaci nen emrin Takipirine, Efferalgan, etj.

Femijeve eshte e ndaluar t'u jepet acid acetilsalicilik ( emrin me te cilin e gjejme ne treg: Aspirina etj) per arsye se jep efekte anesore te rendesishme. Nese gjendja shqetesuese zgjat per me shume se 24 ore, ose femija ka qare pa nderpreje per me shume se tre ore dhe nuk keni mundur ta qetesoni ose ka qare ne menyre anormale, keshillohuni me pediatrin e familjes. 

Kemba ose krahu i femijes tim eshte i nxehte, i fryre dhe i skuqur. Cfare duhet te bej? 
Per te lehtesuar shqetesimin eshte e mjaftueshme te vendosim per disa minuta nje cope te paster dhe te fresket, ose nje nape te bollshme ne te cilen kemi futur akull, mbi zonen e dhimbjes ose te perflakur. Ky trajtim mund te perseritet disa here gjate dites  ne rast se problemi vazhdon te zgjase.Nese mendoni se femija ka shume dhimbje sepse reagon ndaj presionit me te vogel mund ti jepni Paracetamolin. Nese edhe pas 24 oreve problemi vazhdon keshillohuni me mjekun e familjes. 

Mendoj se femija im ka temperature. Cfare duhet te bej? 
Para se gjithash verifikoni nese me te vertete eshte keshtu dhe masni temperaturen e femijes. Eshte e keshillueshme te matet temperatura e bycit; temperatura e sqetulles ose e gojes eshte ne pergjithesi me e ulet 0'5° C pra nuk tregon temperaturen reale. Nese femija yne ka temperature: 
- Jepini te pije shume uje. 
- Visheni lehte pa e mbuluar me shume sec duhet. 
- Jepini paracetamol nese temperatura e bycit i kalon 39°C. 
Nese temperatura nuk ulet por perkundrazi tenton te ngrihet konsultoheni me pediatrin tuaj te besuar

Falenderoj lexuesit e mi qe me durojne me kaq shume informacione sa jap se ndoshta i kam bezdisur, por e kuptoj shume mire se ky artikull me ka bere te kujtoj shume gjera qe i kisha harruar! 
Ju pershendet Elda!


6 comments:

Anonymous said...

Faleminderit per informacionin :) po n.q.se femija 6 muajsh ka bere vaksinen dhe ka te vjella te shumta te fuqishme,cfare me keshilloni ne kete rast plz ?

Bebe Vogelushe said...

Faleminderit ju qe me lexoni dhe per te vjellat mendoj gjeja me e mire eshte te paraqiteni bashke me femijen tek pediatri. Ai mund t'ju sqaroje me mire se kushdo !

Anonymous said...

falemnderit per informacionet qe jep....pyetja ime eshte i jepet yje femijes 2 muajshe dhe i jepet paracetamol kur nuk ka temp.. vetem sepse mund te kete dhimbje??

Bebe Vogelushe said...

I jepet por duhet pasur shume shume kujdes te mos kalohet mbi dozat e pediatres dhe te konfeksionit. Nuk ka shume qe bera vaksinen goces sime dhe menjehere gjeja qe me tha pediatri ishte doza e sakte e takipirines!

Melita said...

Pershendetje,
Site juaj eshte shume interesant, por ne kete artikull ka nje pasaktesi. Kujdes nuk duhet te keshillohet dhenia e paracetamolit, ose tacipirines, per femijet qe kane bere vaksinen dhe kane temperature. Nuk rekomandohet sidomos dy tre oret e para, sepse shkaterrohet veprimi i vaksines. kete informacion une e kam lexuar ne nje site ameriken, ju mund te pyesni dhe te merrni informacione me te hollesishme.

Faleminderit per site tuaj interesant.

Gjyshja e Leos.

Bebe Vogelushe said...

Faleminderit juve per fjalet e mira ne drejtim te blogut tone. I gjithe artikulli eshte nje perkthim ne gjuhen shqipe te materialit informues me te cilin pajisen nenat ne Itali shume dite para vaksines se foshnjes. Arrin ne duart e tyre ne rruge poste dhe eshte i miratuar nga Ministria e Shendetesise se ketij shteti. Nuk ma do mendja se nje shtet i tere me nje sistem shendetsor te niveleve te kenaqshme si Italia ka lene vend per pasaktesira. Megjithate flm per vemendjen, vleresimin dhe pjesmarrjen!